14 faqe për të kërkuar dokumente falas (doc,pdf,ppt etj.)

Autor: Skender Mustafi
Artikulli së fundi u freskua më: 22 Maj, 2013
Artikulli u botua më: 5 Janar, 2012

Google.com, Bing.com, Ask.com, search.yahoo.com janë motorë të mirë kërkimi megjithatë në disa raste edhe ato janë të tepërt. Sot, thuajse të gjithë kërkojnë tek Google e cila herë pas here ndërron mënyrën e paraqitjes së rezultateve  veprim i cili ndikon edhe në vlerën e rezultateve. Më bezdisës dhe më nevrikosës është rasti kur ju keni nevojë për diç specifike në një kohë të shkurtër, pra ju dëshironi rezultate të mira dhe jo shumë rezultate nga të cilat duhet të gjurmoni disa nga ato. Nëse keni fat ndoshta edhe me të parën e gjeni, megjithatë vështirë është sa i përket gjuhës shqipe dhe materialeve në shqip.

Duke vërejtur se gjurmuesit shqiptar shpesh kanë probleme që në mënyrë efikase të gjejnë dokumente për studimin e çështjeve të ndryshme, gjurmova në internet për të gjetur faqet më të mira të cilat mundësojnë kërkimin e dokumenteve dhe sjellin rezultate efikase.

Nëse ju njihni një të tillë të mirë që nuk gjendet në listë, e fusni në koment. Siç thot populli: “Dora lanë dorën.”

Lista e faqeve për shkarkim dokumentesh:

  1. http://www.scribd.com/ (doc, pdf, ppt)
  2. http://brupt.com/  (doc, xls, ppt, pdf)
  3. http://docjax.com (doc, xls, ppt, pdf)
  4. http://filestube.com/ (audio, video, zip, rar etj.)
  5. http://findfiles.net (foto, xml, doc,pdf, audio, video etj.)
  6. http://findthatfile.com (audio, video, dokumente, fonte, zip,rar,tar,softuer etj.)
  7. http://globalfilesearch.com/ (doc, pdf, ppt, audio, video, zip etj.)
  8. http://pdfsearchengine.org/ (shumë e përshtatshme për PDF kërkime)
  9. http://filetram.com (dokumente)
  10. http://docstoc.com/ (dokumente – përmes regjistrimit falas)
  11. http://slideshare.net/ (ppt prezentime – përmes regjistrimit falas)
  12. http://edocr.com (pdf)
  13. http://wepapers.com/ (pdf, ppt, doc, xls)
  14. http://en.calameo.com/ (pdf, ppt, doc, xls)

Po këto i keni lexuar?