10 mjete për të arkivuar/ngjeshur materialet

1

Përgatiti: Skender Mustafi

Ky artikull është vetëm sa për tu kujtuar se ka edhe softuer tjerë përveç WinZip dhe WinRAR për të ngjeshur/arkivuar dhe për të ç’arkivuar materialet, edhe atë falas. Ja më poshtë 10 nga më të suksesshmit:

  1. arkivim7-Zip –  është softuer falas dhe ekzistojnë versione për platformat Windows, Linux, e Mac. Jo vetëm që është falas, por është edhe me kod të hapur. Mbështetë këto lloje të arkivave  7z, XZ, BZIP2, GZIP, TAR, ZIP, dhe WIM si për arkivim ashtu edhe për çarkivim. Kurse formatet ARJ, CAB, CHM, CPIO, CramFS, DEB, DMG, FAT, HFS, ISO, LZH, LZMA, MBR, MSI, NSIS, NTFS, RAR, RPM, SquashFS, UDF, VHD, WIM, XAR, dhe Z vetëm për arkivim.
  2. PeaZip –   është softuer falas që mbështetë mbi 150 formate të arkivave.
  3. File Roller – është softuer falas për GNOME, madje është i instaluar me vetë sistemin. Mbështetë një numër të madh të formateve të arkivave.
  4. Ark – është softuer falas për KDE. Mbështetë formatet si tar, gzip, bzip2, zip, rar e iha.
  5. IZArk – është softuer falas për Windows që mbështetë arkivet si  ISO, 7-zip, black hole, TAR, e shumë të tjera.
  6. ZipGenius – është softuer falas që hap arkivat si zip, rar dhe 18 formate tjera. Softueri për Windows është shumë i përshtatshëm për arkiva të vogla e të mesme.
  7. Hamster Free Zip Archiver – është falas dhe mbështetë formatet si Zip, WinZip, 7zip, WinRAR e të tjera. Ka një algoritëm shumë të mirë të arkivimit.
  8. The Unarchiver – është softuer falas për Mac OS X i cili mbështetë formatet si Zip, Tar-GZip, Tar-BZip2, RAR, 7-zip, LhA, e të tjerë.
  9. HaoZip – përgjithmonë falas, i cili mbështetë mbi 50 formate të arkivave.
  10. ArcThemALL – është softuer falas dhe me kod të hapur i cili mbështetë mbi 30 formate të arkivave.

Ju kam ngatërruar se cilin të e shfrytëzoni?

Nuk di as vetë cilin të u sugjeroj, unë fillimisht para ca viteve kam gjetur 7-Zip dhe atë shfrytëzoj dhe nuk do të thotë se është më i miri, por në një gjë jam shumë i sigurt: Për nevojat tona private softuerët falas për arkivim janë shumë të mirë. Pra, ju sugjeroj shfrytëzoni softuerët falas dhe i çrrënjosni ato me pagesë nga kompjuteri juaj.

1 Koment

  1. […] Shkarkoni softuerin duke kaluar KËTU. Kjo është një nyje e cila hap Sourceforge.org e që është bazë për shkarkimin e softuerëve të ndryshëm. Me të hapur të faqes klikoni mbi nyjën e ngjashëm në foton më sipër, pra tek “Download VirtualDub-……zip (…MB)” për të shkarkuar softuerin në kompjuterin tuaj. Ju duhet të keni të instaluar një softuer që hap arkiva ZIP për të hapur arkivin që të mund të instaloni softuerin. Një softuer falas për hapjen e arkivave ZIP është edhe 7ZIP. […]

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *