in memoriam

gjysmë dielli i hijezuar
më vete prapa me vite
ndonëse çaluar
hynë në shpirtin tim si mjegull
dhe më shikon vrenjtur
heshtur
ç’veshur e harruar

dhe pasqyra hije
më trishton ditëve të heshtura
e unë
mbledhë thikat qosheve të ëndrrës
për të çarë pëlhurën e fatit hamall
në arkeologjinë e jetës
për luftën e ndjenjës së humbur

unë kopja ime e shuar
nuk duroj dot
se nuk e bëra krimin në jetë
që e shijova atë

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment