Autor: Skender Mustafi
Fillimisht për ata që nuk e dinë, këta farë “drajverët” janë programe të vogla të cilat bëjnë të mundur që sistemi operativ p.sh. Windows të e njoh një shtesë elektronike ose ndonjë mjet elektronik. Pra, nëse keni ble një shtypës atëherë ju vije një CD dhe ju duhet të instaloni një program për operim me funksionet e shtypësit, por edhe një shtesë e instaloni që kompjuteri të e njohë at shtypës. Po çka nëse keni ble kompjuter tjetër dhe CD e keni humbur, ose ndokush u ka dhurua një shtypës dhe nuk keni CD? Sidoqoftë ka shumë situata kur keni nevojë për këto shtesa si psh: nuk punon wireless, nuk punon miu etj…
DriverMax është një zgjidhje nga më të mirat falas. Unë kam kërkuar shpesh për këso programe, por të gjitha ose lejojnë që vetëm të kontrollohet kompjuteri e të mos shkarkohen “drajverët” ose nuk lejojnë asgjë falas.
DriverMax të mirat
- kontrollon kompjuterin nëse ka pjesë fizike të reja
- kontrollon “drajverët” për versionet e tyre
- lajmëron nëse ka versione të reja
- u mundëson 2 shkarkime çdo ditë
DriverMax të dobësitë
- duhet të regjistroheni falas që të mund të punoni me programin
- nuk lejon më shumë se 2 shkarkime çdo ditë
- para çdo shkarkimi duhet të prisni 24 sekonda
Shkarko programin
loading...
