7 softuerë falas nga Serif (Europe) Ltd.

2

Serif (Europe) Ltd. është kompani për prodhimin e softuerëve profesional me pagesë dhe falas. Më poshtë kemi paraqitur listën e softuerëve falas të ofruara nga kjo kompani dhe që njëkohësisht janë shumë të pëlqyer nga përdoruesit. Ju mund të i shkarkoni softuerët pasi që të jeni regjistruar dhe të keni aktivizuar llogarinë tuaj. Regjistrimi është i thjeshtë dhe i shpejtë. Në postën tuaj elektronike do të pranoni nga një postë pas shkarkimit të çdo softueri dhe tek kjo postë do të keni numrin serik për aktivizimin e softuerit të caktuar.

PagePlus Starter Edition – është softuer për dizajnimin e dokumenteve për shtyp. Ky version është tërësisht falas. Ndër karakteristikat më tërheqëse të këtij mjeti janë:

  • kontrolli i tërësishëm i strukturës gjatë përpilimit të dokumentit
  • procesim shumë i mirë i fjalëve për të arritur rezultate profesionale
  • mundësi për veprime përmes miut gjatë dizajnimit, thjesht tërheq-lësho
  • mbështetje të llojeve të njohura të skedave si .JPG dhe .PNG
  • skema të ngjyrave me veprim automatik

WebPlus Starter Edition – është mjet falas për përpilimin e dizajnëve për faqen/faqet tuaja. Karakteristikat e këtij softueri janë:

  • nuk ka nevojë për dituri rreth html
  • sistem i dizajnimit përmes metodës tërheq-hedhë, pra veprim përmes miut për përpilimin e faqeve shpejtë dhe lehtë
  • vendos tekst dhe foto nga kompjuteri
  • vendos video dhe muzikë në faqe
  • vendos gjithashtu falas shtesa për faqe si blog, forume, si dhe numërues vizitorësh
  • dizajno duke filluar nga fillimi ose shfrytëzo platformat e dizajnëve të gatshme të cilat me lehtësi mund të ndryshohen

PhotoPlus Starter Edition – është softuer për përpunimin e fotografive. Ndër karakteristikat më të rëndësishme të këtij softueri janë:

  • Importimi dhe përpunimi i të gjitha formateve të njohura të fotove digjitale
  • Rregullo fotot për formatet e zakonshme të shtypit
  • rregullo fotot e vjetra dhe të dëmtuara
  • largo sytë e kuqë, lëkurën e lëmuar, dhëmbët e tej-zbardhur e anomali tjera të paraqitura gjatë fotografimit
  • largo objektet e pa dëshiruara nga fotoja
  • rregullo nivelet, lakoret, ndriçimin, kontrastin e të tjera
  • pikturo përmes brushave të ndryshme artistike

DrawPlus – është mjet i mrekullueshëm për vizatim dhe pikturim me efekte brilante. Karakteristikat atraktive të këtij mjeti për dizajn janë:

  • mjet preciz për vizatim me vektorë
  • mjete të përshtatshme me efekte reale
  • mundësi për bashkëngjitje tekstesh – efekt shumë i përshtatshëm për dizajnë kreative
  • forma të përziera – për efekte të avancuara artistike
  • i përputhshëm me tabletët grafik
  • mjet i mrekullueshëm për dizajnimin e ueb grafikëve dhe projekteve të ndryshme për shtyp

MoviePlus – është softuer shumë i përshtatshëm për përpunimin e video materialeve. Madje edhe versioni me pagesë i cili mbështetë të gjitha formatet e vide materialeve është shumë i lirë. Karakteristikat kryesore të këtij softueri janë:

  • Importimi i skedave DV, MPEG 1 & 2 dhe MP4
  • Eksportimi i materialeve në iTunes, iPhone, iPods, iPads dhe Sony PSP
  • Eksportimi i materialeve në MPEG2 për DVD
  • Eksportimi i materialeve në DV AVI
  • Eksportimi i materialeve në Quicktime AAC ( skedat .mov)
  • Përpilimi i filmave HD të cilat manipulohen shumë lehtë me skedat proksi të llojit DV dhe MPEG-2

PanoramaPlus – mundëson përpilimin e albumeve dhe peizazhe të ndryshme përmes bashkëngjitjes së shpejtë dhe të lehtë të fotografive. Karakteristikat atraktive të këtij softueri janë:

  • përpilimi i peizazheve të bukura me mundësi për shtrirje horizontale ose vertikale
  • “shkri” fotot së bashku në një dizajn
  • përpilo peizazhet automatikisht
  • përpilo peizazhe madje me madhësi deri më  3000 x 3000 pikselë
  • eksporto panoramën në llojin .jpg të fotove

CraftArtist – është softuer për përpunimin e dizajnëve të ndryshme të bukura duke kursyer para. Karakteristikat e këtij mjeti janë:

  • mjete dhe materiale reale tek baza e të dhënave craft
  • materiale të rregulluara mirë
  • zbukurime të rezolucioneve të larta
  • vendos, rregullo dhe përpuno tekstet
  • shabllone digjitale të cilat shtrihen sikur të jenë reale

Komentet nga Facebook:

2 Komentet

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *