80+ thënie mbi vdekjen

Pulsi i zemrës, vdekja

Përgatiti dhe përshtati: Skender Mustafi

  1. I mallkuar është njeriu që vdes, por e keqja e bërë nga ai mbijeton. – Ebu Bekër
  2. Ka më shumë të vdekur se të gjallë. Dhe numri i tyre po shtohet. Të gjallët po bëhen të rrallë. – Eugene Ionesco, Rhinoceros
  3. Kur njeriu vdes… vetëm disa rrathë në ujë dëshmojnë se ishte ndonjëherë këtu. Madje edhe ato zhduken shpejtë. Dhe kur ato zhduken, ai harrohet, pa shenjë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Dhe kjo është e tëra. – Wolfgang Borchert, The Outsider
  4. Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë. – William Shakespeare, Julius Caesar
  5. Ne mundohemi kundër të gjitha sëmundjeve, vdekja është shërim i të gjitha sëmundjeve. – Sir Thomas Browne, Religio Medici
  6. Për të gjithë vdekja është njësoj, vdekje. Nëse e marrim si mbledhje, për të gjithë numrat mbledhja është mbledhje, por rezultati tek secili kombinim ndryshon. – Skender Mustafi
  7. Vdekja, vetvetiu, nuk është asgjë; por ne frikohemi, jo të e dimë se çfarë, ne nuk e dimë se ku. – John Dryden, Aureng-Zebe
  8. Jeta jonë ëndërron utopinë. Vdekja jonë arrin idealen. – Victor Hugo, Intellectual Autobiography
  9. Ti jeton vetëm dy herë. Një herë kur ke lindur dhe një herë kur të shohësh vdekjen në sy. – Ian Fleming, You Only Live Twice
  10. Lindje, pleqëri, sëmundje, dhe vdekje. – Bhartrhari, “Against the Desire of Worldly Things”
  11. Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello, Henry IV
  12. Shpesh është thënë, ajo nuk është vdekje, por vdekja, që është e tmerrshme. – Henry Fielding, Amelia
  13. Vdekja nuk tërhiqet. – August Strindberg, The Dance of Death
  14. Mos ju friko vdekjes aq shumë, por më tepër jetës së pa përshtatshme. – Bertolt Brecht, Die Mutter
  15. Dhe ai e kuptoi se kishte vdekur! – Skender Mustafi
  16. S’ka gjë që ka lindur e të mos jetë temë e gjendjes së vdekjes. Bhartrhari, “Of Time the Destroyer”
  17. Asnjëri në shtratin e tij të vdekjes nuk ka thënë, “Kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë në biznesin tim.” – Paul E. Tsongas, New York Times, 14 Janar 1987
  18. Vdekja ia mësyn vetëm një herë, por asnjëherë nuk gabon.  – Edward Counsel, Maxims
  19. Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne përderisa nuk i harrojmë. – George Eliot, Adam Bebe
  20. Gjë madhore e të vdekurve, ata bëjnë vend. – John Updike, Rabbit is Rich
  21. Të gjitha tregimet, nëse vazhdojnë mjaftë gjatë, përfundojnë me vdekjen, dhe ai nuk do të ishte tregues i vërtetë i tregimeve nëse do ta mbante atë larg nga ju. – Ernest Hemingway, Death in the Aftermoon
  22. Ne jetojmë ashtu siç vdesim, dhe ne vdesim ashtu siç jetojmë. – Edward Counsel, Maxims
  23. Frika ime e vetme e vdekjes është ringjallja. – Tupac Shakur, “No More Pain”
  24. Kur vdesin të vdekurit? Kur të harrohen. – Laura Esquivel, The Law of Love
  25. Nëse njeriu ecën i pa përmbajtur me krim… ai nuk duhet gjetur çlirim të madh me vdekjen. – Aeschylus, Das Eumedines
  26. Në statistikë, çfarë humbet pas radhëve të numrave, është vdekje. – Gunter  Grass, Crabwalk
  27. Vdekja është çlirim, nëse ke jetuar drejtë. – Edward Albee, Seascape
  28. Ai që fillon të jetojë, fillon të vdesë. – Francis Quarles, Hieroglyphics
  29. Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri. – Philip Moeller, Helena’s Husband
  30. Kur ti vdes, përfundon jeta jote. – Sam Shepard, Tongues
  31. Nëse vritem, vdes njëherë; por të jetosh nën tmerrin e vazhdueshëm të sajë, është të vdesësh pa pushim. – Abraham Lincoln
  32. Thirrja e vdekjes është thirrje dashurie. Vdekja mund të jetë e ëmbël nëse i përgjigjemi me pohim, nëse e pranojmë si një nga format më të mëdha të përhershme të jetës dhe transformimit. – Hermann Hesse, shkëputje nga një letër, 1950
  33. Vdekja është guri në të cilin ndalon harresa jonë. – Pablo Neruda, Evening LXXVIII
  34. Përderisa mund të i shmangemi jetës, vdekjes jo. – Dean Koontz, Velocity
  35. Nuk e di çfarë na pret pasi të vdesim – diç më e mirë, diç më e keqe. Unë vetëm e di se nuk jam akoma gati të e di. – Charles De Lint, The Onion Girl
  36. Vdekja lë gjurmë në secilin nga ne, dhe do të lulëzojë në kohë. – Dean Koontz, Odd Thomas
  37. Njeriu i cili nuk do të kishte vdekur për diçka, nuk është i aftë të jetojë. – Martin Luther King, Jr.
  38. Të gjithë arkitektët duan të jetojnë përtej vdekjeve së tyre. – Philip Johnson
  39. Për shkak të mos përfilljes, njeriu vdesë para se vërtetë të vdesë. – Elie Wiesel
  40. Vdekja është gjithnjë në një qoshe, por shoqëria jonë shpesh i jep ndihmë të tepruar. – Carter Burwell
  41. Të vdesësh është lehtq, është jeta që më frikon deri në vdekje. – Annie Lennox
  42. Çdo gjë që lind vdes. – Morrie Schwartz
  43. Vdekja nuk është gjë tjetër veç kthim i ynë nga koha në përjetësi. – WilliamPenn
  44. Kisha parë lindje dhe vdekje, por kisha menduar se ishin ndryshe. – T. S. Eliot
  45. Kam parë disa të vdesin nga uria; nga të ngrënit, qindra mijëra. – Benjamin Franklin
  46. Nuk duhet të vdes nga të ftohtit. Duhet të vdes nga të jetuarit. – Willa Cather
  47. Jeta është e rëndë. Pastaj ti vdes. Pastaj ata të hedhin baltë fytyrës. Pastaj të hanë krimbat. Jini mirënjohës që ndodh në këtë renditje. – David Gerrold
  48. Burri gjithmonë vdes akoma pa lindur plotësisht. – Erich Fromm
  49. Burri vdes nga të ftohti dhe jo nga errësira. – Miguel de Unamuno
  50. Askush mund të thotë me bindje se do të jetë gjallë nesër. – Euripidi
  51. Disa njerëz janë gjallë thjeshtë sepse është kundër ligjit të i vrasësh ata. – Edward W. Howe
  52. Disa njerëz aq shumë frikohen nga vdekja saqë asnjëherë nuk fillojnë të jetojnë. – Henry Van Dyke
  53. Të vdekurit nuk mund të vajtojnë për drejtësi. Është detyrë e të gjallëve të bëjnë atë. – Lois McMaster Bujold
  54. Ideja është të vdesësh i ri sa më vonë që është e mundur. – Ashley Montagu
  55. Jeta e të vdekurve është e vendosur në kujtesën e të gjallëve. – Marcus Tullius Cicero
  56. Kur besimi është humbur, kur nderi ka vdekur, njeriu ka vdekur.  – John Greenleaf Whittier
  57. Kur të vdesësh, ke vdekur. Kaq. – Marlene Dietrich
  58. Nuk mund të ndalojmë së jetuari sepse të tjerët kan vdekur. – Richelle Mead
  59.  Secili do të vdesë një ditë, vetëm jepu atyre kohë. – Neil Gaiman
  60. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e sajë. – Haruki Murakami
  61. Vdekja është pjesa esenciale e funksionimit të suksesshëm të jetës. – Isaac Asimov
  62. Nuk frikohem nga vdekja; vetëm nuk dua të jem aty kur të ndodhë. – Woody Allen
  63. Dhembja dhe vdekja janë pjesë e jetës. Të i refuzosh ato është të refuzosh vetë jetën. – Henry Havelock Ellis
  64. Nuk frikohem nga vdekja, frikohem të jem gjallë pa qenë në vetëdije për të. – Epica
  65. Vdekja është më universale se jeta; të gjithë vdesin, por jo të gjithë jetojnë.  – A. Sachs
  66. Një vdekje është tragjedi, miliona vdekje janë statistikë. – Joseph Stalin
  67. Si burra, ne jemi të gjithë të barabartë në prani të vdekjes. – Publilius Syrus
  68. Të përgatitesh për humbje asnjëherë nuk do të thotë se je gati për të. – Randy K. Milholland
  69. Vdekja është gjëja intime e fundit që e bëjmë. – Laurell K. Hamilton
  70. Vdekja zhvesh të gjithë njerëzit me dinjitet. – Tobsha Learner
  71. Për të mundur vdekjen vetëm duhet të vdesësh. – Alane Ferguson
  72. Vdekja ka qindra duar dhe ecën nëpër mijëra rrugë. – T.S. Eliot
  73. Vdekja është proces dhe jo ngjarje… – James W. Green, Beyond the Good Death
  74. Jeta është e rëndë, por vdekja është edhe më e rëndë. – Peter Kreeft, Between Heaven and Hell
  75. Vdekja e barazon të lartën dhe të ulëtën. – John Heywood, Be Merry Friends
  76. Vdekja nuk është fundi, por krizë tranzicioni. – E. H. Chapin, Living Words
  77. Kur lutemi për vdekje ne në të vërtetë dëshirojmë një jetë të plotë. – Austin O’malley, Keystones of Thought
  78. Dera e vdekjes asnjëherë nuk pushon. – Edward Counsel, Maxims
  79. Vdekja e përfundon së paku frikën për të. – Edward Counsel, Maxims
  80. Këtu është i shtrirë njëri emri i të cilit ishte shkruar në ujë. – John Keats, epitaf për vete
  81. Vdekja është mënyra e Zotit për të të thënë të mos bëhesh shumë i ditur. – Grenville Kleiser, Fjalori i Proverbave
  82. Vdekja është më shumë se kalimi ynë nga Koha në Përjetësi. – William Penn, Some Fruits of Solitude
  83. Sa e mrekullueshme është Vdekja. Vdekja dhe vëllai i saj Gjumi! – Percy Bysshe Shelley, Queen Mab

Po këto i keni lexuar?