11 fakte që duhet ditur para se të instaloni program me kod të hapur

Arsyeja për përpilimin e këtij artikulli vije nga fakti se përdoruesit e internetit zakonisht “gjuajnë gjithçka” që është falas në internet. Gjithashtu janë përhapur bindje të ndryshme, shpesh edhe të pa bazuar në fakte, mbi programe dhe materiale të ndryshme që mund të gjenden. Më poshtë do t’i paraqesin vetëm dhjetë fakte të cilat duhet ditur para se të instalohet një program me kod të hapur.

1. Programet me kod të hapur nuk janë vetëm për Linux. Ka numër të madh programesh të cilat janë muti-plaftormëshe, për Windows, MAC, Apache, MySQL, Drupal etj.

2. Programet me kod të hapur nuk janë gjithmonë falas. Në thelb, ideja e kodit të hapur është nisur si hap drejt ofrimit të programeve falas, megjithatë kjo tani ka ndryshuar. Shkak i një ndryshimi të tillë është paraqitja e kompanive të cilat ofrojnë kodin e programeve të tyre dhe përfitojnë nga shtesat ose shërbimi i mirëmbajtjes. Kompani e tillë është Read Hat. Pra, programet me kode të hapura mund të jenë falas, falas që kërkon të paguhen shërbimet e mirëmbajtjes dhe freskimit, dhe kode të ofruara nga kompani të cilat i kam prodhuar programet nga ekipi i tyre programues.

3. Programet me kod të hapur nuk janë gjithmonë të sigurta. Kini kujdes se nga e merrni programin, kush është programues, cila plaftorm e ka ngritur për të shkarkuar etj. sepse programet me kod të hapur nuk janë gjithmonë të sigurta si në drejtim të stabilitetit të funksionimit të programit gjithashtu edhe në sferën e sigurisë së kompjuterit. Nga kjo situatë ju mund të punoni kot dhe puna të ju humbet, ose mund të pësoni ndonjë sulm në kompjuterin tuaj.

4.  Mund të ketë ose të mos ketë mbështetje në mirëmbajtje. Pjesë nga kjo çështje sqaruam më sipër. Pra programet e ofruara nga kompanitë, ato kanë mbështetje në mirëmbajtje, megjithatë sa i përket atyre programeve të cilat programohen nga vullnetarë mund të ketë ose të mos ketë mbështetje në mirëmbajtje. Çështja e programeve vullnetare është vetvetiu vullnetare, kështu që sot mund të ekzistojë ekipi programues, që ndoshta është ekip i ndërlidhur vetëm virtualisht, dhe nesër të mos ekzistojë, kështu që programi mbetet në Internet si i tillë pa freskim dhe pa asnjë lloj përmbajte.

5.  Perogramuesi ka qasje në tërë kodin e programit. Edhe përdoruesi i thjesht, nëse ka njohuri, ka qasje megjithatë për të instaluar skedarin e ekzekutueshëm, nuk ka nevojë të din ose të ketë qasje në kod.

6.  Kodi i hapur nuk është vetëm për programues. Kodi mund të përdoret për çështje të ndryshme pavarësisht nëse përdoruesi posedon ose jo njohuri programuese.

7. Modifikimi i kodeve të hapura nuk thyen asnjë ligj. Këto kode ofrohen përmes licences GLP ose të ngjashme, kështu që ndryshimi, adoptimi dhe përmirësimi i tyre nuk thyen asnjë ligj. Kusht i vetëm është radhitja e autorëve pjesëmarrës në përpilimin e programit.

8. Programet me kode te hapura mund të gjenden kudo dhe mund të shkarkohen nga kushdo. Këto kode mund të gjenden tek soruceforge.org, download.com, tek vendet për shkarkime për Android, duke kërkuar përmes motorëve të kërkimit si Google, Bing, Yahoo etj.

9. Kodet të cilat njihen si freeware dhe si shareware nuk janë të njëjta. Tek shareware pjesë nga programi nuk janë me kod të hapur, gjë që nuk është tek freeware ku i gjithë kodi është i hapur.

10. Programet me kod të hapur nuk janë vetëm për kompjuter personal. Si programe me kod të hapur mund të gjenden me qindra platforma për internet të cilat përdoren për programimin e faqeve dhe platformave të ndryshme në internet. Pra, me program nuk nënkuptohet vetëm programi për përdorim personal por edhe platformat në internet të cilat përdoren nga shumë faqe në ditët e sodit, posaçërisht platformat për menaxhimin e përmbajtjes në internet.

11. Programet me kod të hapur mund të jenë shumë të suksesshme. Tek këto programe zakonisht angazhohet një “armatë” programuesish nga e gjithë bota. Të gjitha idetë dhe e gjithë puna ngjizet në një vend dhe shpesh për ne “lindin” programe të reja, falas dhe të vyeshme që po të ishim programues të mirë me disa ide shtesë, do të mund të përfitonim shumë më pak mund. Nga programet më të njohura me kod të hapur janë: FirefoxOpenOfficeThunderbirdPidgin, DrupalWordPressGnuCashNotepad++ etj.

Po këto i keni lexuar?