10 mjete falas për të rregulluar videot e prishura

Përgatiti: Skender Mustafi

Shpesh herë video regjistrimet paraqesin probleme gjatë hapjes. Kjo ndodhë në të shumtën e rasteve për shkak të kopjimeve dhe rikopjimeve me defekte ose për shkak të zhvendosjes së tyre nëpër platforma të ndryshme. Sidoqoftë, nëse një video material nuk hapet nga një lexues si për shembull Windows Media Player, nuk do të thotë se ky material duhet grisur meqë pa asnjë problem mund të hapet nga një lexues tjetër si p.sh. DivX Player e të tjerë.

Ajo që është shumë me rëndësi në këtë rast, është fakti se nëse një material i caktuar  nuk hapet nga lexuesit që keni në kompjuterin tuaj, gjë që më herët nuk ka qenë problem, atëherë kjo nuk do të thotë se ky material duhet grisur meqë ky material mund të riparohet.

Më poshtë kam paraqitur disa softuerë falas të cilët mundësojnë riparimin e video materialeve.

1. All Media Fixer

Ka dy versione edhe atë ai falas i cili rregullon disa formate të materialeve dhe ai me pagesë i cili rregullon më shumë formate me 100% efikasitet (ashtu deklaron kompania). Formatet të cilat mbështet versioni falas e që ka efikasitet deri në 75% janë: .wma, .wmv, .asf, .wm, .asx, .rm, vcd, .svcd, .dvd, .avi, .mpg, .mpeg, .mpa, .vob, .dat dhe .wave.
all media fixer

2. DivFix++

Mundëson rregullimin e video regjistrimeve të formatit .avi në një madhësi maksimale prej 2 GB.

DivFix++ v0.30 Perspective

3. Digital Video Repair

Mundëson rregullimin e video regjistrimeve të formatit .avi në një madhësi maksimale prej 2 GB.

digital_video_repair

4. 

Rregullon video regjistrimet të cilave u ka rrëshqitur zëri para ose prapa.

Video-Audio-Sync-Fixer_1

5. File Repair

Përveç llojeve tjera të dokumenteve mundëson rregullimin e disa llojeve të video materialeve si .avi, .mp4, .mov, .flv, .wmv, .asf dhe .mpg

file-repair

6. afsBin

Mundëson rregullimin e video materialeve të formatit .asf dhe .wmv.

asfbin

7. MPEG4 Modifier

Mundën rregullimin e video materialeve të formatit .XviD dhe .DivX

MPEG4Modifier

8. BandiFix

Rrefullon .avi video materialet.

bandifix-program

9. KMPlayer

Në thelb është një luajtës i video materialeve dhe jo një rregullues, por vlerësuar nga përdoruesit shumë herë ka nxitur luajtjen e video materialeve të cilat softueri i njohur VLC i ka paraqitur si të prishura dhe të cilat në të vërtetë është dashur rregulluar.

kmplayer

10. 

Në thelb është një paketë me të dhëna (codec) të cilat mundësojnë luajtjen e “të gjitha” formateve të video materialeve, por sipas zhvilluesve të kësaj pakete, mundëson gjithashtu edhe rregullimin e disa problemeve.

K-Lite-Mega-Codec-Pack-9.8.0-Final

Po këto i keni lexuar?