130 thënie nga Napoleon Bonaparte

1

Përgatiti: Skender Mustafi

  1. Është religjioni që i zmbraps të varfrit të mos i vrasin të pasurit.
  2. E pamundur është fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve.
  3. Asnjëherë mos e ndërpre armikun kur është duke gabuar.
  4. Fotoja vlen sa njëmijë fjalë.
  5. Aftësia nuk është asgjë pa mundësi.
  6. Ambicia e madhe është pasion i karakterit të madh.
  7. Gratë nuk janë asgjë veç se makina për të prodhuar fëmijë.
  8. Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i humbur dhe i pa lavdishëm është të vdesësh çdo ditë.
  9. Udhëheqësi është tregtar në shpresë.
  10. Historia është një grumbull gënjeshtrash mbi të cilat ka pajtim.
  11. Njeriu do të luftojë më fort për interesat e tij se sa për të drejtat e tija.
  12. Në politikë budallallëku nuk është e metë.
  13. Burri i vërtetë nuk urren askënd.
  14. Guximi është sikur dashuria; patjetër duhet pasur shpresë për tu ushqyer.
  15. Imagjinata udhëheq botën.
  16. Unë jam ndonjëherë dhelpër e ndonjëherë luan. E tërë fshehtësia e udhëheqjes është në të diturit kur të jesh njëri e kur tjetri.
  17. Njerëzit për tu frikuar nuk janë ata që nuk pajtohen me ju, por ata të cilët nuk pajtohen dhe janë shumë frikacakë për t’u bërë me dije.
  18. Nëse dëshiron të jesh i suksesshëm në botë, premto gjithçka mos ofro asgjë.
  19. Ushtari do të luftojë gjatë dhe fortë për një cope shiriti të ngjyrosur.
  20. Nëse dëshiron diç të jetë bërë mire, bëje vetë.
  21. Njerëzit lëvizen vetëm nga dy leva: frika dhe interesi personal.
  22. Mënyra më e mire për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh.
  23. Nuk duhet të luftosh shumë shpesh me një armik, ose do t’ia mësoni tërë artin tuaj të luftës.
  24. Ilaçi më i mire i trupit është mendja e qetë.
  25. Ushtria marshon mbi stomakun e vetë.
  26. Revolucioni është një ide e cila i ka gjetur bajonetat e saja.
  27. Në mesin e këtyre të cilët nuk e pëlqejnë shtypjen janë shumë që pëlqejnë të shtypin.
  28. Historia është version i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të pajtohen.
  29. Ushtarët në përgjithësi fitojnë betejat, gjeneralët marrin meritat për ata.
  30. Mënyra më e sigurt për të mbetur i varfër është të jesh njeri i sinqertë.
  31. Është vetëm një lloj hajni të cilin ligji nuk e gjuan, dhe që vjedh çka është më me vlerë për njeriun: koha.
  32.  Fjala e pamundur nuk është në fjalorin tim.
  33. Nuk ka diç të tillë si aksidenti, është fati i ashtuquajtur.
  34. Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë, shpata dhe shpirti. Në kohë të gjatë  shpata gjithmonë do të mundet nga shpirti.
  35. Hidhi brengat kur i hedh rrobat natën.
  36. Ai i cili frikohet të jetë i pushtua është i sigurt në dështim.
  37. Revolucioni as nuk mund të bëhet e as të ndërpritet.
  38. Froni është vetëm një ulëse e mbuluar me kadife.
  39. Urtësia e vërtetë është vendosmëria e admirueshme
  40. Asgjë nuk është më rend, dhe për atë më e çmuar, se sa të jesh në gjendje të vendosësh.
  41. Fitorja u takon më këmbëngulësve.
  42. Kërkohet më shumë guxim për të vuajtur se për të vdekur.
  43. Merr kohë për të paramenduar, por të ketë arritur koha për veprim, ndalo së menduari dhe zhytu.
  44. Njeri i forte është ai i cili është në gjendje me dëshirën e tij të ndërpresë komunikimin mes ndjenjave dhe mendjes.
  45. Fama fluturon, por errësira është përgjithmonë.
  46. Ai i cili di si të lajkatoj gjithashtu di si të shpifë.
  47. Franca ka më shumë nevojë për mua se sa që kam unë për Francën.
  48. Tanimë nuk mund të bindem; E kam shijuar komandimin, dhe nuk mund të heq dorë.
  49. Uji, ajri dhe pastërtia janë artikujt kryesorë në farmacinë time.
  50. Pasuria nuk përmbahet në posedimin e thesarit, por në vyeshmërinë e bërë nga ajo.
  51. Fushëbeteja është një skenë kaosi. Fitues do të jetë ai i cili kontrollon këtë kaos, si në anën e tij ashtu edhe në të armikut.
  52. Të bësh gjithë atë që njeriu mund të bëjë, është të jesh njeri; të bësh gjithë atë që njeriu dëshiron të bëjë, është të jesh Zot.
  53. Është shkaku dhe jo vdekja që e bën martirin.
  54. Skepticizmi është virtyt në histori si dhe në filozofi.
  55. Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurme se dhjetëmijë që nuk flasin.
  56. Kam vetëm një këshillë për ju – bëhuni zotëri.
  57. Armata është fama e shtetit tonë.
  58. Anglia është komb dyqanxhinjë.
  59. Le të jetë rruga e hapur për talentet.
  60. Meshkujt marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre – asnjëherë mundësitë e tyre.
  61. Lufta është puna e barbarëve.
  62. Respekto barrën.
  63. Raca njerëzore udhëhiqet nga imigrimi i saj.
  64. Kushtetuta duhet të është e shkurtër dhe e turbullt.
  65. Opinioni publik është një termometër të cilin një monark vazhdimisht duhet konsultuar.
  66. Barërat janë të përshtatshme vetëm për pleqtë.
  67. Është vetëm një hap nga madhështori tek qesharaku.
  68. Me guxim njeriu mund të marrë përsipër çdo gjë, por jo të bëj çdo gjë.
  69. I kam bërë të gjithë gjeneralët e mi nga balta.
  70. Francezët ankohen për gjithçka, dhe gjithmonë.
  71. Historia është shkruar nga shkrimtarët
  72. Nuk arsyetohesh me intelektualët, i vret ata.
  73. Gruaja duke qeshur, është grua e pushtuar.
  74. Guximi nuk është të kesh fuqi për të vazhduar – është të vazhdosh kur nuk ke fuqi
  75. Më ma tregoni një familje lexuesish, dhe do tua tregoj njerëzit që lëvizin botën.
  76. Fitoret e vetme që nuk lënë pas keqardhje janë ato të arritura mbi injorancën.
  77. Janë vetëm dy fuqi në botë, shpata dhe mendja. Në afat të gjatë shpata gjithmonë mposhtet nga mendja.
  78. Asnjëherë mos i thuaj armikut se është duke e e bërë gjënë e gabuar.
  79. E vetmja fitore mbi dashurinë është përleshja.
  80. Dora që jep është mes dorës që merr. Paratë nuk kanë atdhe, financierët janë pa patriotizëm dhe njerëzi, synimi i tyre kryesorë është fitimi.
  81. Rreziku më i madh paraqitet në momentin e fitores.
  82. Arsyeja përse shumica e njerëzve dështojnë në vend të suksesit është se ata këmbejnë atë që e duan më së shumti me atë që e duan për momentin.
  83. Një skicë e mire është më e mire se një fjalim i gjatë.
  84. Ka kënaqësi në rrezik.
  85. Fute dorën e çeliktë në dorezën e kadifes.
  86. Pashë kurorën e Francës duke qëndruar në tokë, pra e mora më shpatën time.
  87. Filloj duke besuar më të keqen.
  88. Ndoshta kam humbur betejën, por jo luftën.
  89. Më jepni mjaftë medaljone dhe do të fitoj për ju çdo luftë.
  90. Le të ketë Franca nëna të mira, dhe ajo do të ketë djem të mirë.
  91. Nuk duhet të ketë Alpe.
  92. Shumëllojshmëria bëri revolucionin. Liria ishte vetëm pretekst.
  93. Suksesi është folësi më bindës në botë.
  94. Asgjë nuk është e humbur përderisa mbetet guximi.
  95. Nuk i qeverisë njerëzit që nuk kanë religjion, i vret ata.
  96. Çka është qeveria? Asgjë, përveç nëse mbështetet nga opinioni.
  97. Titujt dhe dekorimet janë të patjetërsueshme për ti joshur njerëzit.
  98. Janë aq shumë ligje sa që askush nuk është i sigurt nga varja.
  99. Gjenerali duhet të jetë sharlatan.
  100. Për ta kuptuar njeriun duhet të dish çfarë ndodhte në botë kur ishte njëzet vjeç.
  101. Ligjet e rrethanave shfuqizohen nga rrethanat e reja.
  102. Gratë thirrin.
  103. Morali nuk ka asgjë të bëjë me një njeri siç jam unë.
  104.  Nuk ka vend në kokën e fanatikut ku mund të hyjë arsyeja.
  105. Njeriu i cili është në gjendje të thotë çdo gjë bëhet në gjendje të bëjë çdo gjë.
  106. Fati i së ardhmes së fëmijëve është gjithmonë puna e nënës.
  107. Arti i qeverisjes nuk është të më lë të bëhem bajat.
  108. Instruksionet publike duhet të jenë objekti i parë i qeverisë.
  109. Madhështia nuk është asgjë përderisa nuk zgjatë.
  110. Burrat udhëhiqen nga xhingërrima.
  111. Një urdhër i cili mund të keqkuptohet do të keqkuptohet.
  112. Gjenerali më i madh është ai i cili bën më pak gabime.
  113. Nuk ka klasë të njerëzve aq të rëndë për tu udhëhequr në shtet, se ajo e atyre qëllimet e të cilëve janë të sinqerta, por ndërgjegjja e të cilëve është e magjepsur.
  114. Okupimi është kosë e kohës.
  115. Ai që shpëton shtetin e tij nuk thyen asnjë ligj.
  116. Në politikë, absurditeti nuk është mangësi.
  117. Fshehtësitë udhëtojnë shpejt në Paris.
  118. Luftërat fitohen në dimër.
  119. Nuk ka regjimente të këqija; ka vetëm kolonelë të këqij.
  120. Një armatë luanësh komanduar nga një dre asnjëherë nuk do të jetë një armatë luanësh.
  121. I bazoj llogaritjet në pritjet se fati do të jetë kundër meje.
  122. Nuk mjafton të jepen urdhra, atyre duhet tu nënshtrohen.
  123. Morali ndaj trupores është si tre ndaj një.
  124. Fshehtësia e luftës qëndron në komunikimet.
  125. Më mirë është të kesh një armik të njohur se një aleancë të fortë.
  126. Për të pasur ushtarë të mirë, kombi gjithmonë duhet të është në luftë.
  127. Dy armata janë dy trupa të cilët takohen dhe tentojnë të frikojnë njëri-tjetrin.
  128. Jeta njerëzore është e vetmja gjë që kujdeset për veten.
  129. Ai i cili bën luftë pa shumë gabime nuk ka bërë luftë një kohë të gjatë.
  130. Një gjeneral i keq vlen sa dy të mirë.

Komentet nga Facebook:

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *