13 shtesat për Firefox, më mirat e vitit 2013

Përgatiti: Skender Mustafi

 

firefox1) URL Link: Nëse keni pasur ndonjë nyje (link) në e-mail që ka pasur URL të parregullt, duke shfrytëzuar këtë shtesë mund të përzgjidhni tekstin dhe të e hapni atë në formë të nyjës.

2) Click and Clean: përmes kësaj shtese mund të pastroni shfletuesin tuaj në mënyrë të organizuar dhe shumë efikase.

3) Clear Console: Një shtesë me specifika të veçanta për pastrimin e “mbeturinave” nga shëtitjet nëpër internet. Madje pastrimin shfletuesi mund të e bëjë automatikisht, nëse e aktivizoni atë.

4) Self-Destructing Cookies: Kjo shtesë nuk është vetëm një shtesë për menaxhimin e cookies (mbetjet në internet), në mënyrën e vetë është një rregull për cookies.  Shtesa u mundëson grisjen e mbetjeve në internet automatikisht menjëherë pasi të mbyllni një faqen e caktuar, përveç atyre faqeve të cilat i kini përzgjedhur.

5) New Tab Plus: Hapjen e një flete të re mund të e përcillni me përvoja të reja të cilat u ofrohen nga shtesa tjera ose nga vetë Firefox.

6) Video Resumer: nëse një video në Youtube e keni lënë pa shikuar deri në fund herën e kaluar, shtesa e ruan kohën ku keni mbetur dhe kur dëshironi të e shikoni e hapë nga koha e mbetur.

7) Reload Plus: përmes kësaj shtese mund të freskoni faqen me shpejtësi.

8) Stylish: është shtesë që mundëson stilizimin e shfletuesit duke ofruar pamje nga Google, Facebook, YouTube, Orkut, dhe faqe tjera. Zbukuroni faqen tuaj sipas dëshirës.

9) Fastest Search: mundëson kërkim të një fjale të vetme, të një grupi fjalësh, të një fjalie shumë shpejtë dhe efikas.

10) Google/Yandex Search Link Fix: është shtesë e cila parandalon Google Search që të ndryshojë nyjat gjatë kërkimit.

11) S3 Google Translator: është ndër shtesat më të mira kur është fjala për përkthime. Kjo shtesë mundëson thjeshtë dhe në mënyrë efikase përkthimin e teksteve në të gjitha gjuhët e mbështetura nga Google Translator. Shtesa, thjeshtë, bën që përkthimet t’i realizoni shpejtë dhe pa mundime.

12) BluHell Firewall: mundëson thjeshtë dhe efikas bllokimin e reklamave. Ka edhe shumë shtesa tjera që realizojnë këtë veprim, por kanë funksione të cilat në të shumtën e rasteve nuk u interesojnë, kurse kjo shtesë është e thjeshtë dhe efikase në realizimin e detyrës së vetë.

13) X-notifier: u mundëson që të kuptoni menjëherë posa tu vije ndonjë porosi në postën tuaj elektronike. Shtesa mundëson që në të të lidhni më shumë se një postë elektronike nga ofrues të ndryshëm si Gmail. Hotmail. Yahoo e të tjera.

Po këto i keni lexuar?