Ardhmëria

0

Skender Mustafi

Shumë po përflet e po përçyrret për ardhmërinë ky populli ynë cullak. Ata në Pampers dhe këta që po luajnë me PlayStation, nuk janë ardhmëria. Ardhmëria jemi ne. Të gjithë të cilët janë në vetëdije të shëndoshë, mendojnë për veten, për pampersxhinjtë e playstejshexhinjtë, për familjen, për popullin e shtetin e vetë. Nëse ne jemi zuzarë, bithpalarë e bithlëpirës, atëherë edhe pampersxhinjtë e playstejshexhinjtë do të jenë sikur ne. Nëse ne jemi më të mirë, atëherë ata do të jenë edhe më të mirë se ne. Ne duhet, detyrimisht, pranuar se jemi ardhmëria sepse nëse ne injorojmë këtë, atëherë injorojmë obligimet dhe peshën të cilët kemi për të formësuar të ardhmen. Pra, i lini përrallat e kopallat e mashtrimet e vetes. Ardhmëria jemi ne që mendojmë shëndosh dhe jo ata kodoshët e trushpërlarët. Kjo nuk është e tëra, nëse ne pranojmë se jemi ardhmëria, atëherë e kemi obligim të mendojmë e punojmë për të ardhmen pa e pa e pa e me fitime personale.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMashtrimet individuale dhe grupore
Artikulli tjetërMiu dhe kurthi
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *