Çka është analiza SWOT?, 100% based on 2 ratings

Autor: Skender Mustafi

SWOT është shkurtesë nga fjalët në anglisht: Strengths (Fuqitë), Weaknesses (Dobësitë), Opportunities (Mundësitë) dhe Threats (Rreziqet). Analiza SWOT nënkupton analizën e këtyre katër faktorëve në raport me konkurrentët, me segmentin e tregut ose me tregun në përgjithësi.Faktorët të cilët kanë ndikim pozitiv ose negativ në ndërmarrje janë të brendshëm ose të jashtëm. Faktorët e brendshëm të cilët kanë ndikim pozitiv në biznesin e ndërmarrjes krijojnë fuqi për të, kurse ato të cilat kanë ndikim negativ krijojnë dobësi për të në krahasim me konkurrentët ose performancën e tregut. Shembull të pasurit e ERP sistemit në kompani nënkupton fuqi për të, kurse mos ekzistimi i modeleve standarde të biznesit nënkupton dobësi për të.

Zhvillimet teknologjike të cilat ndikojnë në ndryshimin e kushteve të tregut dhe të marrëdhënieve të ndërmarrjes me konkurrentët krijojnë mundësi ose rreziqe për ndërmarrjen.

Faktorët në thelb nuk janë me vlerë ndihmues ose pengues por pas vlerësimit marrin këtë pozitë. Për këtë një faktor i caktuar mund të jetë i vlerësuar pozitivisht në një situatë dhe negativisht në një tjetër në të njëjtën ndërmarrje. Po ashtu mund të ekzistojnë disa faktorë të cilët shihen si mundësi për një ndërmarrje, kurse si rreziqe në një tjetër dhe anasjelltas.

GD Star Rating
loading...