Autor: Besnik Mustafi
Nuk kthehem më, sepse aq frymë nga Zoti më ishte dhënë Nuk kthehem më, sepse zemra që vdes nuk do ngjallet më Sa shpejt vije dita kur lamtumirën botës do t'ia themi E natën e parë tokës do t'i thërrasim trupin mos t'na e ngushtojë Qiellit lart lutje do t'i dërgojmë, se atje ZOTI është e t'mos na ndëshkojë
Nuk do të kthehem në këtë botë më, për as tokë e qiell Për as jetë e vdekje, as për Zotin që më krijoi në këtë jetë Se jetën në të e bëri sprovim, e sprovat milionëshe i bëri me shpërblim E vepruesit, durimtarët dhe respektuesit këtë do ta shijojnë në atë botë pa mbarim Nuk do t'kthehem më edhe nëse nëna e babai do t'më qajnë Nëse të afërmit me lot e dhembje në shpirtin e tyre do t'më mbajnë As nëna nuk do t'kthehet për fëmijën e vogël që jetim e la Edhe babai që për të punonte me shumë mund ditë e natë Nuk kthehet më jeta pas vdekjes, pos Ringjalljes, ribashkim i mishit me shpirtin Nuk pastrohen veprat pos nëse njeriu pendimin nuk e bëri për së gjalli Në fund nuk do të vijnë as fjalët te buzët dhe te gjuha, kur në jetë sa ishim Me të su shërbyem pos kur zemrat ngushtë na u ndiheshin Harrojmë se kokën një ditë nën tokë do ta lëshojmë E harrojmë se edhe jetën me vdekje në fund do ta kurorëzojmë Nuk mendojmë se errësira e natës me shumë argumente na tregon Nesër vije dita me dritë, është koha kur llogari punës para Zotit kemi me i dhënë Nëse zemrat nuk i kemi goditur më parë kurrë njëherë me grusht meditimesh Atëherë t'i godasim sot mendjet që ta godasin zemrën e le ti thonë shpirtrave, se All-llahu është sunduesi suprem i gjithësisë në këtë botë dhe atë botë Të veprojmë sot me forcë kur atë e kemi, se një ditë do të dëshironim që të ktheheshim
GD Star Rating
loading...
loading...

Do thot ti mendon vetem per vete !nuk te mendoja till frigacak.Ti qe dikur jipje shum keshilla ti qe dikur kish gjith vrullin e jetes ku u shua vall!A po mos je enderr dhe perton te zgjohesh?Jeta nuk eshte lule e fresket siq tjert mendojn edhe ajo ngajher vyshket por me rendesi te jemi te kujdeseshme ta ujisim pa i demtu lule tjera!Nese mendon se do shpetosh veten ne ket menyr me vin keq po je gabim.Besimi matruia kujdesi jan gjera qe duhet ´tmos i lem te na shpetojn nga dora.BEJ KUJDES SOT QE MOS TE PENDOHESH NESER?
loading...