Amortizimi dhe përllogaritja e tij

Autor: Skender Mustafi

Shkarko shembujt e llogaritjes së amortizimit: [Download not found]
Amortizimi paraqet procesin e zhvlerësimit gradual të një mjeti të caktuar. Në këtë pikëpamje, amortizimi nuk nënkupton zhvlerësimin e njëmjeti drejt shkatërrimit fizik, por shpërndarjen e vlerës së tij në kostote e caktuara për një periudhë të paradefinuar kontabël.

Njihen dy lloje kryesore të amortizimit tek mjetet:

Amortizimi në bazë të një forme të paracaktuar përllogaritëse – nënkupton faktin se për mjetin e caktuar kompania përcakton një (ose disa) formë përllogaritëse përmes së cilës amortizon një mjet të caktuar.

Amortizimi moral – përkundër faktit që mjeti i caktuar nuk ka arritur vlerën kontabël zero, ndikimi i zhvillimeve të jashtme bën që kompania të amortizojë atë mjetë moralisht duke zëvendësuar me një tjetër të përshtatshëm për të konkurruar në treg.

Metodat e amortizimit
Një metodë e caktuar amortizimi mund të jetë e aplikueshme në më shumë se një lloj mjeti, megjithatë kjo nuk nënkupton se të gjitha metodat e amortizimit janë të aplikueshme tek të gjitha llojet e mjeteve.

Ekzistojnë metoda të ndryshme të amortizimit si:
Amortizimi i plotë
–  nënkupton zhvlerësimin e plotë të mjetit në një periudhë të caktuar kontabël duke zvogëluar vlerë në zero.

Amortizimi i pjesërishëm – nënkupton zhvlerësimin e pjesërishëm të mjetit për periudhën e caktuar kontabël, që nënkupton se vlera e mbetur përllogaritet në periudhën pasuese kontabël.
Shpaqimi i interesit– nënkupton zhvlerësimin e mjetit në  vlerë të interesit dhe jo edhe në vlerën e plotë të mjetit.

Amortizimi negativ –  nënkupton zhvlerësimin e mjetit në një vlerë më të vogël se sa vlera e interesit që nënkupton se vlera e mbetur e interesit sëbashku me vlerën e mjetit kalon në periudhën pasuese kontabë.

Metodat e përllogaritjes së amortizimit

a) Metoda lineare – përllogaritja e amortizimit për këtë metod është e thjeshtë: (vlera fillestare e mjetit – vlera e mbetur) / periudha e tij e amortizimit. Shembull : Nëse kompania blen një kompjuter në vlerë prej 3 000 € duke vlerësuar një periudhë amortizimi prej 5 vitesh dhe duke vlerësuar shitjen e tij pas kësaj preiudhe për 500€ atëherë llogatija bëhet : (3 000-500)/5 = 500€. Pra vlera vjetore e amortizimit është 500€. Duhet pasur parasysh se vlera e mjetit pas periudhës së amortizimit mund të jetë e barabart me zero.

c) Metoda sipas njësisë së produktit– nënkupton fillimisht vlerësimin e shfrytëzimit të mjetit. Shebull i till mund të jetë makina për prodhim bazuar në numrin e prodhuar të produkteve. Le të marrim një shembull me një makinë transporti. Kompania blen një makinë transporti në vlerë prej 54 000€. Vlerësohet që makina të amortizohet pasi që të ketë kaluar 320 000 kilometra. Pas kësaj periudhe amortizimi makina vlerësohet të shitet në vlerë prej 5 500€. Për një vit vlerësohet makina të kalojë 40 000 km. Pra fillimisht përcaktohet vlera e plotë e amortizimit pa mbetje që ëhtë 54 000 – 5 500€ =48 500€. Pastaj vlera e mjetit për kilometër 48 500/320 000 = 0.1515625  e cila shumëzohet me kilometrat e vlerësuara për një vit, pra 0.1515625 * 40 000 = 6062.5€.

b) Metoda e vlerës zbritëse – nënkupton përcaktimin e një vlere në përqindje për amortizimin e mjetit në nje periudhë të caktuar kontabël. Për shembull kompania ka blerë një shtypës në vlerë prej 800 € dhe vlerëson se vlera e tij zbret për 28% për çdo vit. Mjeti pritet të amortizohet pas 7 vitesh dhe në vlerën e mbetur të tij të shitet. Nëse përllogarisim shohim se në vitin e shtatë mjetit i mbetet vlerë 80€.

Shkarko shembujt e përllogaritur në Excel. P.S. Realizimi i përllogaritjeve është bërë përmes formulave në excel kështu që mund të shfrytëzohen edhe për shembuj tjerë. [Download not found]

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

One Thought to “Amortizimi dhe përllogaritja e tij”

  1. Lulzim

    Si llogaritet Amortizimi i Objekteve ndertimore .Ka ndonje forme te shkurter pasi te llogaritmi Koston
    Psh Objekti vitit 1990 qe ka kushtuar ne vitin 1990 qw kushtonte 150 mije Euro .sa do te kushtojw So mne vitin 2017 .
    Ka modul ose perqindje se si amortizohet ne kohe .

Leave a Comment