10 fakte mbi Google+

0

Autor: Skender Mustafi

Google dukshëm po tërheq përdoruesit përmes platformës së re Google+, shërbim ky që bëri të mbyllet Google Buzz dhe konkurron drejtpërdrejt Twitter dhe Facebook. Google+ në të ardhmen do të tërheqë edhe më shumë përdoues shkaku i platformës relativisht të hapur e cila mundëson programimin e shtesave të cilat pasurojnë atë. Një shembull i tillë është shtesa Google+Twitt e cila mundëson ndërlidhjen e shërbimeve nga Twitter tek Google+. Një qasje e mrekullueshme e Twitter përmes Google+. Mua në të vërtetë më pëlqen më shumë Twitter përmes Google+ sepse shërbimet ofrohen më pastër përmes shtesës së sipërpërmendur.

Sidoqoftë, janë 10 fakte tjera që e bëjnë Google+ më tërheqëse.

1. Ngarkimi automatik i fotove përmes celularit – aplikacioni i Google+ për android funksionon për mrekulli në ngarkimin e fotove. Vetëm përcakto parapëlqimet dhe aplikacioni automatikisht sinkronizon fotot tek kontoja juaj edhe atë një një album privat, kështu që vetëm një hap u mungon që ati t’i bëni publike.

2. Hapësir të pakufizueshme për foto tek Picasa – ngarko sa të duash foto më të vogla se 2048 x 2048px dhe video më të shkurta se 15 min  tek Picasa dhe këto lidhi me Google+.

3. Përpunimi i fotove– Google+ ka një sistem të mrekullueshëm të mbledhjes së fotove të të gjithë atyre që ke tek “rrathët tuaj”. Më interesante është se Google vendosi edhe mundësi për përpunimin e fotove. Thjeshtë, nën foto gjendet pulla “Edit” dhe në brendi gjenden mundësitë për redaktim.

4.Profili me mundësi më të mira kërkimi Google+ profili mundëson me lehtësi ndërlidhjen mes interesave dhe personave në interes. Përputhja dhe ndërveprimi tek kërkimet në profil mbështeten tek një algoritëm i posaçëm i cili pasuron kërkimin.

5. Shkurtesat në tastierë Google+ ofron dhe shkurtesa për tastierë të cilat u lejojnë shpejtë dhe lehtë të realizoni veprimet pa pasur nevojë të navigoni me mi. Veprim shumë i përshtatshëm posaçërisht për përdoruesit e Laptopëve. Nëse dëroni edhe më tepër, mund të instaloni shtesat për shfletuesit: Google+ Manager për Firefox ose edhe Goo Plus Manager për Google Chrome.

6. Të shikuarit e përnjëhershëm të YouTube video skedave në grupe – Google+ mundëson kontaktim në grupe, njësoj sikur kontaktet në grupe tek Skype. Dallimi është se kontaktimi tek Google+ bazohet në server dhe nuk nevojitet asnjë program për instalim. Në dritaren e kontaktimit mund pjesëmarrësit të shohin të njëjtën YouTube video së bashku.

7. Shpërndarja përmes “tërheq dhe hedh” – thjesht kape me mi linkun, foton, videon nga Youtube dhe shumë gjësende tjera dhe hidhi në hapsirën për shpërndarje dhe shtype Enter. U kry veprimi.

8. Shiriti i përbashkët i Google-s – menjëherë pasi që të keni aktivizuar Google+, të gjitha shërbimet nga Google paraqesin një shirit të përbashkët në kokë të faqes. Kështu ju pranoni lajmërime nga Google+ për veprimet e atyre që përcillni si dhe mund të lëvizni thjeshtë nga njëri0 Google shërbim tek tjetri pa humbu kyçjen universale.

9. Dritare për kontaktim – Google+ ka dritare të njëjtë kontaktimi sikur Gmail, por me më shumë funksione si thirrje falas në telefon, më e shpejtë për kontaktim dhe ruajtje të historisë së kontaktimit. Thjeshtë përdoreni Gmail për postë, kurse Google+ për të qenë më shoqërorë.

10. Redaktimi i postimeve – për dallim nga Facebook dhe Twitter që pasi të keni hedhur përmbajtjen nuk mund të e redaktoni, por vetëm të e grisni, Google+ ofron mundësi të redaktimit të përmbajtjes, mbylljes së postimit, bllokimit të komenteve për postim të caktuar. Unë e pëlqej një mundësi të tillë, pa mundësi e cila në Facebook dhe Twitter më nevrikos shpesh. Veprimet e sipërpërmendura mund të realizohen thjeshtë dhe drejtpërdrejtë duke shtypur shenjën në anën e djathtë të postimit.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakIntegrimi i Facebook shërbimeve në faqen tuaj
Artikulli tjetër27+ programe falas për përpunimin e fotove
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *