20+ thënie nga Warren Buffett

Përgatiti: Skender Mustafi

  1.  Nevojiten 20 vite për të ngritur famën dhe pesë minuta për të shkatërruar atë. Nëse mendoni rreth kësaj do t’i bëni punët ndryshe.
  2. Dikush qëndron nën dije sot sepse dikush tjetër ka mbjellë pemën shumë kohë më pare.
  3. Rregulla nr. 1: Asnjëherë mos humb para. Rregulla nr. 2: Asnjëherë mos harro rregullën nr. 1.
  4. Ju bëni gjëra kur vijnë mundësitë. Kam pasur periudha të jetës kur idetë më kanë ardhur në dengje, dhe periudha të thata. Nëse më vije një ide javën tjetër, do të bëj diç. Nëse jo, nuk do të bëj hiç asgjë.
  5. Është më mire të shoqërohesh me njerëz më të mire se ti. Përzgjidh shoqërues sjellja e të cilëve është më e mire se e jotja dhe do të lëvizësh në atë drejtim.
  6. Warren BuffettGjithmonë e kam ditur se do të jem i pasur. Nuk e di se ndonjëherë kam dyshuar në këtë.
  7. Çmimi është çfarë paguan. Vlera është çfarë merr.
  8. Unë blejë rrobe të shtrenjta. Ato vetëm duken të lira në mua.
  9. Rreziku vije nga mosdija se çfarë bën.
  10. Pyetësori i mendimit publik nuk është zëvendësues për mendimin.
  11. Ne gjithnjë jetojmë në botë të pasigurt. E sigurt është se Shtetet e Bashkuara do të ecin përpara me kohën.
  12. Duket të ketë karakteristikë perverse njerëzore që i pëlqen t’i bëj gjërat e lehta të rënda.
  13. Kujdes nga ata që bartin formula.
  14. Blejë vetëm diç për të cilën do të ishe tërësisht i kënaqur nëse tregu do të mbyllej për 10 vite.
  15. Ne kënaqemi me procesin shumë më shumë se rrjedhat.
  16. Investitorët e sodit nuk përfitojnë nga rritja e djeshme.
  17. Koha është miku i kompanisë së mrekullueshme, armiku i të mesmes.
  18. Të  shkruarit e çekut ndanë të  vepruarit nga biseda.
  19. Mbaj të  gjitha vezët në një shportë, por ruaje atë shportë afër.
  20. Unë nuk jam biznesmen, unë jam artist.
  21. Janë 309 milion njerëz që mundohen të përmirësojnë pjesën e tyre në jetë. Dhe ne kemi sistem që u mundëson të bëjnë atë.
  22. I shiko lëkundjet e tregut më mire si mik se sa si armik; më mire përfito nga marrëzia se të marrësh pjesë në të.
  23. Ne thjeshtë tentojmë të jemi të frikshëm kur të tjerët janë grykës dhe të jemi grykës vetëm atëherë kur të tjerët janë të frikshëm.
  24. Është shumë më mire të blesh një kompani të mrekullueshme me një çmim pranueshëm se sa një kompani të pranueshme me një çmim të mrekullueshëm.

Po këto i keni lexuar?