110+ thënie nga Mark Tuein (Mark Twain)

Përktheu dhe përshtati:
Skender Mustafi

  1. Për të pasur sukses në jetë nevojiten dy gjëra: injoranca dhe besimi në veten.
  2. Shko në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë.
  3. Mos ec vërdallë dhe të thuash se bota të ka borxh një jetë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ishte më parë këtu.
  4. Pleqëria është çështje e mendjes mbi materien. Nëse nuk ja vë mendjen nuk është me rëndësi.
  5. Sekreti i të ecurit përpara është të fillosh.
  6. I merr faktet së pari, pastaj mund t’i shformosh si të duash.
  7. Nuk mund të varesh nga sytë kur imagjinata është jashtë përqendrimi.
  8. Është më mirë të mbash gojën të mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla dhe pastaj të e hapësh e të largosh të gjithë dyshimin.
  9. Mirësia është gjuha të cilën të shurdhët mund të e dëgjojnë dhe të verbrit mund të e shohin.
  10. Të frikuarit nga vdekja pason nga të frikuarit nga jeta. Njeriu i cili jeton në tërësi është i përgatitur të vdes në çdo kohë.
  11. Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për pushim dhe për reflektim.
  12. Kurdo që gjen veten në anën e shumicës, është koha për reformim.
  13. Shokët e mirë, librat e mirë dhe ndërgjegjja e fjetur: kjo është jeta ideale.
  14. Mënyra më e mire të gëzosh veten është të tentosh të gëzosh ndonjë tjetër.
  15. Mungesa e parasë është rruga e të gjitha të ligave.
  16. Me sa duket nuk ka asgjë që nuk mund të ndodhë sot.
  17. Nëse e thua të vërtetën nuk duhet të mbash asgjë në mend.

Mark Twain pergjithesimet
18. Të gjitha përgjithësimet janë gabim duke përfshirë edhe këtë.
19. Patriotizmi mbështetë shtetin tuaj gjatë gjithë kohës, dhe qeverinë tuaj kur ajo e meriton.
20. Guximi është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës, jo mungesa e frikës.
21. Të heqësh dorë nga duhani është puna më e lehtë në botë. E di sepse e kam bërë vetë mijëra herë.
22. Kur isha djalosh me 14, babai im ishte aq injorant sa që mezi mund të duroja të e kisha plakun rreth meje. Por kur i bëra 21, isha i befasuar se sa plaku kishte mësuar për shtatë vite.
23. Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi mbi njeriun i cili nuk mund t’i lexojë ato.
24. Më mirë një premtim i thyer se asnjë premtim.
25. Kur je në dyshim thuaje të vërtetën.
26. Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur.
27. Blejë tokë, nuk po prodhojnë më.
28. Sa më shumë gjërat janë të ndaluara, aq më të njohura bëhen ato.
29. Mos i lejoni shkollimit t’i pengojë edukimit tuaj.
30. Sa më shumë e sqaron, aq më shumë nuk e kuptoj.
31. Kur isha më i ri mbaja në mend çdo gjë, kishte ndodhur apo jo.
32. Sinqeriteti është politika më e mire – kur ka para në të.
33. Nuk është madhësia e qenit në dyluftim, është madhësia e dyluftimit në qen.
34. E gjitha që të duhet është injoranca dhe vetëbesimi dhe suksesi është i sigurt.
35. Mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
36. Le të supozojmë se je një idiot dhe le të supozojmë se je një anëtarë i Kongresit; por po përsëritëm.
37. Klima është çfarë presim, moti është çfarë marrim.
38. Njeriu i cili kapë macen për bishti mëson diç që në asnjë mënyrë tjetër mund të e mësojë.
39. Asnjëherë nuk kam lejuar që shkollimi im t’i ndërhyjë edukimit tim.
40. E pyeta Tomin nëse shtetet gjithmonë kërkojnë falje kur bëjnë gabime dhe ai tha: “Po, të voglat kërkojnë.”
41. Informacioni më interesant vije nga fëmijë, pasi që ata thonë gjithë atë që dinë dhe pastaj ndalen.
42. Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
43. Është nga mirësitë e Zotit që në shtetin tonë ne kemi këto tri gjëra të pa thëna të çmueshme: lirinë e fjalës, lirinë e vetëdijes dhe maturinë për të mos praktikuar asnjërën nga këto.
44. Kur gjuan për dashuri, josh me zemër jo me tru.
45. Shumë gjëra të vogla janë bërë të mëdha përmes llojit të përshtatshëm të marketingut.
46. Kur njerëzit nuk na respektojnë jemi ashpër të dëshpëruar; ndërsa në zemrën private asnjë njeri nuk e respekton veten edhe aq.
47. Raca njerëzore ka një armë vërtetë efektive dhe kjo është e qeshura.
48. Personi i cili nuk lexon nuk ka përparësi mbi personin i cili nuk mund të lexojë.
49. Dallimi mes fjalës së duhur dhe fjalës gati të duhur është sikur dallimi mes rrufesë dhe xixëllonjës.
50. Rrobat e bëjnë njeriun. Njerëzit e zhveshur kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.
51. Le të jetojmë ashtu që kur të vdesim edhe sipërmarrësit t’i vije keq.
52. Kur nevrikosesh, numëro deri në katër; kur je shumë nervoz, betohu.
53. Kujdes nga librat e shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi.
54. Nuk mora pjesë në varrim, por dërgova një letër lajmërimi duke thënë se kam miratuar atë.
55. Gjithmonë respekto eprorët, nëse ke ndonjë.
56. Njeriu është kafsha e vetme e cila skuqet. Ose duhet të.
57. Bëhu i mirë dhe do të jesh i vetmuar.
58. Bëje detyrën tënde sot dhe pendohu nesër.
59. Nëse librat nuk janë shoqëri e mirë, ku do ta gjejë atë?
60. Rrobat nuk e bëjnë thjeshtë njeriun, rrobat janë njeriu.
61. Të hash është njerëzore … të tretësh, hyjnore..
62. Asgjë nuk ka nevojë për aq shumë reformë se sa sjelljet e njerëzve tjerë.
63. Karakteri është arkitekti i të arriturave.
64. Njeriu me ide të re është maniak deri kur ideja ka sukses.
65. Arkitektët nuk mund t’i mësojnë natyrës asgjë.
66. Nuk ka gjë më të pikëlluar se një pesimist i ri, përveç një optimist i vjetër.
67. Njeriu nuk mund të rehatohet pa miratimin e vetë.
68. Kam lindur modest, por nuk zgjati.
69. Përparimi është mbrojtësi më i mire i principit.
70. Gënjeshtra mund të e kalojë gjysmën e rrugës përreth botës përderisa e vërteta i veshë këpucët.
71. Patrioti: personi i cili mund të bërtasë përreth pa e ditur për çfarë është duke bërtitur.
72. Nuk është për habi se e vërteta është më e huaj se trillim. Trillimi duhet të ketë kuptim.
73. Bubullima është e mirë, bubullima është mbresëlënëse; por është rrufeja që e bën punën.
74. Bëje gjënë e duhur. Do të kënaqësh disa njerëz dhe do të mahnitësh të tjerët.
75. Gjithçka ka kufirin e vetë – minerali i hekurit nuk mund të edukohet në ari.
76. Parimisht, janë dy lloje njerëzish. Njerëzit të cilët kryejnë punët dhe njerëzit të cilët deklarojnë se kanë kryer punët. Grupi i pare është grumbull më i vogël.
77. Kur kujtohemi ne të gjithë jemi të çmendur, misteret zhduken dhe jeta qëndron e sqaruar.

mark twain - historia

78. Çdo bojë shkrimi me të cilën historia është shkruar është thjeshtë paragjykim i rrjedhshëm.
79. Nëse është detyra juaj të hani një bretkosë, më së miri është të e hani në mëngjes. Dhe nëse është detyra juaj t’i hani dy bretkosa, më së miri është fillimisht të e hani më të madhen.
80. Rrudhat duhet thjeshtë të sugjerojnë ku kanë qenë buzëqeshjet.
81. Faktet janë më kokëforte, por statistikat janë më elastike.
82. Besnikëri ndaj shtetit gjithmonë. Besnikëri ndaj qeverisë vetëm kur e meritojnë.
83. Ligjet kontrollojnë njeriun e vogël… Sjellja e drejtë kontrollon të madhin.
84. Kundrejt sulmit të të qeshurit asgjë nuk mund të qëndrojë.
85. Zakonisht duhen tri javë për të përgatitur një fjalim të improvizuar mirë.
86. Njeriu asnjëherë nuk është më i besueshëm se sa kur pranon gënjeshtrën e vetë.
87. Fjalët janë vetëm zjarr i pikturuar; shikimi është zjarri vetë.
88. Nuk është ajo që nuk e di që të futë në probleme. Është ajo që e di me siguri vetëm nuk është ashtu.
89. Kur miqtë tu fillojnë të bëjnë lajka mbi atë se sa i ri dukeni, është e sigurt se po plakeni.
90. Jeta do të ishte pafundësisht më e lumtur nëse do të lindnim si tetëdhjetëvjeçar dhe gradualisht t’i arrinim tetëmbëdhjetë.
91. E bëjë rregull asnjëherë të mos pi duhan kur fle.
92. Ne kemi qeverinë më të mirë të cilën mund të e blejnë paratë.
93. Janë gënjeshtrat, gënjeshtrat e mallkuara dhe statistikat.
94. Vetëm një gjë është e pa mundur për Zotin: Të gjejë ndonjë kuptim në ligjin e të drejtave të autorit në planet.
95. Veprimi flet më me zë se fjalët, por as për së afërmi as shpesh.
96. Mos i kushto kujdes veshjes nëse do, por mbaj pastërti në shpirt.
97. Ka qenë vetëm një i krishter. Atë e kapën atë dhe e kryqëzuan – më herët.
98. Ka shumë gjëra humoristike në botë; mes tyre, pikëpamja e njeriut të bardhë se është më pak egërsirë se egërsirat tjera.
99. Ne jemi të gjithë të ngjashëm në brendi.
100. Është më lehtë të rrish jashtë se të dalësh jashtë
101. Publiku është thjeshtë ‘unë’ i shumëzuar.
102. Civilizimi është shumëzimi i pakufi i nevojave të panevojshme.
103. Ka kohëra kur njeriu do që të varë tërë racën njerëzore dhe të mbarojë këtë shfaqje.
104. Edukimi përbëhet kryesisht nga ajo që nuk e kemi mësuar.
105. Klasike është diç që secili do të e ketë lexuar dhe askush nuk do të e lexojë.
106. Nga të gjitha gjërat që kam humbur, mendja më mungon më së shumti.
107. Raporti i vdekjes sime ishte ekzagjerim.
108. Nevoja është nëna e të rrezikuarit.
109. Bëje gjënë që i frikohesh më së shumti dhe vdekja e frikës është e sigurt.
110. “Klasike.” Libër të cilin njerëzit e çmojnë dhe nuk e lexojnë.
111. Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë ushtrim përveç të flejë he të pushoj.
112. Emëro më madhështoren nga të gjithë zbuluesit. Rastësia.
113. Njeriu i cili është optimist para 48-ave din shumë; nëse ai është optimist pas kësaj moshe, ai di shumë pakë.
114. Jam shumë i sigurt, tani, se shpesh, shumë shpesh, në çështjet që kanë të bëjnë me fenë dhe politikën fuqitë e arsyetimit të njeriut nuk janë mbi ato të majmunit.

Po këto i keni lexuar?