Autor: Besnik Mustafi
“Nëse dje padrejtësia buronte nga shkjau këtu tek neve në Maqedoni , sot vallë kush na e dhuron këtë pa drejtësi, të njëjtën sikurse jo shumë kohë më parë”.
Të sjellësh diçka në jetë që nuk ekzistonte më parë këtu në vendin tonë nuk është e lehtë, shpesh herë nevoja të detyron të vësh në rrezik vetveten për të arritur një qëllim të caktuar, që në të nesërmen e ardhshme të sjellë paqe, mirësi për familjen dhe shoqërinë, e të jetosh në qetësi një ditë, ua përkujtoj një shembull ku sikurse se e ëma si rrezikon vetveten në lindjen e fëmijës të vet, vë vdekjen e saj para çdo gjëje për të sjell në jetë pasardhësin e tyre që në pleqëri të kujdeset ai fëmijë për ata prindër siç u përkujdesën për të kur ai ishte i vogël, i njomë e nuk kishte forcë e aspak bukuri…
Temën që dua të e ndërlidhi me këtë, është se dje, dje luftuan vëllezërit tanë e derdhën gjak, duke rrezikuar familjen, fëmijët e pleqtë, ata edhe e dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për të sjell drejtësinë e munguar në jetë, lirinë, demokracinë dhe barazinë tonë në vendin ku po jetojmë, kontribuojmë dhe veprojmë, shpesh herë edhe kështu thuhet në popull, kur fjala e butë, toleranca dhe e mira nuk respektohen dhe hasë në vesh të shurdhër atëherë vjen në shprehje dajaku, e dajaku thotë populli ka dalë nga xheneti, një gjë që të takon e nuk të jepet në paqe me dëshirë dhe drejtësi atëherë detyrimisht të bënë të e marrësh dhe të e kërkosh duke përdorur edhe dhunën si forcë dhe opsion i fundit kryesorë për të rregulluar gjërat e pa drejtuara me dëshirë dhe drejtësi…
Nëse dje ishim të shtypur e të nëpërkëmbur nga padrejtësi e shkjaut në të gjitha aspektet primare njerëzore e jetësore, atëherë sot që po e shohim përsëri të njëjtën gjendje vetëm se në mënyrë më diplomatike, pyes pa ndal, se vallë, kur politikanët thuaj se të gjithë dje ishin luftëtarë që udhëhoqën luftën e që luftuan me mish e me shpirt për të sjell drejtësinë tonë në jetë, për sigurinë ekzistenciale, sociale, kulturore dhe ekonomike, a nuk po e shohin se vetëm veten dal ngadalë gati 12 vite po e mashtrojnë edhe neve po na zhgënjejnë, e durimin me tokë po na mbulojnë… Sot, kujtohem sikurse 20 vite më parë, a jemi të njëjtë me atë kohë të çmendur e të shkelur nga dora e njëjtë barbare apo tash jemi të shkelur e nëpërkëmbur nga një dorë më e “butë” e vëllait tonë që sheh vetëm veten e që ndodhet aty brenda ku ekzekutohet dhe ndahet drejtësia me mënyra tinëzare dhe dredhia të ndryshme, po po ata janë mu në vendin ku jepen urdhrat e prehen vendimet e përsëritura antishqiptare të para 15 e 20 viteve?!
Po mundohem tua rikujtuar vëllezërve tanë që e harruan gjendjen tonë e të tyre jo të largët që jo shumë kohë më parë, dje përdornin agresion për të sjell barazinë e njëjtë të njerëzve në këtë shtet, a e ndjejnë në vetvete se jemi kthyer në të njëjtën situatë të më hershme të viteve 90′ta, edhe pse luftuan, u shkatërruam materialisht e shpirtërisht edhe pse na ikën njerëz të shtrenjtë nga jeta vetëm për të ndryshuar këtë mjerim të popullit tonë…
Nëse nuk e ndjejnë ashtu politikanët tanë le të dalin pakë nga kolltukët e zi e të ngrohtë dhe të shohin ambientet e popullit të tyre që ia dhanë legjitimitetin t’i përfaqësojnë e t’u ndihmojnë atyre në çështjet që i preokupojnë me dekada , të shihni pakë me çfarë fati bëni lojëra e pazarllëqe të pista në dëm të kombit tuaj, në qoftë se nuk jeni në atë shqetësim për të tjerët, ua kujtojmë se bota është shumë e vogël me pasurin e saj të imtë, gjithçka kthehet një ditë, a e mendoni se edhe neve dëshirojmë kur ta kemi ftohtë kohën, të ngrohemi me gjërat e njëjta që ju ngroheni në shtëpitë e juaja luksoze, edhe neve dëshirojmë ta kemi ftohtë në vapën e ngrohtë të verës së zjarrtë që djeg ashpër ai diell, njëjtë sikurse ju dëshirojmë të jetojmë, e të hamë atë ushqim që hani ju, në qoftë se ju nuk keni mundësi ta bëni për ne atëherë përse ne të obligohemi me gënjeshtrat e juaja parazgjedhore të votojmë për ju?! Përse nuk i bëni gënjeshtrat së paku me një lëmit të caktuar dhe hiq më shumë, por gënjeni pa hesap për interesat tuaja, kurse betoheni në mashtrim, nëse sot e bëni betimin qëllimisht ne ua përkujtojmë do t’ju djeg një ditë ai betim mashtrues e i pa mëshirshëm i juaji…
Fundi i gjithë kësaj, ju bëj një pyetje, si jeni me kushte ekonomike, sociale dhe shëndetësore ju, kur populli vuan dhe sulmohet ashpër nga kriza e mbi jetesës, unë e di që ky popull nuk kërkon nga ju o politikanë të bëheni bashkë, sepse një gjë e tillë as që provohet sepse nëse provohet ndahet hisja e juaj në shumë pjesë e pastaj varfëroheni nëse merrni më pak para, e thotë një fjalë popullore zjarri dhe baruti nuk mund të qëndrojnë bashkë, por me përçarjet e juaja dhe interesat individuale të juaja po pëson populli që keni bërë robër dhe kushtëzues për mirëqenie në këtë shtet… Vetëdijesohuni pak dhe hapni sytë e gjokset e juaja të mbushura me urrejtje në mes vete, ju përkujtojmë një gjë se jemi të njëjtës gjuhë, të njëjtit komb, e të njëjtit religjion, nëse nuk ndihmohemi ne mes vete vallë nga kush presim ndihmë e të na ndihmoj dhe drejtoj?!
Kërkesa jonë është, kur të gjithë ne jemi për ju, si mundeni t’a harroni aq shpejt e mos të jeni ju për ne, e robër të vendimeve tuaja na keni bërë? Nëse nuk ju duket e dhimbshme kjo gjendja e jonë, e thirrjet tona tek ju nuk po arrijnë, mos e harroni ata diku lart dëgjohen e do t’ju përkujtohen kur do t’kërkoni faljet tona, ne nuk do t’ju ndihmojm…
loading...
