A është vera e ndaluar!?

Një burrë erdhi tek Ijas Ibn Muaviu  dhe biseduan:
Burri: Cili është vendimi rreth verës në Islam?
Gjykatësi: Është Haram (e ndaluar).
Burri : Po uji?
Gjykatësi: Është Hallall (e lejuar).
Burri: Po rrushi dhe hurmja?
Gjykatësi: Po edhe këto janë hallall.

Burri : Përse të gjitha nga këto përmbajtje janë të lejuara, por kur i bashkon bëhen të ndaluara?
Gjykatësi shikoi në njeriun dhe tha: Nëse të godas me një grusht dhe , a mendon se do të lëndon”.
Burri : Nuk do të më lëndonte.
Gjykatësi: Si thua për një grusht kashtë?
Burri : Natyrisht se nuk do të më lëndon.
Gjykatësi: Si thua për një grusht ujë?
Burri : Prapë jo.
Gjykatësi: Si thua nëse do t’i bashkoj të gjitha këto, dhe e le të thahet dhe të bëhet tullë dhe pastaj të godas me të, a do të lëndonte kjo?
Burri : Do më lëndonte e ndoshta edhe do me mbyste.
Gjykatësi: Të njëjtat arsye zbatohen në pyetjen që më ke parashtruar.

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment