130+ thënie mbi diturinë

1
Përgatiti: Skender Mustafi
Përgatiti: Skender Mustafi
Publikuar më 28 Dhj. 2012
Redaktuar më 8 Mars 2017

 

  1. Injoranca e tij ishte e mrekullueshme sikur dituria e tij. – Arthur Conan Doyle
  2. Natyra e mire është më e vlefshme se dituria, më shumë se paraja, më shumë se nderi, për personin që e posedon. – Henry Ward Beecher
  3. Dituria nuk ka vlerë përveç nëse e fut në praktikë. – Anton Chekhov
  4. Dituria njerëzore është prind i dyshimit. – Fluke Greville
  5. Dituria është burimi më demokratik i fuqisë. – Alvin Toffler
  6. E gjithë dituria jonë na sjell më afër injorancës sonë. – T. S. Eliot
  7. Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë. – Dan Brown
  8. Shumë dituri nuk bën për vendime të thjeshta. – Frank Herbert
  9. Sa më pak që dimë, më i gjatë sqarimi. – Brian Herbert
  10. Informacioni është llaç që edhe ngritë dhe shkatërron perandoritë. – Tobsha Learner
  11. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon. Goethe
  12. E gjithë dituria dhemb. –  Cassandra Clare
  13. E gjithë dituria jonë është pjellë e perceptimeve tona. – Leonardo da Vinci
  14. Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur. – Horaci
  15. Vetëm dashuria hyjnore jep çelësat e diturisë. – Arthur Rimbaud
  16. Dituria është sikur paraja: sa më shumë të marrësh, aq më shumë dëshiron. – Josh Billings
  17. Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore. – Horace Mann
  18. Dituri e vërtetë është të dish shkallën e injorancës së tjetrit.  – Konfuçi
  19. Kur din diç, të tregosh që e din, dhe kur nuk din diç, të tregosh që nuk e din – kjo është dituri. – Konfuçi
  20. Dituria e pakët në veprim është pafundësisht më e vlefshme se dituria e shumtë që ruhet. – Khalil Gibran
  21. Besimi është dituri në zemër, përtej shtrirjes së dëshmisë. – Khalil Gibran
  22. Hutimi është fillimi i diturisë. – Khalil Gibran
  23. Dituria kultivon farën tuaj dhe nuk ngjallet në farën tuaj. – Khalil Gibran
  24. Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojë dituri. – – Aristotle
  25. Dituria flet, por urtësia dëgjon.  – Jimi Hendrix
  26. Mendimi është mesi në mes të diturisë dhe injorancës. – Platoni
  27. Dituria është mendim i vërtetë. – Platoni
  28. Dituria është dashuri dhe dritë dhe vizion. – Helen Keller
  29. Ku ka britmë nuk ka dituri të vërtetë. – Leonardo da Vinci
  30. Dyshimi rritet me diturinë. – Goethe
  31. Të dish dhe të  mos veprosh është  të  mos dish. – Proverbë.
  32. Dituria është ushqimi i shpirtit. – Platoni
  33. Metoda e vërtetë e diturisë është eksperimenti. – William Blake
  34. Aftësia e të bërit bëhet nga të bërit. – Ralph Waldo Emerson
  35. Nuk jam mjaft i ri të  di çdo gjë . – James Matthew Barrie
  36. Dituria është fuqi. – Francis Bacon
  37. Duhet dituri e konsiderueshme vetëm sa për të kuptuar shtrirjen e injorancës suaj. – Thomas Sowell
  38. Përfundimi i madhi jetës nuk është dituria por veprimi. – Francis Bacon
  39. Dituria dhe fuqia njerëzore janë sinonime. – Francis Bacon
  40. Nuk duhet të pyesësh pa dituri. – W. Edwards Deming
  41. Mungesë diturie… ky është problem. – W. Edwards Deming
  42. Kërkimi krijon dituri të re. – Nil Armstrong
  43. E vetmja e mire është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca. – Herodoti
  44. Populli jonë në shumë raste jo që po tregohet i pa ditur, por edhe po tregohet se nuk e do diturinë dhe se ka dëshirë të han supë me bisht luge. – Skender Mustafi
  45. Dituria vije, por mençuria mbetet. – Alfred Lord Tennyson
  46. Shkenca është nëna e diturisë, por opinion ushqen injorancën. – Hipokriti
  47. Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi. – Louis L’Amour
  48. Mençuria është dituri që është bërë pjesë e njeriut. – Orison Swett Marden
  49. Dituria e të mundshmes është fillimi i lumturisë. – George Santayana
  50. Dituria jonë mund të jetë e fundme. Përderisa injoranca jonë në domosdoshmëri duhet të jetë e pafund. – Karl Popper
  51. Jeta e mire është e inspiruar nda dashuria dhe e udhëhequr nga dituria.  – Bertrand Russell
  52. Dituria ngadalë ngritë atë që injoranca brenda një ore rrënon. – George Eliot
  53. Funksioni i diturisë është të tejkalojë përvojën njerëzore, jo të zhytë atë. – Susan Hubbard
  54. Pakica mund të tregojnë çfarë dine gjithashtu pa treguar çfarë nuk dine. Ivan Panin
