200 Thënie mbi luftën

Përgatiti: Skender Mustafi

  1. Një ushtarë do të luftojë gjatë dhe vështirë për një cope shirit me ngjyrë. – Napoleon Bonaparte
  2. E tërë lufta është dinakëri. – Sun Tzu
  3. Të gjitha luftërat janë luftëra civile sepse të gjithë burrat janë vëllezër. – Francois Fenelon
  4. Paqja e pa drejtë është më e mire se lufta e drejtë. – Marcus Tullius Cicero
  5. Çdo armë që është prodhuar, çdo anije luftarake e lëshuar në përdorim, çdo raketë e gjuajtur, në kuptimin final nënkupton vjedhje nga ata që kanë uri dhe nuk janë të ushqyer, ata që kanë të ftohtë dhe nuk janë të veshur. – Dwight D. Eisenhower
  6. Asnjëherë nuk kam përkrahur luftën, përveç si mjet për paqe. – Ulysses S. Grant
  7. Akoma nuk kam filluar të luftoj! – John Paul Jones
  8. Unë duhet studiuar politikën dhe luftën që djali im të mund të studiojë matematikën dhe filozofinë. – John Adams
  9. Ne të gjithë ishim në luftë, nëse ka mundësi të marrim pension. Ne të gjithë ishim viktima lufte, nëse ndokush po kërkon përgjegjës për krime lufte. Në këtë kohë, trimi pastron grykën e pushkës në mendjen e tij. – Skender Mustafi
  10. Më janë mbushur veshët duke dëgjuar si të vjetrit ëndërrojnë për luftërat ku djemtë e ri do të vdesin. George McGovern
  11. Nëse është natyrore të vrasësh, si është e mundur që njerëzit duhet përcjellë trajnime për të mësuar për të vrarë? – Joan Baez
  12. Nëse ne nuk përfundojmë luftën, lufta do të na përfundoj neve. – H. G. Wells
  13. Në luftën modern… do të vdesësh si qen për asnjë arsye të mire. – Ernest Heminguei
  14. Në paqe djemtë varrosin baballarët. Në luftë baballarët varrosin djemtë. – Herodoti
  15. Shumë shpesh ka qenë shumë lehtë për udhëheqësit dhe qeveritë të shtynë njeriun në luftë. – Lester B. Pearson
  16. Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës. – Volter
  17. Është mire që lufta është e tmerrshme. Në duhet rritur për të dashur atë. – Robert E. Lee
  18. Nuk vritet vetëm jeta në luftë. – Isaac Asimoy
  19. Njerëzimi duhet t’i vë fund luftës para se lufta t’i vë fund njerëzimit. – John F. Kennedy
  20. Asnjëherë në fushën e konfliktit njerëzorë nuk kishin aq shumë borxh aq shumë njerëz një pakice kaq të vogël. – Winston Churchill
  21. Asnjëherë mos mendo se lufta, pa marr parasysh sa e nevojshme ose e justifikuar, nuk është krim. – Ernest Hemingway
  22. Asnjë shtet nuk mund të veprojë me mençuri njëkohësisht në çdo pjesë të globit në çdo moment të kohës. – Henry A. Kissinger
  23. Të vjetrit shpallin lute. Por janë të rinjtë të cilët duhet luftuar dhe vdekur. – Herbert Hoover
  24. Njeriu mund të dijë si të fitoj dhe të mos dijë si të shfrytëzojë atë. – Pedro Calderon de la Barca
  25. Vetëm të vdekurit kanë pare fundin e luftës. – George Santayana
  26. Ne dimë më shumë mbi luftërat se sa mbi paqen, ne dimë më shumë mbi të vrarit se sa mbi të jetuarit. – Omar . Bradley
  27. Patriotët gjithmonë flasin mbi vdekjen për shtetin e tyre dhe asnjëherë mbi vrasjen për shtetin e tyre – Bertrand Russell
  28. Do të vijë koha kur do të thirrin në luftë dhe askush nuk do të lajmërohet. – Carl Sandberg
  29. Djersa shpëton gjak. Erwin Rommel
  30. Dhjetë ushtarë të udhëhequr me mençuri do të mundin njëqind pa kokë. – Euripidi
  31. Arma më e mire kundër një armikut është një armik tjetër. Fridrih Niçe
  32. Përdorimi i drejtpërdrejtë i forcës është një zgjedhje shumë e varfër, në përgjithësi praktikohet tek fëmijët e vegjël dhe kombet e mëdha. – David Friedman
  33. E vërteta është viktima e parë që bie kur vije lufta. – Hiram Johnson
  34.  Armata nuk fillon luftëra. Politika fillon luftëra. William Westmoreland
  35. Qëllimi i luftës nuk është të vdesësh për shtetin tënd, por të bësh birin tjetër të bushtrës të vdesë për shtetin e tij. – George S. Patton
  36. Fuqia e të pagurit të luftës është fuqia e të paguarit të luftës me sukses. – Charles Evans Hughes
  37. Paraqitja e energjisë atomike nuk ka krijuar problem të ri. Thjeshtë, ka bërë më urgjente patjetërsueshmen për të zgjidhur një problem ekzistues. – Albert Einstein
  38.  Mënyra për të fituar një luftë atomike është të siguruarit se nuk do të fillojë asnjëherë. – Omar N. Bradley
  39. Nuk ka ikje nga lufta; ajo mund vetëm të shtyhet në dobi të të tjerëve. – Nikolo Makiaveli
  40. Në ka asgjë që ka arritur lufta e që nuk do të mund të e arrinim pa të. – Havelock Ellis
  41. Asnjëherë nuk ka pasur luftë të mire, ose paqe të keqe. – Benxhamin Frenklin, Poor Richard’s Almanac
  42. Një ditë do të lulëzojë nga truri i shkencës një makinë ose force aq e frikshme në potencialin e vetë, aq absolutisht e tmerrshme, sa që edhe njeriu, luftëtari, i cili i lejon vetes torturimin dhe vdekjen që të mund të iniciojë torture dhe vdekje, do të tmerrohet, dhe kështu do të refuzojë luftën përgjithmonë. – Tomas A. Edison
  43. Lufta nuk përcakton se kush ka të drejtë – vetëm kush ka mbetur. – Bertrand Russell
  44. Lufta rritet nga dëshira e individit për të fituar përparësi në dëm të shokut të tij njeri. – Napoleon Hill
  45. Lufta paraqet seri katastrofash që përfundojnë me fitore. – Albert Pike
  46. Lufta është ferr. – William Tecumseh Sherman
  47. Lufta nuk është aventurë. Është sëmundje. Është tifuz. Antonie de Saint-Exupery
  48. Lufta është vetëm ikje burracake nga problemet e paqes. – Tomas Man, This I Believe
  49. Lufta është shpalosje e llogaritjeve të gabuara. Barbara Tuchman
  50. Lufta i krijon hajnat dhe paqja i var ata. George Herbert
  51. Lufta do të përfundonte nëse të vdekurit do të mund të ktheheshin. – Stanley Baldwin
  52. Lufta asnjëherë nuk ka lënduar ndokënd përveç njerëzit që vdesin. – Salvador Dali
  53. Ne të gjithë jemi turistë në histori, dhe ironia është ajo çfarë fitojmë në luftëra. – Anatole Broyard
  54. Ne do të kemi paqe edhe sikur të duhet të luftojmë për të. Dwight D. Eisenhower
  55. Ne kemi qenë duke udhëtuar nëpër mjegull. Qielli është i errët që kur filloi lufta. – Black Kettle
  56. Kemi luftë kur së paku një nga pjesëtarët në konflikt dëshiron më diç më shumë se sa paqe. – Jeane Kirkpatrick
  57. Kur të pasurit paguajnë luftën, janë të varfrit që vdesin. Zhan-Pol Sartër, The Devil and the Good Lord
  58. Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon. – Winston Chrchill
  59. Nuk mund të thoni se civilizimi nuk po përparon… në çdo luftë ata të vrasin në një mënyrë të re. – Will Rogers, New York Times, 23 Dhjetor, 1929
  60. Lufta është tregti mbretërish. – John Dryden, King Arthur
  61. Të gjitha luftërat pasqyrojnë dështim të diplomacisë. – Tony Benn, fjalimi 28 Shkurt, 1991
  62. E urrej luftën aq sa mund të e urrej atë një ushtarë që e ka mbijetuar, vetëm aq sa njëri që ka parë brutalitetin e saj, idiotësinë e saj. – Dwight D. Eisenhower, fjalimi më 10 Janar, 1946
  63. Nëse e sheh njerëzimin si një trup të madh, atëherë lufta është vetëvrasje, ose më së miri, gjymëtim i vetes. – Jerome P. Crabb
  64. I mallkuar qoftë ai i cili i pari e zbuloi luftën. Christopher Marlowe, Tamburlaine the Great
  65. Mendoj se mallkimi duhet të bie mbi mua – sepse e dua këtë luftë. E di se shtrydhë dhe shkatërron jetët e mijërave çdo moment – nuk mund të mos e dua – e shijoj çdo sekondë nga ajo. Winston Churchill, letër një miku, 1916
  66. Lufta në Vietnam ishte lufta e pare e bërë pa asnjë censurim. Pa censurim, punët mund të koklaviten keqë në mendjen e publikut. – William Westmoreland, Time magazine, Apr. 5, 1982
  67. Lufta është sikur dashuria, gjithmonë gjen rrugë. – Bertolt Brecht, Mother Courage and Her Children
  68. Të gjitha shtyrjet janë të rrezikshme në luftë. – John Dryden, Tyrannic Love
  69. Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë. – Albert Einstein
  70. Është qesharake se ata të cilët janë për luftë thuajse gjithmonë janë ata të cilët nuk duhet të marrin pjesë në të. Jerome P. Crabb
  71. Pas një lufte të gjatë e të pa shpresë, njerëzit do të pajtohen për paqe, thuajse për çfarëdo çmimi. – Salman Rushdie, hyrja, The Buzëqeshja e Jaguarit
  72. Mendja në paqe nuk sjell luftëra. – Sofokle, Oedipus Rex
  73. Dobësia dhe ambivalenca shpien në luftë. – Xhorxh H.W. Bush, Fjalimi gjatë pranimit në RNC, 18 Gusht, 1988
  74. Është interesante … se si armët reflektojnë shpirtin e përpunuesit të tyre. – Don Delillo, Underworld
  75. Nëse civilizimi ka një të kundërt, është lufta. Nga këto dy gjëra ke njërën ose tjetrën. Jo të dyja. Ursula K. Le Guin, The Left Hand of Darkness
  76. Unë di, por kuptohet, vetëm pakë mbi luftën dhe dua të di edhe më pakë. – James Fenimore Cooper, The Spy
  77. Parandalimi i luftës është më i mire se protestimi kundër luftës. Protestimi I luftës është shumë vonë. – Thich Nhat Hanh, Being Peace
  78. Lufta është ngjitëse. – Frenklin D. Ruzvelt, fjalimi, 5 Tetor, 1937
  79. Lufta kërkon sakrificë nga njerëzit. Jep vetëm vuajtje si kthim. – Frederic Clemson Howe, Why War
  80. Lufta: së pari, shpreson të fitojë; pastaj pret armiku të humbë; pastaj, kënaqet që edhe armiku vuan; në fund, befasohet që të gjithë kanë humbur. – Karl Kraus
  81. Kombi që ka pozicionin më të forte luftarak lehtë mund të gjejë një arsye për të hyrë në luftë. – Lewis F. Korns, Thoughts
  82. Dëshira është edhe fëmija edhe prindi i luftës. Edward Counsel, Maxims
  83. Nikson: I vetmi vend ku nuk pajtohemi ne të dy … është bombardimi. Ti je aq i brengosur rreth civilëve dhe mua s’më intereson. S’më intereson.
    Kissinger: Brengosem rreth civilëve sepse nuk dua që bota të mobilizohet kundër teje si kasap. Richard Nikson dhe Henri Kisinxher (sitat në Secrets: A Memoir of Vietnam and the Pentagon Papers)
  84. Historia e botës nuk i bën njerëzit miq. Ti kishe armë më të mira dhe i masakrove. U kry tregimi. – Spike, Buffy the Vampire Slayer, “Pangs” (1999)
  85. Zotërinj, nuk mund të rriheni këtu! Kjo është Dhoma e Luftës! – Presidenti Merkin Muffley, Dr. Strangelove (1964)
  86. Të gjithë e urrejnë luftën, por askush s’ka bërë gjë rreth kësaj. – Kevin Levin, Ben 10: Alien Force, “Simple” (2009)
  87. Gjëja më e mire të bësh kundër luftës është të largohesh nga ajo. – Kapiteni Planet, Captain Planet and the Planeteers, “The Ultimate Pollution” (1991)
  88. Kur burrave ju mbarojnë fjalët, ata i kapin armët. – Oliver Cromwell, Cromwell (1970)
  89. Nuk jam sentimental rreth luftës. Nuk shoh asgjë fisnike në dritare. – Togeri Charles E. Madison, The Americanization of Emily (1964)
  90. Bashkimi fiton luftën.  –   Gjenerali Shaak Ti, Star Wars: The Clone Wars, “Clone Cadets” (2010)
  91. Njerëzit që kanë parë beteja arë nga ata të cilët e mbajnë jetën nga më të dashurat. – J’onn J’onzz,  Justice League: Crisis of Two Earths (2010)
  92. Ëndërroj të lindi fëmijë i cili do të pyes: “Nënë, çfarë ishte lufta?” – Eve Merriam
  93. Lufta e madhe e le shtetin me tri armata – një armatë të gjymtuarish, një armatë vajtuesish dhe një armatë hajdutësh. – Proverb gjermane
  94. Të gjithë janë pacifist mes luftërash. Është sikur të jesh vegjetarian mes mishrave. – Colman McCarthy
  95. Bashkëngjitu armatës, shih botën, tako njerëz interesant – dhe vriti ata. – Pacifist Badge, 1978
  96. Në luftë nuk ka ushtarë të pa lënduar. – José Narosky
  97. Tragjedia e luftës është se shfrytëzon më të mirën e njeriut për të bërë më të keqën – Henry Fosdick
  98. Njerëzit janë në luftë me njëri tjetrin sepse secili njeri është në luftë me veten e tij. – Francis Meehan
  99. Nuk mund të parandalosh dhe të përgatitesh për luftë në të njëjtën kohë. – Albert Einstein
  100. Ne vrasim sepse frikohemi nga hija jonë, frikohemi se nëse shfrytëzojmë pakë mendjen do të duhej të pranonim se principet tona të famshme janë gabim. – Henry Miller, The Wisdom of the Heart, 1941
  101. Të vrasësh njeri nuk do të thotë të mbrosh një doktrinë, por të vrasësh njeri. – Michael Servetus
  102. Luftërat zakonisht kanë efektin e përshpejtimit të historisë. – Pieter Geyl,Debates With Historians
  103. Përse vrasim njerëzit që vrasin njerëzit për të treguar se vrasja e njerëzve është gabim? – Holly Near
  104. Pionierët e botës pa luftë janë të rinjtë të cilët refuzojnë shërbimet ushtarake. – Albert Einstein
  105. Nuk e di nëse lufta është tëhuajsim gjatë paqes, ose paqja tëhuajsim gjatë luftës. – Georges Clemenceau
  106. Lufta është shumë serioze t’ia besosh ushtrisë. – Georges Clemenceau
  107. Politika është luftë pa gjakderdhje përderisa lufta është politikë me gjakderdhje. – Mao Ce Tung ( 1893 – 1976)
  108. I vetmi fitues i luftës së vitit 1812 ishte Çajkovski. – Solomon Short
  109. Largoje diplomacinë nga lufta dhe çështja do të mbarojë brenda jave. Will Rogers (1879 – 1935)
  110. Mbase, asnjë komb nuk është aq i pasur të investojë edhe në luftë edhe në civilizim. Ne duhet të bëjmë zgjedhjen tone; ne nuk mund t’i kemi dyja. – Abraham Flexner, diplomat izraelit (1915-2002)
  111. I shkatërroj armiqtë kur i bëj miq. – Abraham Lincoln
  112. Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo të e thuash atë dhe eventualisht do ta besojnë ata. – Adolph Hitler
  113. Pavarësisht çfarë arsye politike i jepet luftës, arsyeja në prapavijë gjithmonë është ekonomike. – A. J. P. Taylor
  114. Forca tërheq gjithmonë njerëzit me moral të ulët. – Albert Einstein
  115. Oh paqe! Sa luftëra u paguan në emër tënd. – Alexander Pope
  116. I bëj luftërat të pa profite dhe i bën ato të pa mundshme. – A. Philip Randolph
  117. Luftërat nuk paguhen gjatë kohës së luftës, fletëpagesa vije më pas. – Benjamin Franklin
  118. Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të ruajtur botën. – Benjamin Harrison
  119. Terrorist është ai me bombë më të vogël. – Brendan Behan
  120. Armata e arsyeshme do të ikte. – Charles de Secondat, baron de Montesquieu nga “The Spirit of Laws” (1748)
  121. Më emëro një perandor I cili është goditur ndonjëherë nga një gjyle topi. – Çarlsi i V I Francës
  122. Pas fitores ke më shumë armiq. – Ciceroni
  123. Asgjë nuk është politikisht e drejtë që është moralisht e pa drejtë. – Daniel O’Connell
  124. Nuk mund të fitosh luftën ndaj terrorizmit. Është sikur t’i bësh luftë xhelozisë. – David Cross
  125. Lufta krijon paqe sikur urrejtja që krijon dashuri. – David L. Wilson
  126. Tiranët rrallë kërkojnë pretekst. – Edmund Burke
  127. Patrioti duhet gjithmonë të jetë gati për të mbrojtur vendin e tij nga qeveria. – Edward Abbey
  128. Teoria ime është, njerëzit e forte nuk kanë nevojë për udhëheqës të forte. – Ella Baker
  129. Përsëritja nuk e kthen gënjeshtrën në të vërtetë. – Franklin D. Roosevelt
  130. Është siguria ajo që dëshiron? Nuk ka siguri në majë të botës. – Garet Garrett
  131. Vetëm fituesit vendosin cilat ishin krimet e luftës. – Gary Wills
  132. Dua të e trishtoj pjesën tjetër të botës. – Gjenerali Colin Powell
  133. Është shumë më lehtë të bëhet luftë se sa paqe. – Georges Clemenceau
  134. Nuk ka dallim mes atij që vret dhe atij që merr vendime për të dërguar të tjerët të vrasin. Është saktësisht e njëjta gjë, ose edhe më keq. – Golda Meir
  135. Drejtësia ushtarake është për drejtësinë sikur muzika ushtarake që është për muzikën. – Groucho Marx
  136. Lufta është bankrotim i politikës. – Hans Van Seeckt
  137. Dy armata që luftojnë njëra tjetrën është sikur një armatë e madhe bën vetëvrasje. – Henri Barbusse
  138. Çfarë udhëheqësit politik vendosin, shërbimet inteligjente tentojnë të e justifikojnë. – Henry Kissinger
  139. Kur fanatikët gjenden në majë nuk ka fund shtypja. – H.L. Menken
  140. Si mund të i bësh luftë terrorit kur vetë lufta është terrorizëm? – Howard Zinn
  141. Nuk ka aq flamur të madh të mbulojë turpin e vrasjes së njerëzve të pa fajshëm. – Howard Zinn
  142. Më njerëzore është të e shërosh armiqtë se sa të I vrasësh. – Hugh Mann
  143. Liria është çfarëdo që thotë presidenti se është, pritet rishqyrtim. – James Bovard
  144. Është një çështje të luftosh për atë që beson, çështje tjetër është të luftosh për atë që besojnë të tjerët. – James Wolcott, citat në artikullin “From Fear to Eternity”
  145. Vrasja e një njeriu për të mbrojtur një ide nuk është mbrojtje e idesë; është vrasje e një njeriu. – Jean -Luc Godard
  146. Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke ia vrarë fëmijët njëri tjetrit. – Jimmy Carter
  147. Ata të cilët shtypin lirinë gjithmonë bëjnë ashtu në emër të ligjit dhe rendit. – John V. Lindsay
  148. E kundërta e luftës nuk është paqja, është krijimi. – Jonathan Larson
  149. Unë nuk jam kundër të gjitha luftërave – vetëm kundër cilësdo që zhvillohet tani. – Ken Gillespie
  150. Lufta nuk I bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur. – Ken Gillespie
  151. Luftërat shpesh ndodhin dhjetë vite para shkrepjes së plumbit të parë. – K. K. V. Casey
  152. Mos më fol rreth mizorisë; të gjitha luftërat janë mizori. – Lord Kitchener (Horatio Herbert)
  153. Filozofia e proteksionizmit është filozofi e luftës. – Ludwig von Mises
  154. Një sy për një sy na bën të gjithë të verbër. – Mahatma Gandhi
  155. Nuk ka rrugë drejt paqes. Paqja është rruga. – Mahatma Gandhi
  156. Ne kemi udhëzuar raketat dhe kemi ç’udhëzuar njerëzit. – Martin Luther King, Jr.
  157. Politika dhe krimi janë e njëjta gjë. – Michael Corleone (from “The Godfather: Part III”)
  158. Lufta është biznesi i barbarëve. – Napoleon Bonaparte
  159. Në sytë e ndërtuesve të perandorive njerëzit nuk janë njerëz, por instrumente. – Napoleon Bonaparte
  160. Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë: shpata dhe mendja. Në afat të gjatë, shpata gjithmonë është e mposhtur nga mendja. – Napoleon Bonaparte
  161. Nëse dëshiron paqe me armikun, duhet të punosh me armikun. Pastaj ai bëhet partneri yt. – Nelson Mandela
  162. Gjëja nuk është patjetër e vërtetë sepse njeriu vdes për të. – Oscar Wilde
  163. Lufta parandaluese është sikur të bësh vetëvrasje nga frika nga vdekja. – Otto von Bismarck
  164. Dhuna nuk është fuqi, por mungesë e fuqisë. – Ralph Waldo Emerson
  165. Lufta mund të jetë e përkohshme, por tingëllima e saj mbetet përgjithmonë. – Ramman Kenoun
  166. Lufta është bërë sport spektatorësh për amerikanët. – Admirali Gene R. LaRocque
  167. Kur presidentët amerikan përgatiten për luftëra të jashtme, ata gënjejnë. – Robert Higgs
  168. Ata që nuk lëvizin nuk i ndjejnë zinxhirët e tyre. – Rosa Luxemburg
  169. Lufta jo që është formë legale e vrasjes, por është vrasje masive serike. – Sarah Bellum
  170. Ne themi se ne brengosemi rreth luftës, por në të vërtetë ne nuk dimë për çfar luftojmë. – Scott Ritter
  171. Iraku ishte luftë e përzgjedhur, nuk ishte e patjetërsueshme. – senatori Barbara Boxer
  172. Mësimi më i madh që kam mësuar nga Vietnami është të mos u besoj deklaratave qeveritare. – senatori James W. Fulbright
  173. Çmimi i perandorisë është shpirti i Amerikës, ky është çmim shumë i lartë. – senatori J. William Fulbright
  174. Lufta nuk është e patjetërsueshme. Ne me të vërtetë po ecim përgjumur nëpër histori. Senatori Robert Byrd
  175. Nëse jeton mjaft gjatë do të shohësh se secila fitore kthehet në humbje. – Simone de Beauvoir
  176. U kyça në armatë duke besuar se nëse dëshiron paqe duhesh patjetër përgatitur për luftë. Tani besoj se nëse përgatitesh tërësisht për luftë do ta gjesh atë. – Sir John Frederick Maurice
  177. Terrorizmi është lufta e të varfërve dhe lufta është terrorizëm i të pasurve. – Sir Peter Ustinov
  178. Lufta është dallavere. – Smedley Butler
  179. Të gjitha luftërat janë zhvilluar për para. – Socrates
  180. Njerëzimi meriton sakrificë – por jo nga njerëzimi. – Stanislaw Jerzy Lec
  181. Sa më i korruptuar shteti, aq më shumë ligje. – Takitus
  182. Kërcënimi më i madh për lirinë është populli i plogët. – Supreme Court Justice Louis D. Brandeis
  183. Krimet më të rënda u kryen nga disa, u pëlqyen nga më shumë dhe u toleruan nga të gjithë. – Takitus
  184. Është jo patriotike të mos e thuash të vërtetën, qoftë mbi presidentin ose mbi cilindo tjetër. – Theodore Roosevelt
  185. Për t’i mbledhur njerëzit, qeverisë i nevojiten armiq. Ata duan që ne të frikohemi, të urrejmë, kështu ne do të mblidhemi pas tyre. – Thich Nhat Hanh
  186. Lufta është një grindje mes dy hajdutësh shumë frikacak për të zhvilluar betejën e tyre. – Thomas Carlyle
  187. Fëmijët tanë nuk kanë lindur të urrejnë, ata janë rritur të urrejnë. – Thomas della Peruta
  188. Qeveritë me qëllim përzgjedhin mes gënjeshtrave dhe luftës, në fund gjithnjë duke përfunduar njejtë. Njëra gjithnjë shpie tek tjetra. – Thomas Jefferson
  189. Lufta më e suksesshme rrallë shpaguan veten. – Thomas Jefferson, në një letër dërguar William Short, 28 Korrik, 1791.
  190. Kur populli I frikohet qeverisë së vetë, aty ka tirani; kur qeveria I frikohet popullit të vetë, aty ka liri. – Thomas Jefferson
  191. Një armatë principesh mund të depërtojë atje ku një armatë ushtarësh nuk mund. – Thomas Paine
  192. Drejtësia tentohet të korruptohet nga pasioni politik. – T.S. Eliot
  193. Kombet, sikur individët, ndëshkohen për shkeljet e tyre. – Ulysses S. Grant
  194. Nëse vret një njeri, je vrasës. Nëse vret dhjetë njerëz, je përbindësh. Nëse vret dhjetë mijë, je hero kombëtarë. – Vassilis Epaminondou
  195. Është rrezik të jesh në të drejtë kur qeveria është në të pa drejtë. – Volter
  196. Është lehtë të nënshtrosh tërë universin me anë të forcës se sa mendjet e një fshati të vetëm. – Volter
  197. Ata të cilët të bëjnë të u besosh absurditeteve të bëjnë të bësh mizori. – Volter
  198. Të ligjve, çdo gjë u shërben si pretekst. – Volter
  199. Ne e kemi takuar armikun dhe ai është ne. – Walt Kelly
  200. Nëse [Amerika] bëhet militante, do të jetë sepse populli i vetë ka zgjedhur të bëhet ashtu; do të jetë sepse ata mendojnë se lufta dhe dashuria ndaj luftës janë të dëshirueshme. – William Graham Sumner, nga libri “As I Lay Dying”
  201. Njeriu mund të I ndërtojë vetes një front bajonetash, por nuk mund të ulet mbi të. – William Ralph Inge
  202. Krimi më madh që nga LDB ka qenë Politika e Jashtme e SHBA-ve. – William Ramsey Clark (William Ramsey Clark ishte Gjeneral Prokurorë I ShBA-ve nën udhëheqjen e Lyndon B. Johnson)
  203. Kur je duke fituar luftën gati gjithçka që ndodhë mund të pretendohet si e drejtë dhe e mençur. – Winston Churchill
  204. Lufta nuk na mëson të duam armiqtë, por të urrejmë miqtë. – W. L. George
  205. Logjik e Politikanit: Diç duhet bërë, kjo është diç, për atë ne duhet bërë këtë. – Yes, Prime Minister (TV Shou në Mbretërinë e Bashkuar)

Po këto i keni lexuar?