BPMN diagramet: Gateways (portat)

Portat, që në literaturën në anglisht dhe në mjetet për realizimin e BPMN diagrameve njihen si Gateways, janë elemente për kontrollin e rrjedhës së aktiviteteve të cilat menaxhojnë divergjencën dhe konvergjencën e rrjedhës. Portat si elemente kushtëzuese të BPMN diagrameve bëjnë degëzimin, shkoqitjen dhe bashkimin e rrjedhës së veprimeve të aktiviteteve në një proces të caktuar. Në BPMN, realizimi i modelimit të kontrollit të veprimeve në një proces bëhet përmes gjashtë llojeve të portave:

lexo më tepër

BPMN diagramet: SubProcesses (nën-proceset)

Sub Processes që në shqip ka kuptimin nën-proceset janë elemente të BPMN diagrameve. Një nën-proces paraqet një aktivitet të kombinuar me ngjarje (Events) ose/dhe porta (Gateway) ose edhe një tërësi aktivitetesh të kombinuara që janë pjesë të një procesi e që dallohen me karakteristika të përbashkëta nga pjesa tjetër e procesit. Një proces mund të jetë i përbërë nga një sërë nën-procesesh. Për më tepër nën-proceset janë të theksuara nëse modelimi i procesit është i komplikuar dhe ka nevojë që të shtrohet përqendrimi në pjesë të caktuara të procesit.

lexo më tepër

BPMN diagramet: Tasks (detyrat)

Tasks ose në shqip “detyrat” janë elemente të BPMN diagrameve të cilat përcaktojnë aktivitetet të cilat duhet realizuar në një proces i cili modelohet përmes BPMN diagrameve. Në fjalë tjera, një “Task”/detyrë paraqet një aktivitet atomik i cili është pjesë e një procesi. Në pikëpamjen e BPMN rregullave një detyrë paraqet aktivitet të një procesi i cili nuk mund të ndahet në nën-aktivitete, megjithatë ekzistojnë katër nënlloje të ndryshme të detyrave (emërimi është qëllimisht i lënë në anglisht meqë realizimi i modeleve përmes mjeteve të ndryshme bëhet në anglisht dhe njohja e aktiviteteve është…

lexo më tepër

BPMN diagramet

Përgatiti: Skender Mustafi  BPMN është akronim nga fjalët në anglisht “Business Process Modeling Notation” që në shqip nënkupton “Shënimet e Modelimit të Proceseve të Biznesit”. BPMN është gjuhë e cila përcakton një mënyrë të organizuar, të njohur dhe të pranuar,  për përpilimin e diagrameve të cilët ndihmojnë modelimin e proceseve të biznesit. Meqë ky lloj i organizuar i shënimeve vije si pasojë e zhvillimeve moderne të biznesit të mbështetura nga teknologjia informative dhe fillimisht është zhvilluar në gjuhën angleze, në artikull dhe gjatë implementimit praktik mund të shihni se do të jeni…

lexo më tepër

13 softuerë për realizimin, ndryshimin dhe konvertimin e PDF dokumenteve

Përgatiti: Skender Mustafi  Më poshtë janë të përmbledhur softuerët më të pëlqyer në internet të cilët konvertojnë dokumentet në PDF, mundësojnë realizimin e PDF dokumenteve, si dhe përpunimin e PDF e tyre. PDFArchitect – mundëson bashkimin e PDF dokumenteve në një dokument të vetëm, shkëputjen e faqeve të ndonjë dokumenti të caktuar si dhe bashkimin e materialeve të përpunuara në një dokument të vetëm duke i radhitur sipas dëshirës. PDFsam – ngjashëm sikur PDFArchitect, mundëson bashkimin dhe ndarjen e PDF dokumenteve duke mundësuar njëkohësisht parapamjen e tyre. PDFill – mundëson që…

lexo më tepër

6 softuerë për leximin e PDF dokumenteve

Përgatiti: Skender Mustafi  Adobe PDF Reader tanimë, së paku mua personalisht, më shqetëson për faktin se është bërë i rëndë në veprim dhe në çdo version është gjithnjë e më i madh. Tani ka gati 50MB. Sidoqoftë, unë ka ca kohë që më nuk shfrytëzoj këtë softuer për të lexuar PDF dokumente, ose madje edhe për të vepruar në to. Më poshtë do u paraqes një listë softuerësh të cilët posedojnë karakteristika të rëndësishme për leximin e PDF dokumenteve dhe për përpunimin e tyre. Meqë ju tanimë e njihni Adobe PDF Reader,…

lexo më tepër