  55. Duhet të jetosh vërtetë për t’i njohur gjërat. – Dan Simmons
  56. Dituria e gjërave të dobishme është një çantë e humbur rrallë. – Edward Counsel
  57. Ne jemi trajnuar të besojmë dhe të mos dimë. – Brian Herbert
  58. Dituria e vërtetë qëndron në të diturit se nuk dini asgjë. – Sokrati
  59. Të dish, është ta dish se s’di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë. – Sokrati
  60. Dituri është të diturit se ne nuk mund të dimë. – Ralph Waldo Emerson
  61. Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por asnjëri nuk ka lindur me diturinë e Zotit. – Volteri
  62. Ku është e tërë dituria që humbëm me informacionet? – T. S. Eliot
  63. Tërë diturinë që kam secili mund të e përvetësojë, por zemra ime është vetëm e imja. – Johann Wolfgang von Goethe
  64. Shkenca është mënyrë e të menduarit shumë më shumë  se sa trup i diturisë. –Karl Sagan
  65. Më  mirë  mos di asgjë  se sa të  dish shumë  gjë ra në  gjysmë . – Fridrih Niçe
  66. Ata që  dinë , veprojnë . Ata që  kuptojnë , i mësojnë  të  tjerët. – Aristoteli
  67. Dituria e askujt nuk mund të tejkalojë përvojën. – Xhon Lok
  68. Dituria mbështetet jo vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin. – Carl Jung
  69. Me zgjerimin e fushës së diturisë ne rrisim horizontin e injorancës. – Henry Miller
  70. Shkenca është dituri e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar. – Immanuel Kant
  71. Nuk ka dëshirë më të madhe natyrore se sa dëshira për dituri. – Michel de Montaigne
  72. Mund të bëhemi më të ditur me diturinë e tjetrit, por nuk mund të jemi më të mençur me mençurinë e tjetrit. – Michel de Montaigne
  73. Mund të përvetësosh shumë dituri pa shkuar ndonjëherë në shkollë. – William Glasser
  74. Ne nuk përqendrohemi aq shumë në shkolla në diturinë edukative që kërkon të menduar dhe aplikim, sa bëjmë në përvetësimin e fakteve. – William Glasser
  75. Mendoj se edukimi  është shfrytëzim dhe përmirësim i diturisë dhe kjo ndryshon fotografinë e tërë. – William Glasser
  76. Të pyeturit e vetes është dëshira për dituri. – Thomas Aquinas
  77. Kujdesë nga dituria e devijuar sepse ajo është më e rrezikshme se padituria. – Bernard Show
  78. Dituria nëse nuk të bënë mirë, por me siguri nuk të dëmton. – Omer bin Hatabi
  79. Dituria nuk ka vatan, arti ka vatan dhe çdo vatan ka artin e vet. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  80. Dituria pa ndjenja është shkatërrim i shpirtit. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  81. Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë dëgjimi, faza e tretë mësimi, faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë shpërndarja e saj. – Huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  82. Nuk është jetim ai që i kanë vdekur prindërit, por jetim është ai që ka humbur diturinë dhe edukatën. – Ali Ibni Ebu Talib
  83. Atij që si bënë dobi dituria, ai nuk është i mbrojtur nga dëmi i paditurisë.  – Aristoteli
  84. Nuk barti me vete dituri më të vlefshme se sa dituria që unë nuk di. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  85. Mësoi të tjerëve atë që e di ti dhe, mëso nga të tjerët atë që se di, në këtë formë e ke përforcuar diturinë tënde dhe e ke mësuar atë që nuk e di. – Hasan Ibni Alji
  86. Dora që nuk shkruan është këmbë. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  87. Lapsi – dituria është më e fortë se pushka , lapsi do ta sundojë botën.  – mulla Syl Tërpeza (1881-1927).
  88. Nëse ke dituri, le t’i ndezin të tjerët qirinjtë në të. —Margaret Fuller
  89. Të menduarit: të folurit e shpirtit me veten. –Platoni
  90. Mendjet e mëdha diskutojnë idetë; mendjet e mesme diskutojnë ngjarjet,  mendjet e vogla diskutojnë njerëzit. –Eleanor Roosevelt
  91. Ne e pyesim veten, kush jam unë të jem madhështor , i mrekullueshëm, i talentuar, i shkëlqyer? Në të vërtetë, kush je ti të mos jesh? –Marianne Williamson
  92. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Albert Ajnshtajn
  93. Informata nuk është dituri. Albert Ajnshtajn
  94. Dituria e çka është nuk e hapë derën drejtë çfarë duhet të jetë. Albert Ajnshtajn
  95. Shkenca gjurmon religjioni interpreton. Shkenca i jep njeriut diturinë e cila është fuqi, religjioni i jep njeriut mençurinë e cila është kontroll. Martin Luther King, Jr.
  96. Injoranca është mallkim i Zotit; dituria është krahu me të cilin fluturojmë drejt parajsës. William Shakespeare
  97. Investimi në dituri paguan interesin më të mirë. Benjamin Franklin
  98. Pragu drejt tempullit të mençurisë është njohja e injorancës sonë. Benjamin Franklin
  99. Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja  e së vërtetës. John F. Kennedy
  100. Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.  John F. Kennedy
  101. Për sytë e bukur, shih të mirën në të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; dhe për drejtësi, ec me diturinë sepse nuk je asnjëherë vetëm. Audrey Hepburn
  102. Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, as mungesa e diturisë, por mungesë e vullnetit. Vince Lombardi
  103. Të gjithë njerëzit për nga natyra e duan dituri. Aristoteli
  104. Të jesh i vetëdijshëm se je injorant është hap i madh drejt diturisë. Benjamin Disraeli
  105. Nëse njeriu e zbraz kuletën e tij në kokë, askush nuk mund t’ia marrë. Benjamin Franklin
  106. Nuk ka të mirë në ndalimin e diturisë që të ecë përpara. Injoranca asnjëherë nuk është më e mirë dituria. Enrico Fermi
  107. Asnjë nga ne nuk është më i mençur se të gjithë ne. Eric Schmidt
  108. Fillimi i diturisë është zbulimi i diçkaje që e kuptojmë. Frank Herbert
  109. Nëse dituria mund të krijojë probleme, nuk është injoranca përmes së cilës mund t’i zgjedhim ato. Isaac Asimov
  110. Konfuzioni është fillimi i diturisë. Khalil Gibran
  111. Dituria dhe trungu nuk duhet shfrytëzuar derisa të kaliten. Oliver Wendell Holmes
  112. Kam lindur i paditur dhe kam pasur pak kohë të e ndërroj atë (gjendje) aty-këtu. Richard Feynman
  113. Mund të e mësosh emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por pasi të kesh mbaruar, nuk do të dish absolutisht asgjë mbi atë zog… Pra, le të vrojtojmë zogun dhe të shohim çfarë po bën — kjo është çfarë merret parasysh. Kam mësuar shumë herët dallimin mes të diturit të emrit të gjësendit dhe njohjen e gjësendit. Richard Feynman
  114. Dituria është dy lloje. E dimë një temë, ose e dimë ku mund të gjejmë informacione mbi të. Samuel  Johnson
  115. Rregullat janë vetëm direktiva ndihmëse për budallenjtë të cilët nuk dinë të i thirren mendjes së tyre. Seth Hoffman
  116. Dituria është fuqi. Sir Francis Bacon
  117. E pëlqej të flas mbi asgjë, është e vetmja gjë mbi të cilën di gjithçka. Oscar Wilde
  118. Të dimë nuk mjafton, ne duhet aplikuar. Të duam nuk mjafton, ne duhet të bëjmë. Johann Wolfgang von Goethe
  119. Është një gjë që njeriu duhet pasur: ose shpirtin e kujdesshëm të bërë nga natyra, ose shpirtin e kujdesshëm të bërë nga puna, dashuria, arti, dhe dituria. Friedrich Nietzsche
  120. Të menduarit është më interesant se të diturit, por më pak interesant se vrojtimi. Johann Wolfgang von Goethe
  121. Njohja e të tjerëve është dituri, njohja e vetes është ndriçim. Lao Tzu
  122. Nuk jam mjaft i ri që të di gjithçka.  Oscar Wilde
  123. Të e dimë se e dimë atë që e dimë, dhe që nuk e dimë atë që nuk e dimë, kjo është dituria e vërtetë. Henry David Thoreau
  124. Kini kujdes nga dituria e gabuar, është më e rrezikshme se injoranca. George Bernard
  125. Dituria ia mbyll gojën njeriut. Erwin Sylvanus
  126. Dituria në çdo shtet, është baza më e siguritë e lumturisë. George Washington
  127. Mirësia është dhënë nga Zoti, por dituria blihet në treg. Arthur Hugh Clough
  128. Dituria e asnjë njeriu nuk mund të e tejkalojë përvojën. John Locke
  129. Dituria është krenare që ka mësuar aq shumë; Mençuria është modeste që nuk di më shumë. William Cowper
  130. Mendoj se është më mirë të jetoj duke mos ditur se sa të kem përgjigje të cilat ndoshta janë gabim. Richard Feyman
  131. Informata është vrasësi i cili ngrit dhe shkatërron perandori. Tobsha Learner
  132. Vetëm disa mund të thonë çfarë dinë, pa mos shfaqur çfarë nuk dinë. Ivan Panin
  133. Ti duhesh të jetosh që vërtetë t’i dish gjërat. Dan Simmons
  134. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon. Johann Wolfgang Von Goethe

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBPMN: Swimlanes (korsitë e notit)
Artikulli tjetërTop 10 Android Apps në vitin 2012
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *