Apple përgatit ueb-radion e saj të parë, kurse “Appandora” nuk do të jetë tek Android-ët

0

Së shpejti një shërbim muzikor përmes interneti. Një modeli të leverdishëm projektuar për Mac, Windows dhe platformat iOS, duke përjashtuar përdoruesit e Google-s.Sapo dolën fjalët, zëra të dalë nga Gazeta Wall Street, se Pandora ka marrë 18% të bursës. Ideja e Cupertino-s ishte që t’i bashkëngjitej tregut të muzikës që drejton me platformën iTunes edhe një shërbim të emetimit në nivelin premium, për të përmbyllur ofertën. Me qëllim arritjen e majave të tregut përmes një metoe e cila nuk kërkon shkarkim dhe funksionon shumë mirë në vendet ku është hedhur. Spotify e Pandora kanë fituar një treg të konsiderueshëm dhe falë profileve të konsumit të projektuara me shumë përpikëri dhe shërbime teknikisht të mrekullueshme. Duke ditur që Cupertino nuk do rrinte duarkryq sidomos duke parë përfshirjen e të gjitha shërbimeve në “re” (nga anglishtja: cloud) arkivi madhështor që përmban iTunes.

Edhe më herët, Molla kishte kërkuar vëmendjen dhe rritjen e përdorëseve me anë të një rrjeti shoqërorë muzikor që quhej Ping, por pa sukses. Por një shërbim i emetimit përmes interneti do ishte një mrekulli e vërtetë në këtë drejtim.

Nuk dihet ende data e hedhjes në treg, por një gjë është e sigurt: datën nuk do ta përcaktojë domosdoshmëria apo koha teknike por gjendja ekonomike. Të gjithë do të duan të rrisin përfitimet nga një shërbim që mban emrin Apple. Por me t’u nënshkruar kontrata, “Appandora” apo si do që do ta quajnë do te jetë tanimë realitet.

 

Burimi: Republica.it
Përktheu dhe përshtati: Denada Dosti

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *