10 softuerë falas për përpilimin e diagrameve

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Të dhënat e shumta  qoftë të grupuara në bazë të faktorëve të ndryshëm ose edhe të shpërndara në periudha të ndryshme shpesh herë na paraqesin vështirësi në të kuptuar.Situata ndërlikohet kur fillojmë të flasim për faktorë të ndryshëm të cilët përmbajnë vargje vlerash të ndryshme dhe ne duhet studiuar varshmërinë ose shtrirjen e efektit të tyre, ose përshkrimi i një rrjeti të një intraneti në një ambient të caktuar, ose përshkrimi i një procesi në kompaninë që veprojmë. Ky ndërlikim vazhdon e rritet krahas tentimit tonë për të sqaruar atë për të tjerët, madje shpesh herë dhe humbin lidhjen e të shtjelluarit të problemit duke formuar problem në një problem.

Paraqitja vizuale e ideve është dëshmuar si mënyra më efektive e shtjellimit të problemeve. Përshkrimi më pas e përforcon tentimin për sqarim duke lehtësuar si procesin për të shtjelluar problematikën ashtu edhe të kuptuarit e problematikës.

Më poshtë po sjellim dhjetë programe kompjuterike të cilat u ndihmojnë që këtë vizualizim të ideve dhe problematikave të e realizoni më së miri. Lista përmban programet që mendoj të i keni (pra me paketën MS Office) dhe programet që ofrohen falas në Internet.

1. Microsoft Visio – program i paketës Microsoft Office i cili mundëson disa kategori për vizualizimin e të dhënave si paraqitjen e rrjeteve, proceseve të biznesit, hierarkisë së bizneseve, rrjeteve elektrike, planeve ndërtimore, bazat e të dhënave, planeve të termineve e të tjera. Programi mundëson integrimin e shtesave si dhe bashkëngjitjen e pjesëve grafike të dizajnuara nga të tjerët.

2. Microsoft Excel – Excel e njohim të gjithë si program nga paketa Microsoft Office. Për ata që nuk e dinë, Excel është nga softuerët më të sofistikuar të kësaj pakete me më së shumti mundësi veprimi si nga sfera e matematikës ashtu edhe nga ajo e statistikës. Tanimë ekzistojnë shumë shtesa të cilat lehtësojnë veprimin dhe përllogaritjen e problemeve të ndryshme. Ajo që është më e adekuate në këtë rast është se softueri mundëson vizualizimin e përllogaritjeve të ndryshme, kështu lehtësohet të kuptuarit e rezultateve të arritura nga përllogaritjet e shumta.

3. ARIS Express – është softuer i zhvilluar nga Software AG dhe mundëson modelimin e proceseve të biznesit në mënyrë profesionale. Softuerin e kam shfrytëzuar gjatë studimeve mastër në lëmin e studimit të mjeteve të ndryshme për modelimin e proceseve të biznesit dhe vërtetë softueri vlerësohet ndër më të mirët falas me mundësi të shumta modeluese. Softueri mundëson modelimin e hapave të zhvillimit të proceseve, ndërlidhjen e përgjegjësive dhe autoriteteve si dhe paraqitjen grafike të strukturës së kompanive jo vetëm të vogla, por edhe të mëdha dhe të komplikuara. Ndër të tjerash diagramet mund t’i konvertoni në PDF, JPEG, PNG, EMF dhe ADF.

4. Diagram Designer – mundëson përpilimin e diagramëve të ndryshëm. I thjeshtë për përdorim privat për projekte të ndryshme edukative. Eksporton diagramet në formatet: WMF, EMF, BMP, JPEG, PNG, MNG, ICO, GIF and PCX. Mund të përpiloni edhe XML diagrame me të gjitha elementet.

5. OpenOffice.ORG Draw – mundëson përpilimin e diagrameve duke mundësuar eksportimin e tyre në formatet BMP, GIF, JPEG, PNG, TIFF, dhe WMF. Gjithashtu Draw mundëson ruajtjen e punës suaj në formatin flash swf.

6. Dia – mundëson përpilimin e lehtë të diagrameve dhe ruajtjen e tyre në formatet XML, EPS, SVG, XFIG, WMF dhe PNG.

7. Graphviz – mundëson ruajtejn e diagramëve në fomrate të ndryshme. Programi është ndërtuar nga një grup i kërkuseve në kompaninë AT&T, Yahoo! e të tjerë.

8. VUE –  është program për përpilimin e grafikëve, me kod të hapur. Mundëson importimin dhe eksportimin e grafikëve në disa formate.

9. Xcircuit – mundëson përpilimin e llojeve të ndryshme të diagrameve.Në faqen zyrtare të softuerit ofrohet dokumentim dhe mësime të mira që ndihmojnë përvetësmin e softuerit.

10. Calligra – përbëhet nga një sërë tërësishë që mundësojnë përpilimin e disa llojeve të diagrameve duke përfshirë edhe XML diagramet si dhe diagrame për menaxhimin e proceseve të biznesit.

Ju cilin program përdorni për përpilimin e diagrameve?

 

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *