100+ thënie nga Edward de Bono

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 8 minuta

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

  1. Inteligjenca është potencial. Të menduarit është aftësia me të cilën shfrytëzojmë atë potencial.
  2. Rregulli i parë i intelektualizmit është: ‘Nuk ke shumë për të thënë, bëje sa më komplekse që është e mundur.’
  3. Të menduarit nuk është zëvendësues për informacionin, por informacioni mund të jetë zëvendësues për të menduarit.
  4. Vetëm praktika nuk mjafton.
  5. Marrëdhënia mes inteligjencës dhe të menduarit është sikur ajo mes automjetit dhe grahësit të atij automjeti.
  6. Të menduarit është aftësia e të vepruarit me të cilën inteligjenca vepron në bazë përvojën.
  7. Duhet zhvilluar aftësinë e të menduarit.
  8. Mund të jesh mendimtarë pa qenë intelektual. Në të vërtetë, shumë intelektualë nuk janë veçanërisht mendimtarë të mirë.
  9. Nëse asnjëherë nuk e ndërron mendimin, përse të kesh një?
  10. Diskutimi duhet të jetë një përpjekje e sinqertë për të hulumtuar temën dhe jo një betejë mes unit konkurrues.
  11. Marrja me kompleksitetin është një humbje e paefektshme dhe e panevojshme e kohës, vëmendjes dhe energjisë mendore. Asnjëherë nuk ka asnjë arsyetim për gjërat të jenë komplekse kur ato mund të jenë të thjeshta.
  12. Kreativiteti përfshinë të ndryshuarit e modeleve të ngritura në mënyrë që të shikohen gjërat ndryshe.
  13. Mendimi kritik duket sikur një lloj më i lartë i të menduarit, sepse duket sikur ndonëse kritiku në të vërtetë tejkalon shtrirjen e asaj e cila është duke u kritikuar në mënyrë që të kritikojë atë. Ky është një supozim rrallëherë i vërtetë sepse, shpesh herë, kritiku kapë një aspekt të vogël që ai ose ajo kupton dhe trajton atë.
  14. Secili ka të drejtë të dyshojë çdo gjë sa here që të dëshirojë dhe ka detyrë të bëj atë së paku një here.
  15. Kreativiteti mund të mësohet sikur basketbolli, që nuk do të thotë se të gjithë do të jemi yje në NBA.
  16. Logjika asnjëherë nuk do të ndryshojë ndjenjën ose perceptimin.
  17. Ekspert është ai i cili ka arritur të marrë vendime dhe gjykime thjeshtë duke ditur cilës gjë t’i kushtojë vëmendje dhe cilës jo.
  18. Nëse nuk mund të parashihni të ardhmen me saktësi, atëherë duhet të jeni të gatshëm në mënyrë të ndryshueshme të merreni me ardhmëri të mundshme të ndryshme.
  19. Palumturia më së miri është definuar si dallimi mes talenteve dhe pritjeve tona.
  20. Humori është deri tani aktiviteti më i rëndësishëm i trurit njerëzorë.
  21. Ajo çfarë shakaja paraqet është ndryshim në perceptim. Kjo është me rëndësi në të ndryshuarit të mënyrës së të menduarit.
  22. Nevoja për të qenë në të drejtë gjatë gjithë kohës është bari më i madh i ideve të reja. Më mirë është të kesh mjaftë ide e disa nga ato të jenë gabim se sa gjithmonë të kesh të drejtë pa asnjë ide.
  23. Një ide e cila është zhvilluar dhe future në veprim është më e rëndësishme se një ide e cila ekziston vetëm si ide.
  24. Nuk ka dyshim se kreativiteti është burimi më i rëndësishëm njerëzorë nga të gjithë. Pa kreativitet nuk do të kishe përparim dhe përgjithmonë do të kishim përsëritur modelet e njëjta.
  25. Nocioni se informacioni mjafton, se shumë e më shumë informacione mjaftojnë, se nuk duhet të mendoni, ju duhet vetëm duhet të merrni më shumë informacione – bëhet shumë i rrezikshëm.
  26. Sistemi gjithmonë do të mbrohet nga njerëz të shumtë të cilët kanë intelekt të mjaftueshëm të e mbrojnë, por të mjaftueshëm për të ndryshuar.
  27. Shumë njerëz inteligjentë janë mendimtarë të dobët. Shumë njerëz me inteligjencë mesatare janë mendimtarë të aftë. Fuqia e veturës është e ndarë nga mënyra e ngasjes së veturës.
  28. Dëgjuesi i mirë është gati njëjtë i mirë sa një folës i mirë. Nuk mund të kesh mendje të bukur nëse nuk din si të dëgjosh.
  29. Kujtimi është ajo çka mbetet kur diçka bëhet dhe tërësisht nuk të ç’bëhet.
  30. Një aspekt shumë i rëndësishëm i motivimit është dëshira për tu ndalur dhe shikuar gjërat të cilat askush nuk është bezdisur t’i shikojë. Ky proces i thjeshtë i përqendrimit tek gjërat të cilat parimisht merren si të dhëna është burim i fuqishëm i kreativitetit.
  31. Kreativiteti është motivues i madh sepse i bënë njerëzit të interesohen në atë çfarë bëjnë.
  32. Nëse prisni që shanset të shfaqen, do të jeni njëri nga turma.
  33. Idetë e shanseve nuk qëndrojnë përreth duke pritur që të zbulohen. Idetë e tilla duhet prodhuar.
  34. Studimet kanë vërtetuar se 90% e gabimeve në të menduar janë për shkak të gabimit në perceptim. Nëse mund të ndryshoni perceptimin tuaj, ju mund të ndjenjat tuaja e kjo mund tu shpie tek idetë e reja.
  35. Largimi i të metave të karrocës së shpërndarjes së postës do të prodhojë karrocë poste të përkryer, por vështirë se do të prodhojë veturën e parë me motor.
  36. Mendja mund të shohë vetëm atë për të cilën është përgatitur të shohë.
  37. Është e njohur se ‘ikja nga problemi’ është pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së problemit. Në vend të zgjidhjes së problemit, ju përcillni rrjedhën dhe ndryshoni sistemin ashtu që problemi as edhe nuk paraqitet.
  38. Nuk mund të hapni një pus të ri duke hapur gropën e njëjtë më thellë.
  39. Thjeshtësia para të kuptuarit është thjeshtëzuese; thjeshtësia pas të kuptuarit është thjeshtë.
  40. Për të qenë i suksesshëm duhet të jeni me fat, ose pak i marrë, ose shumë i talentuar, ose të gjeni veten në një fushë me rritje të shpejtë.
  41. Të menduarit kreativ – në kushtet e kreativitetit ideor – nuk është talent mistik. Është aftësi e cila mund të ushtrohet dhe ushqehet.
  42. Nganjëherë situata është problem vetëm sepse shihet në një mënyrë të caktuar. Shikuar në një mënyrë tjetër, rrjedha e duhur e veprimeve mund të jetë aq evidente sa që problemi të mos shihet të ekzistojë.
  43. Kreativiteti përfshinë provokimin, hulumtimin dhe të rrezikuarit. Kreativiteti përfshinë “eksperimente mendimesh”. Që më pare nuk mund të vlerësoni se si do të përfundojë eksperimenti, por do të jeni në gjendje të realizoni eksperimentin.
  44. Na nevojitet kreativiteti që të mund të çlirohemi nga strukturat e përkohshme të cilat janë vendosur nga një sekuence e caktuar e përvojës.
  45. Të menduarit kreativ nuk është talent, është aftësi e cila mund të mësohet. I fuqizon njerëzit duke u shtuar fuqi aftësive të tyre natyrore e që përmirëson punën në ekip, produktivitetin dhe, kur është e përshtatshme, fitimin.
  46. Mund të analizoni të kaluarën, por duhet të dizajnoni të ardhmen. Ky është dallimi në mes të vuajturit dhe të shijuarit të së ardhmes.
  47. Inteligjenca është diçka me të cilën kemi lindur. Të menduarit është aftësi e cila duhet mësuar.
  48. Ndërmarrjet të cilat përqendrohen vetëm tek konkurrimi, në fund të fundit do të vdesin. Ato të cilat përqendrohen në krijimin e vlerës, do të lulëzojnë.
  49. Fituesi është shefi I cili merr të njëjtit përbërës si të tjerët dhe arrin rezultatin më të mirë.
  50. Parashtrimi i një pyetjeje është mënyra më e thjeshtë e të menduarit të përqendruar…parashtrimi i pyetjes së duhur mund të jetë pjesa më e rëndësishme e të menduarit.
  51. Nuk mund të shikosh në drejtim të ri duke shikuar më forte në të njëjtin drejtim.
  52. Shumica e gabimeve në të menduar janë mangësi perceptimi se sa gabime logjike.
  53. Nëse nuk e dizajnon të ardhmen, ndokush ose diçka do ta dizajnojë për ty.
  54. Ne mund të kemi mënyrë të përkryer për të bërë diçka, por nuk do të thotë se nuk ka mënyrë më të mire për të bërë atë. Kështu që kemi vendosur të gjejmë mënyrë alternative. Kjo është baza e çdo përmirësimi që nuk është korrigjim faji ose zgjidhje problemi.
  55. Kur tregimi i këtyre kohëve të shkruhet, duam që të thotë se ne bëmë atë që mundëm dhe kjo ishte më shumë se çfarë secili mund të imagjinojë.
  56. Asnjë mënyrë e të shikuarit të gjërave nuk është aq e frikshme të duhet të rishqyrtohet. Asnjë mënyrë e të bërit të gjërave nuk është përtej përmirësimit.
  57. Është më mirë të kesh mjaftë ide e disa të jenë gabim, se sa gjithmonë të kesh të drejtë e të mos kesh asnjë ide.
  58. Fotoja e cila i shqetëson shumicën e njerëzve është reflektim të cilin ata e shohin në mendjet e njerëzve tjerë.
  59. Pyetja është mënyra e sjellshme e të kërkuarit diçka.
  60. Nuk del në rrugë me veshje të brendshme, edhe pse zakonisht ke të veshura ato. Veshja e brendshme nuk është e dukshme, por është aty gjatë gjithë kohës. E njëjta është me konceptet. Ato janë aty. Ato nënvijëzojnë gjërat praktike që bëjmë – madje edhe kur nuk jemi të vetëdijshëm për to.
  61. Nëse e kupton sistemin mund të dizajnosh veprim të përshtatshëm.
  62. Në vend që të presim që vëmendja jonë të tërhiqet në drejt ndonjë gjëje, zakonisht mund të vendosim korniza për të ‘drejtuar’ vëmendjen në mënyrë të vetëdijshme.
  63. Është shumë më e vështirë të pranosh se diçka është e mrekullueshme dhe më pas të kërkosh të ndryshosh sepse edhe pse është e mrekullueshme nuk mjafton.
  64. Mund të ketë më shumë rrezik në paragjykimet të cilat duken të bazuara në logjikë se sa në ato të cilat pranohen si emocione.
  65. Nuk është pjesa logjike e të menduarit e cila ndryshon ndjenjat, por ajo perceptuese. Nëse shohim diç ndryshe, emocionet mund ta ndryshojnë me perceptimin e ndryshuar.
  66. Çdo gjë mund të thjeshtësohet. Me mjaftë thjeshtësim dhe mjaftë durim në pjesën e prindit, çdo gjë mund të thjeshtësohet deri në pikën ku çdo fëmijë mund të fillojë të kuptojë.
  67. Problemi, thjeshtë, është dallimi në mes asaj që njeriu ka dhe asaj që dëshiron.
  68. S’ka sasi përsosmërie nga ana e kompjuterit e cila mund të çojë deri në zgjidhjen e problemit nëse problemi gabimisht është definuar nga ana e programuesit.
  69. Qëllimi i shkencës nuk është të analizojë dhe përshkruaj, por të realizojë modele të dobishme për botën. Modeli është i dobishëm nëse na lejon të e shfrytëzojmë atë.
