Akti dhe arti i lutjes

0

Shkarko artikullin në “PDF”

Shumica nga ne e ndërlidhin lutjen me qetësinë dhe reflektimin e qetë në një vend larg hutisë dhe zhurmës së jetës së përditshme. Si komunikim personal ose lutje ndaj Hyjnisë, lutja parimisht kuptohet si përfshirje e shpirtit. Megjithatë, në shumicën e traditave shpirtërore, lutja besohet të jetë më e fuqishme kur në vete ngërthen lëvizjet e përsëritshme fizike dhe fjalët.

Përgatitja për lutje shpesh përfshinë ndonjë formë pastrimi me ujë. Lutësit Shinto i pastrojnë duart dhe shpërlajnë gojën para kumbimit të kambanës ose duartrokasin për të tërhequr vëmendjen e zotit. Pjesëtarët në traditat e Amerikës Veriore krihen me “barë-të ëmbël” në ceremoninë e pastrimit të quajtur “smudging”.

Karakteristika e qëndrimit të trupit të lutësit – përkulja, gjunjëzimi, rënia me fytyrë në tokë – janë gjeste të nënshtrimit modest. Gjatë hyrjes në kishë ose afrimit pran altarit, katolikët gjunjëzohen, duke prekur me njërin gju token për të pranuar prezencën e Trupit dhe Gjakut të Krishtit. Ata gjithashtu bëjnë shenjën e kryqit si gjest nderimi. gjatë vizitës së tempulli, hindusët bëjnë sexhde në lutjet jashtë faltores së brendshme, ku mund të hynë vetëm priftërit.

Lutjet më të organizuara kanë një nga pesë format standarde: lutje, adhurim, lavdërim, pendim apo falënderim. Gjatë lutjes ose pendimit, lutësit zakonisht ofrohen me gjunjëzim ose përulje, perënditë mund të lavdërohen ose falënderohen duke qëndruar me duar të shtrira. Qëndrimi i fundit fton hyjninë të hyjë në zemër. Pozita e duarve është gjithashtu e rëndësishme. Në shumë kultura njerëzit thjeshtë luten duke mbajtur duart së bashku ose të mbërthyera. Gjatë ritualeve dhe vallëzimeve hinduse dhe budiste, pjesëmarrësit përdorin ‘mudras’, apo gjeste dore për të përcjellë qindra koncepte ose parime të ndryshme.

Ofertat ose sakrificat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ritualin e lutësit dhe janë metoda të të nderuar ose kënaqur hyjninë. Në vende ku mungesa e ushqimit është e zakonshme , ofrime të ushqimit shpesh mund të shihen në tempuj dhe shenjtore. Në kultura ku për adhurim paraja konkurron me hyjninë, religjione sugjerojnë që njeriu duhet vullnetarisht të jep përqindje nga pasuria e vetë për kishë, xhami, sinagogë ose tempull.

Edhe pse lutja private njihet nga çdo religjion, lutja publike si pjesë e një grupi, mendohet nga shumë tradita të jetë me e lartësuar. Shërbimet religjioze çifute dhe të krishtere kombinojnë këngë, lexime dhe komplet lutjesh për të krijuar atmosferë specifike e ndonjëherë edhe të zjarrtë. Namazi është nga pesë shtyllat e besimit Islam dhe është i obligueshëm falja në xhami e namazit të mesditës të premteve. gjatë ditëve tjera të javës, muslimanët mund të e falin ‘namazin’ – ritualin e lëvizjeve dhe fjalëve të dhëna në Kur’an i cili realizohet pesë here në ditë – vetë. Pjesa e pare e lutjes përfshinë largimin me vetëdije nga shqetësimet e botës. Madhështia e All-llahut pranohet duke qëndruar në këmbë me vëmendje, duke i ngritur duart në nivelin e supeve1 dhe duke shpallur All-llahun si më të Lartësuarin. Pastaj pasi të jenë kryqëzuar duart në nivelin e zemrës, lutësi kërkon mbrojtje nga djalli duke lexuar.2 Disa lutje përfshijnë, alternimin me harqe, pas së cilit, kthehen drejt qytetit të shenjtë të Mekës, lutësit bëjnë sexhde me gjatësi të plotë, duke prekur token me duar, me ballë, me hundë, me gjunjë dhe me gishta të këmbës. Adhurimi përfundon me lutje për falje dhe akti i fundit është selami, në të cilin koha kthehet nga e majta në të djathtë për të përshëndetur adhuruesit tjerë dhe engjëjt që janë duke shikuar.

Kur’ani hapur thekson se një program i tillë i ngurtë i lutjes është menduar, pjesërisht, për të inkurajuar besimtarët t’i binden All-llahut pa kushte. Në të vërtetë,, fjala islam do të thotë njohje aktive dhe bindje ndaj vullnetit të All-llahut. Akti fizik i namazit ndihmon që të kanalizohen mendimet e lutësit drejtë përuljes dhe falënderimit dhe të bashkojë besimtarët.

Citatet:
1. Pozita e ngritjes së duarve gjatë faljes së namazit nga ana e grave në tërësi.
2. Duke lexuar, fjala është duke lexuar pjesë nga Kur’ani edhe atë në gjuhën origjinale të shpalljes së tijë, në gjuhën arabe.

Shkruar nga :Jane Hope
Përktheu
: Skender Mustafi
Për projektin: Breziiri.com

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakoazë në tharje
Artikulli tjetërSelmani dhe aeroplani
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *