6 programe për të krijuar ueb faqen tuaj

0

Karakteristikat kryesore të krijimit të një faqeje interneti sado që të jetë e komplikuar janë 3: programimi i kodit të faqes, dizajnimi i faqes dhe ngarkimi i saj në rrjet.
Me programim të faqes nënkuptohet krijimi i kodit të sajë i cili e bënë faqen funksionale, gjë që mund të realizohet përmes gjuhëve të ndryshme për programim dhe përmes mjeteve (programeve kompjuterike) të ndryshme.
Dizajnimi përfshinë radhitjen e elementeve në një strukturë të pranueshme dhe atraktive për vizitorët. Kjo përfshinë kombinimin e pjesëve të faqes, fotove, ngjyrave dhe të gjitha elementeve tjera që e bëjnë faqen atraktive.
Ngarkimi nënkupton ngarkimin e të gjitha materialeve nga kompjuteri lokal në serverët në rrjet, gjë që mund të e realizoni përmes programeve të ndryshme kompjuterike ose drejtë për së drejti përmes ftp (që nuk do ta kisha preferuar).

Më poshtë janë përmbledhur disa programe të cilat u mundësojnë pikërisht kryerjen e këtyre tre veprimeve që u mundësojnë krijimin e faqes suaj. E vetmja gjë që u mbetet është gjetja e një hapësire falas për të ngarkuar faqen ose blerja e një hapësire në internet dhe një emri faqeje që u nevojitet ose thjeshtë që u pëlqen.

1. Evrsoft First Page 2006 – program që mundëson krijimin e kodit të faqes, programimin e saj.

2. KompoZer – gjithashtu një program kompjuterik falas për programimin e faqes suaj.

3. Picnik u mundëson përpunimin e fotove për të dizajnuar faqen. Efektet e shumta falas janë të pastra, pa simbole të ofruesit të mjetit. Fotot mund të i rregulloni direkt në internet pa pasur nevojë për të shkarkuar ndonjë program në kompjuterin tuaj.

4. Photoscape është program kompjuterik. Mundëson rregullimin dhe organizimin e fotove në kompjuterin tuaj duke u lehtësuar organizimin e fotove dhe pasjen Moneygram agent kontroll mbi to.

5. GIMP është program për rregullim të fotove. Programi është shumë i njohur dhe ekziston në disa gjuhë.

6. FileZilla është FTP program që mundëson ngarkimin e materialit në server dhe shkarkimin e tij nga serveri. Njëkohësisht platforma ofron mundësinë e hyrjes në dy serverë të ndryshme dhe transferimin e materialeve nga njëri në tjetrin.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *