5 alternativa për të zëvendësuar Outlook

Përgatiti: Skender Mustafi

outlook 2010Microsoft Outlook është programi më i njohur i komunikimit ndër bizneset. Karakteristikë e programit është se u lejon bizneseve që të përcaktojnë kushtet e komunikimit të punonjësve mes vete. Gjithashtu u mundëson shpërndarjen, sinkronizimin dhe bashkëunimin në përpilimin e kalendarëve dhe listave të kontakteve.

Më poshtë gjenden 5 suftuerë të cilët mund të përdoren për të zëvendësuar Outlook.

Thunderbird – alternaiva më e mirë e Outlook. Softueri përfiton nga popullariteti i Firefox. Ekzistojnë shumë shtesa të cilat sjellin shumë funksione për përdoruesin si dhe ruajnë stabilitetin e oftuerit.  >>>Shkarko softuerin<<<

Zimbra Desktop – është softuer specifik për menaxhimin e postave elektronike. Gjithashtu mundëson ndërlidhjen dhe ndërveprimin me shërbime tjera dhe me host. Një nga karakteristikat që e bën softuer soecifik është mundësia e ndërlidhjes me rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter. Mundëson ndërlidhje të lehtë me Mail, Hotmail, Gmail, Yahoo, dhe shumë ofrues tjerë të postave elektronike. >>>Shakrtko softuerin<<<

Claws Mail është njëri nga klientët më të shpejtë për postat elektronike. Posedon një numër të madh shtesash si dhe mudnësi shumë të mira konfigurimi, nbështetje të shumëfishtë MH dosjesh, Mbox import/eksport, redaktues të jashtë, mbështetje GnuPG, si dhe mbështetje të SSL mbi POP3, SMTP, IMAP4rev1 dhe NNTP protokollarët.  >>>Shkarko softuerin<<<

eM Client është plotësisht i përshtatur që të funksionojë në  Windows XP, Vista dhe Windows 7. Mund të ndërlidhet me shërbyes të tretë POP/IMAP si Hotmail, Yahoo, Gmail si dhe shumë të tjerë. Ofron kalendarë me shumë funksione si dhe mundëson sinkronizimin e tij me Google kalendarin ose me atë në celularin tuaj. Porositë mund të grupohen ose të bëhen me shenja për tu identifikuar. Gjithashtu kontaktet mund të i sinkronizoni me ato që keni tek Google. Është shumë i lehtë për përdorim. >>>Shkarko softuerin<<<

Pegasus Mail është nga klientët më të vjetër që ofron të postës elektronike. Klienti është shumë stabil dhe i pasur me mundësi të cilat rrallë mund të gjinden tek softuer tjerë. Ka një sistem të sofistikuar mbrojtës duke mbrojtur përdoruesin edhe nga viruset më të bezsishme të fshehur në HTML. >>>Shkarko softuerin<<<

Po këto i keni lexuar?