Përgatiti: Skender Mustafi

Philip Kotler është eksperti më i njohur në marketingun strategjik në gjithë botën. Është emëruar si pionier i mendimeve të marketingut nga  Shoqata Amerikane e Marketingut (origjinal: American Marketing Association). Është profesor i Marketingut Ndërkombëtarë në  Kellogg School of Management of Northwestern University dhe autorë i shumë librave me ndikim në gjithë botën, duke përfshirë edhe botimin e trembëdhjetë të librit “Menaxhimi i Marketingut”.

- Marketingu autentik nuk është arti i shitjes të cilën e bëni, por të kuptuarit çfarë duhet bërë.

- Marketingu kërkon një ditë për ta mësuar. Fatkeqësisht kërkon tërë jetën për ta mjeshtëruar.

- Kompanitë e mira do të plotësojnë nevojat, kompanitë e shkëlqyera do të krijojnë tregje.

- E ardhmja nuk është para nesh. Tanimë ka ndodhur. Fatkeqësisht, është e shpërndarë në mënyrë të pa barabartë mes kompanive, industrive dhe kombeve.

- Interneti do ta krijojë fituesin dhe do ta varrosë të prapambeturin.

- Më me rëndësi është të veprohet çfarë është strategji e drejtë se sa çfarë është momentalisht fitimprurëse.

- Sot duhet vrapuar më shpejtë për të qëndruar në vend.

- Më me rëndësi është të parashihet kah lëvizin konsumatorët dhe tu qëndrohet para.

- Shumë kompani me mençuri po i shndërrojnë furnizuesit dhe konsumatorët e tyre në partnerë me vlerë.

- Kompanitë e varfra injorojnë konkurrentët, kompanitë mesatare kopjojnë konkurrentët, kompanitë fituese udhëheqin konkurrentët.

- Mos blej pjesë të tregut. Gjej mënyrë si ta fitosh atë.

- Shihe ciklin e jetës së produktit, por më me rëndësi shihe ciklin e jetës së tregut.

- Kush duhet përfundimisht dizajnuar produktin? Konsumatori, kuptohet.

- Kompania juaj nuk e ka vendin në tregun në të cilin nuk mund të bëhet më e mira.

- Mënyra më e mirë që ti mbani konsumatorët është që vazhdimisht të gjeni mënyrë që ti jepni më shumë për më pakë.

- Çdo biznes është biznes shërbimesh. A ka vendosur shërbimi juaj buzëqeshje tek fytyra e konsumatorit?

- Shit vlerë, jo çmim.

- Reklamimi më i mirë realizohet përmes konsumatorëve të kënaqur.

- Shitësi i suksesshëm fillimisht kujdeset së pari për konsumatorin, së dyti për produktin.

- Kompanitë mërziten shumë rreth kostove të të vepruarit diçka.Ato duhet mërzitur rreth kostove të mos vepruarit atë.

- Kostot nuk kanë rëndësi në përcaktimin e çmimit. Ato vetëm duhet ndihmuar të kuptoni nëse duhet prodhuar produkti ose jo.

GD Star Rating
loading...