  70. Argumenti ka për qëllim zbulimin e të vërtetës dhe jo krijimin e saj.
  71. Njerëzit duhet kuptuar se ne jemi idiotë sikur ata.
  72. Mendoj se shkolla është vendi ku të menduarit duhet menduar.
  73. Të mësuarit e të menduarit të rinjve të papunësuar rriti punësimin për 500%.
  74. Humori, me gjasa, është karakteristika më e rëndësishme e mendjes së njeriut. Shumë më i rëndësishëm se arsyeja. Në fakt, arsyeja në të vërtetë është një mall shumë i lirë.
  75. Ne duhet të zgjidhim problemet jo duke larguar shkakun, por duke dizajnuar rrugën përtej madje edhe nëse shkaku (S.M. : i paraqitjes së problemit) mbetet në vend.
  76. Gjuha është pengesa më e madhe e përparimit njerëzorë sepse gjuha është një enciklopedi injorance. Perceptimet e vjetra janë të ngrira në gjuhë dhe na detyrojnë që të shohim botën në një mënyrë të vjetër.
  77. Nuk mjafton vetëm tërbimi kundrejt gënjeshtrës. Duhet që ajo të zëvendësohet me të vërtetën.
  78. Ne kemi nevojë si për informacionin ashtu edhe për të menduarit. Informacioni nuk është zëvendësues i të menduarit dhe të menduarit nuk është zëvendësues i informacionit.
  79. Dizajni i mirë nuk është konsensus demokratik.
  80. Miti është mënyrë e pandryshueshme të shikuarit të botës e që nuk mund të shkatërrohet sepse shikuar sipas mitit, të gjitha dëshmitë mbështesin mitin.
  81. Tallu me djallin dhe ai do të ikën nga këtu.
  82. Të menduarit është burimi më final njerëzorë. Megjithatë, ne asnjëherë nuk mund të jemi të kënaqur me aftësinë tonë më të rëndësishme. Pavarësisht sa të mirë që jemi, duhet gjithmonë të duam të jemi më të mirë (S.M.: në të menduar).
  83. Ne akoma kërkojmë të zgjidhim konfliktin me ‘gjykimin’ në vend që të dizajnojmë rrugën përpara.
  84. A kemi dëshirë të e bëjmë varfërinë histori?
  85. Mendimtari efektiv trajton arrogancën si mëkatin më të madh të të menduarit.
  86. Mundësitë luajnë rol shumë më të madh se sa shumica e njerëzve që mendojnë. Pa mundësitë nuk mund të përparoni.
  87. Perceptimi është i vërtetë madje edhe kur nuk është realitet.
  88. Ndërlikueshmëri do të thotë përpjekje e hutuar. Thjeshtësi do të thotë përpjekje e përqendruar.
  89. Që të merremi me të ardhmen duhet të merremi mundësitë. Analizat vetëm do të na tregojnë çfarë është.
  90. Kreativiteti e bënë jetën më të lumtur dhe më interesante.
  91. Zakonet tona të të menduarit janë të mrekullueshme, ashtu siç janë të mrekullueshme rrotat e pasme të veturës, por nuk mjaftojnë.
  92. Kualiteti i të menduarit tonë do të përcaktojë kualitetin e ardhmërisë sonë.
  93. Çfarë është urgjente gjithmonë do të marrë përparësi kundrejt asaj çfarë është e rëndësishme.
  94. Analiza e të dhënave nuk do të prodhojë ide vetvetiu.
  95. Ata kënaqen duke menduar. Ata kënaqen duke qenë kreativ. Ata kënaqen duke pasur ide. Shumë njerëz nuk kënaqen aspak me të menduarit.
  96. Sapo të shfaqet një ide në ekzistencë nuk mund të mendohet. Ka kuptim pavdekshmërie në ide të re.
  97. Për të zhvilluar mendimin si aftësi, duhet të jetë e qëllimshme, e përqendruar, e sigurt dhe e kënaqshme.
  98. Mos kritiko hipotezat, zhvillo një më të mirë.
  99. Kreativiteti dhe të menduarit anësorë kanë saktësisht po të njëjtën bazë si humori.
  100. Vetëm truri I njeriut mund që me qëllim të ndryshojë perceptimet, modelet, të zbulojë koncepte dhe të tolerojë dykuptimësinë.
  101. Unë jam shokë shumë besnik dhe i pabesueshëm.

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment