150+ thënie mbi librin dhe leximin

0

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

  1. lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka) (Kur’an, 96:1)
  2. Sot jemi dëshmitarë se po dominon elektronika, e me theks të veçantë interneti, kurse interesimi i leximit të librit gjithnjë e më shumë po zbehet. Ndoshta dikush këtë do ta arsyetonte me dinamikën e kohës, andaj këtë e quan lehtësi e përparim, por dikush do ta quante edhe djallëzi.  (Jusuf Zimeri)
  3. Të shkruash për leximin, pastaj të lexosh për ëmbëlsinë e leximit, vërtetë kjo të dhuron kënaqësi. (Iljasa Salihu)
  4. Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë! (Abdullah ibën Mesudi)
  5. Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, kurse në dorën e majtë librin! (Sami Frashëri)
  6. Të larguarit nga leximi i librit dhe marrja e informatave drejtpërdrejtë nga interneti, që është medium i pa kontrolluar me informata të pa verifikuara as shkencërisht e as fetarisht, është shndërruar në një epidemi sociale në shoqërinë tonë, që ka kaluar në metastazë te të gjitha kategoritë e njerëzve në shoqërinë tonë, si te të paarsimuarit, të arsimuarit, mësuesit, profesorët, studentët, gazetarët hoxhallarët etj. (Jusuf Zimeri)
  7. Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndyn gjithë librin! (Sami Frashëri)
  8. Shokë të mire, libra të mirë dhe një ndërgjegje të përgjumur: kjo është jeta ideale. (Mark Twain)
  9. Librat shërbejnë t’i tregojnë njeriut se këto mendime origjinale të tijat nuk janë assesi aq të reja. (Abraham Lincoln)
  10. Zoti ynë ka shkruar premtimin e ringjalljes, jo vetëm në libra, por në çdo fletë në kohën e pranverës. (Martin Luther)
  11. Njeriu i cili nuk lexon libra të mirë nuk ka përparësi nga njeriu i cili nuk mund t’i lexojë ato. (Mark Twain)
  12. Është mire për një njeri të pa edukuar të lexojë libra me thënie. (Winston Chruchill)
  13. Nuk mund të jetoj pa libra. (Thomas Jefferson)
  14. Librat të cilat bota i quan amorale janë librat të cilat shfaqin turpin e sajë. (Oscar Wilde)
  15. Natyra dhe libri i takojnë syrit i cili i sheh ato. (Ralph Waldo Emerson)
  16. Disa libra na lënë të lire dhe disa libra na çlirojnë. (Ralph Waldo Emerson)
  17. Librat janë të vyera për budallain aq sa është pasqyra për të verbërin. (Chanakya)
  18. I lexo librat më të mire së pari, sepse mund të mos kesh gjasën t’i lexosh fare. (Henry David Thoreau)
  19. Librat mund të na shpalosin ne për veten dhe përderisa na bëjnë këtë shërbim i lëmë anash. (Henry David Thoreau)
  20. Unë jam shkrimtar i librave në retrospektivë. Flas për të kuptuar; Jap mësim që të mësojnë. (Robert Frost)
  21. Ka krime më të rënda se djegia e librave. Një nga ato është mos leximi i tyre. (Ray Bradbury)
  22. Pasi që të gjitha sjelljet e profesorëve e kanë bërë më të mirën për ne, vendi ku duhet të marrim njohuri janë librat. Universiteti i këtyre ditëve është një koleksion i librave. (Albert Kamy)
  23. Ky asnjëherë nuk do të jetë shtet i civilizuar përderisa nuk shpenzojmë më shumë para për libra se sa që shpenzojmë për çamçakëzë. (Elbert Hubbard)
  24. Nuk ke nevojë t’i djegësh librat për të shkatërruar kulturë. Vetëm i bëj njerëzit që të ndalojnë të lexuari ato. (Ray Bradbury)
  25. Të gjitha librat e mirë kanë një gjë të përbashkët – të gjitha janë më të vërteta se të kishin ndodhur në realitet. (Ernest Heminguei)
  26. Predikuesit në katedra folën rreth asaj se sa porosi e madhe është në libër. Pavarësisht çfarë bën, ndokush gjithmonë do të fusë mendimin në librin tënd. (Dr. Seuss)
  27. Gjëja më e keqe rreth librave të ri është se ato na lënë pa i lexuar librat e vjetër. (John Wooden)
  28. Numri i madh i librave po na bën injorantë. (Volter)
  29. Ne shkojmë në shkollë që të mësojmë të punojmë shumë për të fituar para. Unë shkruaj libra dhe zbuloj produkte të cilat mësojmë njerëzit t’i bëjnë paratë të punojnë shumë për ata. (Robert Kiyosaki)
  30. Librat ishin kalimi im në lirinë personale. Mësova të lexoj në moshën trivjeçre dhe së shpejti zbulova se ishte një botë e tërë për të pushtuar e cila tejkalonte fermën tonë në Misisipi. (Oprah Winfrey)
  31. Librat, sikur shokët, duhet të jenë të pakët dhe të zgjedhur mire. Sikur shokët, gjithashtu, duhet tu kthehemi atyre përsëri dhe përsëri, sikur shokët e vërtetë asnjëherë nuk do të na zhgënjejnë – asnjëherë nuk do të ndalojnë të na udhëzojnë – asnjëherë nuk do të mërziten. (Charles Caleb Colton)
  32. Një bisedë e vetme përball tavolinës me një njeri të mençur është më e mirë se dhjetë vite studim i librave. (Henry Wadsoworth Longfellow)
  33. Dhoma pa libra është sikur trupi pa shpirt. (Gilbert K. Chesterton)
  34. Mos e vlerëso dëshmi vetëm pse është shkruar në libra, gënjeshtari i cili mashtron me gjuhën e tij nuk do të ngurrojë të e bëjë të njëjtën me lapsin e tij. (Maimondies)
  35. Çfarë bëhemi varet nga ajo çfarë lexojmë pas gjithë asaj që kanë bërë profesorët me ne. Universiteti më i madh është një koleksion librash. (Thomas Carlyle)
  36. Leximi i të gjitha librave të mirë është sikur bashkëbisedimi me mendjet më të mira të shekujve të kaluar. (Rene Descartes)
  37. Bibla është nga librat më gjenocidal në histori. (Noam Chomsky)
  38. Në civilizimin më të lartë libri akoma është kënaqësia më e madhe. Ai i cili një here ka njohur kënaqësinë e tij është pajisur me burimin kundër fatkeqësisë. (Ralph Waldo Emerson
  39. Nëse takojmë një njeri me intelekt të rrallë, duhet ta pyesim çfarë libra ka lexuar. (Ralph Waldo Emerson)
  40. Në ditët e vjetra librat shkruheshin nga njerëzit e letrave dhe lexoheshin nga publiku. Në ditët e sodit librat shkruhen nga publiku dhe lexohen nga askush. (Oscar Wilde)
  41. Asnjëherë mos lexo një libër që nuk është një vit i vjetër. (Ralph Waldo Emerson)
  42. Librat janë pjesë të vogla, qesharake, bartëse të mendimit. (Susan Sontag)
  43. Shitësit e librave janë pikë-caktimi më me vlerë për të vetmuarit, sipas numrit të librave që u shkruan për shkak se autorët nuk mund të gjenin askënd për të biseduar. (Alain de Botton)
  44. Nuk mund të shkruash për fëmijët, ata janë shumë të komplikuar. Ti vetëm mund të shkruash libra që u pëlqejnë atyre. (Maurice Sendak)
  45. Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare. (Horace Mann)
