Autor: Besnik Mustafi Dëshmia dëshmon për vetë dëshminë O ME I LARTI JE TI Se edhe jeta në tokë u krijua për të dëshmuarin I dëshmuar është ai që udhëheq universin nga lart e poshtë E njeriu është rrugëtar nëpër dëshminë e të lartë dëshmuarit nga poshtë lartë Që nuk e sheh me sy,por e ndjen pran shpirtit të tij, O I MADHËRUAR JE I VETMI TY
E në dëshmi s'ka dyshim,sepse dyshimi s'ka vend strehim
Se qiejt 7 nga poshtë e lart,afër e larg,rreth e përqark
Për Allahun dëshmojnë që nga dje, sot e nesër e për gjithë jetën,
sa t'rrojë kjo botë e vjetër
Krijues e rregullues planetarë është i vetmi e pa shok
Se ti dëshmove që në fillim për veten
E ne nga pakënaqësitë e botës kem filluar ta urrejmë edhe jetën
Nuk është e jona as një moment, na e dha për dëshminë
Na ofrove besim e durim me shpërblim për ata që afër tij të vërtetën do ta ndjejnë
Dëshminë tënde,për gjithë jetën,O UDHËZUES I IM
Na dha jetë që afër t'na mbash,dërgove të dërguarin Resulullah
Që sqarime,argumente,e fakte për ekzistencën e zotërisë tënde të tregojë
O udhëheqës na e bëre këtë rrugë të rënd por ta kalojmë me qejf e trishtim,
gëzim e hidhërim
O ME I DASHUR SE VET DASHURIA ALLAHU I GJITHË NJERËZISË
O i dëshmuar që dhuron nga vetja,e shkul shumë shpirtra të njerëzve
të trazuar e të qetësuar
Dhuron nga mëshira jote, udhëzon nga bujaria jote,
humb e devijon nga mos kënaqësia dhe dëshpërimi
O i pa dëshpëruar, që falë gjithçka për Njeriun e mrekulluar
O I LARTI E ME I LART SE GJITHËSIA, QE KRIJOVE EDHE GJITHËSINË ME DITURIN
URTËSINË DHE MADHESHIT TENDE O I DËSHMUAR ALLAHU YNË I PA HARRUAR
GD Star Rating
loading...
loading...
