20+ shtesa falas për të siguruar faqen tuaj në WordPress

Faqet e ngritura mbi WordPress shpesh herë janë bërë preh e sulmeve të ndryshme masive qoftë përmes qasjes individuale, qoftë përmes robotëve të ndryshëm. Fatmirësisht, për mbrojtjen e faqeve ofrohen shtesa të shumta të cilat mund të shkarkohen dhe instalohen si me pagesë ashtu edhe falas. Më poshtë mund të gjeni listën e shtesave më të popullarizuara për mbrojtjen e faqeve.

1. WordFence WordPress Security ka mbi 22 milion shkarkime. Shtesa përmbanë të gjitha karakteristikat dhe freskohet në mënyrë të vazhdueshme. Mund ta gjeni me version falas ose me pagesë.
SHKARKO SHTESËN

2. iThemes Security (më parë njohur si Better WP Security) rregullon të metat e zakonshme dhe ndalon sulmet automatike. Mund të e shfrytëzojnë si përdoruesi e avancuar ashtu edhe ata të zakonshmit. Mund të instalohet me lehtësi. Vije si version falas dhe me pagesë.
SHKARKO SHTESËN

3. All In One WP Security & Firewall është nga shtesat më të sugjeruara për fillestarët, falë faqes së thjeshtë të administrimit e cila mund të shfrytëzohet me shumë lehtësi. Gjithashtu bllokon edhe robotët nga Google të cilët ‘gërmojnë’ faqen tuaj si dhe lidhjen e fotove nga jashtë e që rëndojnë hosting tuaj. Shtesa është falas.
SHKARKO SHTESËN

4. Anti-Malware Security and Brute-Force Firewall realizon skanim të plotë automatik dhe largon programet dhe pjesët e kodit të cilat njihen si të dëmshme dhe sulmuese. Përditëson versionet e cenueshme të skripteve timthumb. Shtesa është falas.
SHKARKO SHTESËN

5. Really Simple SSL me automatizëm zbulon karakteristikat e faqes suaj dhe konfiguron për të funksionuar mbi HTTPs. Mundësitë janë minimale me qëllim që shtesa të jetë e thjeshtë dhe e shpejtë. Versioni është falas.
SHKARKO SHTESËN

6. Shield WordPress Security është shtesa e cila përmban gjithçka që keni nevojë në një version falas. Bllokon të gjitha llojet e sulmeve përmes lidhjeve me URL dhe formave tjera të njohura në WP. Shtesa është falas.
SHKARKO SHTESËN

7. Sucuri Security është mjet për skanim dhe monitorim të shkrimeve në WP. Shtesa ka 4 karakteristika kryesore: vlerësimi i aktiviteteve të sigurisë, skanimi i programeve dëmtuese, monitorimi i integritetit të skedarëve si dhe kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së faqes suaj. Shtesa është falas. CloudProxy është me pagesë.
SHKARKO SHTESËN

8. WP Antivirus Site Protection mbron, gjenë dhe largon viruset dhe kodet e dyshimta nga faqja. Skanon të gjitha skedarët e faqes. Pasi të gjendet ndonjë virus ose kod i dyshimtë shtesa lë një porosi në faqen e administruesit si dhe dërgon një porosi tek posta elektronike. Shtesa është në versionin falas dhe me pagesë.
SHKARKO SHTESËN

9. Bulletproof Security është mjet falas sigurie e cila u ndihmon në sigurimin e faqes suaj të ngritur mbi WP. Shtesa, gjithashtu, mbron edhe bazën e të dhënave nga sulmet e llojeve të ndryshme. Skanon dhe skedarin ‘.htaccess’ për të mbrojtur nga kodet dëmtuese. Shtesa mund të rregullohet me shumë lehtësi. Versioni bazë është falas, kurse ai premium me pagesë.
SHKARKO SHTESËN

10. Google Authenticator – Two Factor Authentication (2FA) shton edhe një nivel sigurie në faqen e hyrjes për administruesin. Përveç llagapit dhe fjalëkalimit i shtohet edhe një lidhje sigurie qoftë përmes zërit, tekstit ose lidhjes me celularin. Shtesa është falas.
SHKARKO SHTESËN

Shtesa tjera

11. Quttera Web Malware Scanner
12. WDefender Security, Monitoring, and Hack Protection
13. Akismet
14. Anti-spam
15. Spam Protection Firewall, Anti-Spam
16. WPBruiser
17. Cerber Security & Antispam
18. Loginizer
19. WPS Hide Login
20. Jetpack
21. Security Ninja
22. WP Hide & Security Enhancer
23. Security, Antivirus, Firewall – S.A.F
24. UpdraftPlus
25. HIDEMYWP
26. WP fail2ban
27. SecuPress
28. VaultPress

Po këto i keni lexuar?