  46. Shoku im më i mirë është një person i cili do më japë një libër që se kam lexuar. (Abraham Lincoln)
  47. Nëse njeriu nuk mund të kënaqet me të lexuarit e librit disa herë, nuk ja vlen të lexohet as edhe një herë. (Oscar Wilde)
  48. Jashtë qenit, libri është shoku më i mire i njeriut. Brenda qenit është shumë errët për të lexuar. (Groucho Marx)
  49. “Klasike’ – një libër të cilin njerëzit e lavdërojnë dhe nuk e lexojnë. (Mark Twain)
  50.  Kujdes rreth leximit të librave të shëndetit. Mund të vdisni nga një gabim shtypi. (Mark Twain)
  51. Shumë libra nuk kërkojnë mendime nga ata që i lexojnë ato, dhe për një arsye të thjeshtë; ato nuk bënë një kërkesë të tillë nga ata që i shkruan. (Charles Caleb Colton)
  52. Që nga momenti që kapa librin tuaj e deri sa e lëshova, u tunda nga e qeshura. Kam ndërmend të e lexoj një ditë. (Groucho Marx)
  53. E shoh televizionin si shumë edukativ. Çdo herë që ndonjëri e ndez, shkoj tek dhoma tjetër dhe lexoj një libër. (Groucho Marx)
  54. Leximi duhet përcjellë me të menduar dhe me të vepruar, përndryshe leximi si i vetëm është i dëmshëm pas një kohe të caktuar. (Skender Mustafi)
  55. Kapaciteti dhe shija për të lexuar jep qasje tek çfarèdo që të jetë zbuluar nga të tjerët. (Abraham Lincoln)
  56. Gjërat që dua t’i di janë në libra; shoku im më i mire është njeriu i cili do më sjell një libër që nuk e kam lexuar. (Abraham Lincoln)
  57. Njeriu i cili nuk lexon asgjë është më i edukuar se njeriu i cili lexon vetëm gazeta. (Thomas Jefferson)
  58. Njeriu njihet nga librat që lexon. (Ralph Waldo Emerson)
  59. Në një dhomë librash ndjehesh në një mënyrë misterioze sikur përmes lëkurës absorbon mençurinë e përmbajtur në të gjitha librat, madje edhe pa i hapur ato. (Mark Twain)
  60. Universi i vërtetë i ditëve të sodit është një koleksion librash. (Thomas Carlyle)
  61. Efekti më i mire i cilitdo libër është nxitja e lexuesit në aktivitet personal. (Thomas Carlyle)
  62. Është lexuesi i mire që e bën librin e mire.  (Ralph Waldo Emerson)
  63. Merr libra, ulu ndokund dhe fillo t’i lexosh vetë. (Abraham Lincoln)
  64. Nuk lexoj libër: bisedoj me autorin. (Elbert Hubbard)
  65. Një libër vërtetë i mire më mëson më mire se sa ta lexoj. Së shpejti duhet të e lë poshtë dhe të filloj të jetoj sipas referimeve të tij. Çfarë kamë filluar me lexim duhet të mbaroj me veprim. (Henry David Thoreau)
  66. Ka aq shumë në libër, se vetëm të lexuarit. (Maurice Sendak)
  67. Unë mendoj se libri duhet gjykuar dhjetë vite më vonë pas të lexuarit dhe rilexuarit të tij. (Umberto Eco)
  68. Jam disi i shkollës së vjetër dhe nuk dua asgjë më shumë se të ulem, të hapë, e të lexoj një libër. Por, gjithashtu pëlqej të dëgjoj audio libra. (Nick Cave)
  69. E dua aromën e ngjyrës së librit në mëngjes. (Umberto Eco)
  70. Gjithçka që kam mësuar, kam mësuar nga librat. (Abraham Lincoln)
  71. Më së shumti që e bën një libër të ‘mirë’ është se ne e lexojmë në momentin më të përshtatshëm për ne. (Alain de Botton)
  72. Ka të lexuar kreativ si dhe të shkruar kreative. (Ralph Waldo Emerson)
  73. Një nga gjërat madhështore rreth librave është se ndonjëherë kanë disa fotografi fantastike. (George W. Bush)
  74. Jam shumë i dhënë pas leximit të librave për tu kujdesur për të shkruar ato. (Oscar Wilde)
  75. Nuk mund t’i mbaj mend librat që kam lexuar më shumë se ushqimet që kam ngrënë; megjithatë ato më kanë bërë mua. (Ralph Waldo Emerson)
  76. Ne jetojmë për librat. (Umberto Eco)
  77. S’ka lot tek shkruesi, s’ka lot te lexuesi. S’ka befasi tek shkruesi, s’ka befasi tek lexuesi. (Robert Frost)
  78. Libri i mire është edukim i zemrës. (Susan Sontag)
  79. Bëhu mbresëlënës, bëhu bajame libri. (Dr. Seuss)
  80. Fëmijët mësojnë të lexojnë duke qenë para librit. (Horace Mann)
  81. Sa më shumë lexon, aq më shumë gjëra di. Sa më shumë që di, aq më shumë vende do të vizitosh. (Dr. Seuss,)
  82. Nuk ka shok më besnik se libri. (Ernest Heminguei)
  83. Librat janë për të na përkujtuar sa gomarë dhe sa budallenj ne jemi. (Ray Bradbury)
  84. Librat! Nuk e di nëse ndonjëherë u kam thënë këtë, por librat janë dhurata më e madhe të cilën një person mund t’ia japë tjetrit. (Bono)
  85. Të lexuarit, pas një moshe të caktuar, largon mendjen shumë nga kreativiteti. Secili njeri i cili lexon shumë dhe shfrytëzon trurin e tij shumë pak bie nën zakonin përtac të të menduarit. (Albert Einstein) 
  86. Vishe pallton e vjetër dhe blej një libër të ri. (Austin Phelps)
  87. Idetë e ndryshimit të jetës gjithmonë kanë ardhur përmes librave. (Bell Hooks)
  88. Ishte libër për të vrarë kohën për ata të cilët e duan më shumë të vdekur. (Dame Rose Macaulay)
  89. Libri është sikur një ëndërr që e huazon nga një shokë. (Dave Kellett)
  90. Mos iu bashko djegësve të librave. Mos mendo se do të zhdukësh fajet duke zhdukur dëshmitë që ndonjëherë kanë ekzistuar. Mos ke frikë të shkosh në bibliotekën tënde dhe të lexosh çdo libër… (Dwight D- Eisenhower)
  91. Shumica e librave harrohen brenda një viti, posaçërisht nga ata që i huazojnë. (Evan Esar)
  92. Në të vërtetë, duhet të lexojmë për fuqi. Njeriu duke lexuar duhet të jetë intensivisht i gjallë. Libri duhet të jetë top drite në dorën e njeriut. (Ezra Puond)
  93. Novela e mire na tregon tregimin e heroit të saj; por novela e keqe na e tregon tregimin e autorit të saj. (G. K. Chesterton)
  94. Ka dallim të madh mes njeriut të etur i cili dëshiron të lexojë një libër dhe njeriut të lodhur i cili do libër për të lexuar. (G. K. Chesterton)
  95. Mjerë ai i cili lexon vetëm një libër. (George Herbert)
  96. Ku është natyra njerëzore aq e dobët si në shitore librash? (Henry Ward Beecher)
  97. Asnjëherë mos e gjyko librin në bazë të filmit të tij. (J. W. Eagan)
  98. Librat nuk janë njerëz dhe përsëri janë gjallë. (Henry Ward Beecher)
  99. Librat nuk janë bërë për mobilie, por nuk ka gjë që zbukuron më mirë shtëpinë. (Henry Ward Beecher)
  100. Qëllimi kryesor i librit është të e vë në kurth mendjen që të mendojë vetë. (Christopher Morley)
  101. Aq shumë libra, aq pak kohë. (Frnak Zappa)
  102. Urinimi është sikur një libër i mirë në atë se është shumë, shumë rënd të ndalosh nëse ke filluar. (John Green)
  103. Oh, për një libër dhe një cep me hije… (John Wilson)
  104. Asnjëherë mos e lexo një libër të tërën thjeshtë sepse ke filluar të e lexosh atë. (John Witherspoon)
  105. Vetëm të diturit se një libër i mirë është duke pritur në fund të një dite të gjatë e bën atë ditë më të lumtur. (Kathleen Norris)
  106. Unë gjithmonë kam imagjinuar që parajsa do të ishte një lloj librarie. Jorge Luis Borges
  107. Lexo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke lexuar. Mendo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke menduar. Bëj, çdo ditë, diç që askush nuk do të ishte tamam budalla për ta bërë. Është keq për mendje të jetë gjithnjë në njëzëshmëri. Christopher Morley
  108. Leximi është pasues i të shkruarit: më dorëheqës, më i civilizuar, më intelektual. (Jorge Luis Borges)
  109. Pasi të vdesin shkrimtarët bëhen libra… (Jorge Luis Borges)
  110. Njerëzit thonë që jeta është gjëja, por unë pëlqej leximin. (Logan Pearsall Smith)
  111. Mëso sa të shkruarit aq nga leximi. (Lord Acton)
  112. Kur hy në bibliotekë, nuk mund të e kuptoj përse dal nga aty. (Marie de Sevigne)
  113. Faleminderit që më ke dërguar një kopje të librit tënd. Nuk do të humbi kohë të e lexoj. (Moses Hadas)
  114. Ky libër mbush një boshllëk më shumë të nevojshëm. (Moses Hadas)
  115. Libri i mirë është kënaqësi. Libri madhështor shpërthen një bombë brenda teje. (Ned Hepburn)
  116. Gjithnjë lexo gjëra që të bëjnë të dukesh mirë nëse vdes duke qenë duke i lexuar ato. (P. J. O’Rourke)
  117. Kujdes nga librat që lexon, si nga shoqëria që mbanë; për shprehitë dhe karakterin tënd do të jenë me ndikim si të kaluarat po ashtu edhe të fundit. (Paxton Hood)
  118. Leximi i këtij libri është sikur të presësh të bie këpuca e pare. (Ralph Novak)
  119. Librat janë mjaft të mirë në mënyrën e tyre, por ato janë zëvendësues pa gjak për jetën. (Robert Louis Stevenson)
  120. Gjithmonë  i mbajë  dy libra në  xhep, një  të  e lexoj, në  një  të  shkruaj. (Robert Louis Stevenson)
  121. Një libër është një version i botës. Nëse nuk e do, injoroje; ose si përgjigje ofro një version tëndin. (Salman Rushdie)
  122. Leximi është ndonjëherë një mjet mjaft i zgjuar për tu ikur mendimeve. (Arthur Helps)
  123. Disa libra janë për tu shijuar, të tjerat për tu gëlltitur dhe pak nga ato për tu përtypur dhe tretur: do të thotë, disa libra janë për tu lexuar vetëm pjesë nga ato, të tjerat për tu lexuar, por pa kuriozitet dhe pak nga ato për tu lexuar të tërat edhe atë me zell dhe kujdes. (Francis Bacon)
  124. Leximi është për mendjen çfarë ushtrimi është për trupin. (Richard Steele)
  125. Jeto gjithmonë në shoqërinë më të mire kur lexon. (Sydney Smith)
  126. Ia mësyva zemrave të publikut, dhe aksidentalisht qëllova stomakun e tyre. (Upton Sinclair)
  127. Moria e librave po na bën injorantë. (Volteri)
  128. Disa libra padrejtësisht harrohen; asnjë nuk mbahet mend padrejtësisht. (W. H. Auden)
  129. Ky është libri më i preferuar në gjithë botën, edhe pse asnjëherë nuk e kam lexuar. (William Goldman)
  130. Studimi i drejtë i njerëzimit është librat. (Aldous Huxley)
  131. Mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën dhe mençurinë nuk është të pyeten librat, por të shkosh tek Zoti në lutje, dhe të sigurosh mësim hyjnor. (Joseph Smith, Jr.)
  132. Librat e mirë, sikur shokët e mire, janë të paktë dhe të zgjedhur; sa më shumë përzgjedh, aq më kënaqshëm. (Louisa May Alcott)
  133. Librat më të mire… janë ato që të tregojnë atë që tanimë e di. (George Orwell)
  134. Çfarë nuk din do të bënte libër të shumë të mire. (Sydney Smith)
  135. Kur isha në burg, isha i mbështjellë në gjithë këto libra të thellë. Atë Tolstoi pleh – njerëzit nuk duhet lexuar atë material. (Mike Tyson)
  136. Çdo here që ka revolucion, vije nga ndokush që lexon mbi revolucionin. David Walker shkroi libër dhe Nat Turner e bëri veprën e tij. (Mike Tyson)
  137. Zotëri Arthur Ashe, ishte i mire. Kam lexuar disa nga librat e tij. Ai dinte mbi çdo gjë, por ai ishte shumë i qetë dhe nuk fliste shumë. Asnjëherë nuk e takova. (Mike Tyson) 
  138. Është mirë të dish si të lexosh, por është e rrezikshme të dish si të lexosh dhe të mos dish si të interpretosh atë që lexon. – (Mike Tyson)
  139. Libri i mirë është një ngjarje në jetën time. (Stendhal)
  140. Budallenjtë kanë shprehi të besojnë se çdo gjë që është shkruar nga autorët e famshëm është e admirueshme. Sa më përket mua, unë lexoj vetëm për të kënaqur veten dhe pëlqej vetëm çfarë i përshtatet shijes sime. (Volteri)
  141. Vërtetë kisha shumë ëndrra kur isha fëmijë dhe mendoj një pjesë e madhe e asaj u rrit nga fakti se kisha mundësinë të lexoj shumë. (Bill Gates)
  142. Asnjë njeri nuk mund të kuptojë një libër të thellë përderisa nuk ka pare dhe jetuar së paku pjesë nga përmbajtja. (Ezra Pound)
  143. Me një ditë lexim njeriu mund të ketë çelësin në dorën e tij. (Ezra Pound)
  144. Çfarë mbarëvajtje kemi bërë. Më Mesjetë ata do të më kishin djegur. Tani ata janë të kënaqur me djegien e librave të mi. (Sigmund Freud)
  145. Është nga librat që njerëzit e mençur nxjerrin shpëtimin në telashet e jetës. (Victor Hugo)
  146. Të mësosh të lexosh është të ndezësh zjarr; çdo rrokje që është shqiptuar është shkëndijë. (Victor Hugo)
  147. Kur marr pak para blej libra; dhe nëse mbetet diç, blej ushqim dhe veshje. (Deriderius Erasmus)
  148. Çdo libër që e merr ka mësimin ose mësimet e veta, dhe shumë shpesh librat e këqij  kanë më shumë për të të mësuar se sa të mirët. (Stephen King)
  149. Librat e mirë nuk i shpalosin të gjitha fshehtësitë e tyre përnjëherë. (Stephen King)
  150. Nëse nuk ke kohë të lexosh, nuk ke kohë të shkruash. Kaq e thjeshtë. (Stephen King)
  151. Do të e mbash mend se gjersa e gjykon librin, libri gjithashtu të gjykon ty. (Stephen King)

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLibri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet
Artikulli tjetërPër ty Dardanë
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *