Arti Islam: Në vende të ndryshme

0

Arti në Siri, Irak dhe Anadoll

Turqit seljuk zgjeruan kufijtë përtej Iranit gjer në Anadoll duke fituar mbi Perandorinë Bizantine në betejën e Manzikertit në vitin 1071 dhe vendosën sulltanat të pavarur si pjesë nga kalifati në Iran. Ata u dobësuan shumë gjer në vitin 1243 kur dhe territoret i pushtuan Mongolët, por parat mbetën nën emrin e tyre gjer në vitin 1304. Arkitektura dhe objektet sintetizonin stile të ndryshme, së bashku Iraniane dhe Siriane, shpesh vlerësimi i saktë është shumë i rëndë. Në këtë kohë në këto territore u kultivua edhe arti i përpunimit të drurit, gjithashtu së paku një dorëshkrim ka mbijetuar nga kjo kohë.

Nomadët turkmen të cilët u vendosën në rajonin e lumit Van, përgjigjeshin për një numër xhamish, shembull: Xhamia e Kaltër në Tabriz, dhe ata kishin ndikim vendimtar pas rënies së seljukëve. Duke filluar në shekullin XIII në Anadoll dominonin udhëheqësi të vogla turkmene të cilat vazhdimisht zgjeroheshin në territoret bizantine. Kështu pakë nga pakë u formua një perandori e re, Perandoria Osmane, në vitin 1299.

Lustrimi i librave Islamë përjetoi vitin e parë të artë në shekullin e XIII më së shumti nga Siria dhe Irani.

Paraja e më hershme kishte epigrafe arabe, por pasi që shoqëria Ajubide u bë më kozmopolite dhe multi etnike filluan të përdoreshin edhe elemente astrologjie, simbole dhe figura kafshësh në to

Tekstet Islame të quajtura Maqamat, të kopjuara dhe ilustruara nga Yahya b. Mahmud al-Wasiti ishin nga librat e parë.” Ishin nga tekstet e para që përmbanin pasqyrë të jetës së përditshme në artin Islam, që portretizonin tregime me humor dhe paraqisnin nga pakë nga jo e trashëguara dhe tradita piktoreske.[74]

Arti në Indi
Në territoret indiane të parët hynë Gaznavidët dhe Guridët në shekullin e IX, nuk u bënë autonom gjer në vitin 1206, kur Muizzi, ose mbretërit sllavë, arritën fuqi dhe themeluan sulltanatin e Delhit. Më vonë u formuan edhe sulltanate tjera në Bengal, Kashmir, Gujarat, Jaunpur, Malwa dhe ne veri të Dekkanit (Bahmanidët). Ata u ndanë gradualisht nga tradita persiane duke formuar një qasje të re ndaj arkitekturës dhe urbanizmit. Arritjet artistike nuk janë studiuar po thuajse fare në këto rajone, por arti i ilustrimeve të dorëshkrimeve është shumë mirë i njohur. Periudha e sulltanateve përfundoi me ardhjen në pushtet të Perandorisë Mugale të cilët vazhdimisht rritën territoret e tyre.

Arkitektura në këtë territor u zhvillua dukshëm, posaçërisht ndërtimi i xhamive dhe objekteve tjera është mirë i njohur. Një nga objektet madhështore me vlerë botërore të kësaj kohe është Taxh Mahalla që u ndërtua nga Shah Jahan, mbret mysliman. [75]

Tri perandoritë
Osmane
Perandoria Osmane e cila u formua kah fundi i shekullit XIII vazhdoi të zgjerohej dhe të mbijetojë gjer pakë pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë gjithë kësaj kohe kjo perandori përfshinte një territor të madh kur u zhvillua një art i shkëlqyer i pasur me arkitekturë, prodhim masiv të qeramikës, zbukurimeve nga ari, letrës turke Ebru, qilimave turk, gjithashtu tapiceritë dhe dorëshkrimeve të ilustruara.

Osmanët turq zhvillimet kulturore nuk i përqendruan vetëm në një qendër të vetme, por ato i realizuan në gjithë territorin që sundonin. Si në historinë e më hershme Islame ashtu edhe në këtë periudhë ata mblodhën kokat më të mençura të territorit dhe realizuan zhvillimet kulturore, edukative e artistike pjesa e madhe e të cilave janë dëshmi edhe në ditët e sotme. Arkitekti më i famshëm i kësaj periudhe ishte arkitekt Sinani i cili jetoi afër njëqind vite dhe dizajnoi qindra ndërtime arkitekturale (që njihen: 84 xhamia. 52 xhami të vogla mesxhide, 57 medrese, 7 spitale, 22 mauzoleve, 17 strehë vorfënore, 5 ujësjellës, 8 ura , 20 hane dhe 48 hamame) nga të cilat ndër më të njohurat janë Süleymaniye Camii në Stamboll dhe Selimiye Camii në Edirne. Nxënësit e Sinanit pastaj ndërtuan objektet e famshme si Xhamia e Kaltër në Stamboll dhe Taxh Mëhalla në Indi.

Urat e ndërtuara nga kjo periudhë pothuajse gjenden në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe janë të njohura për stilin e tyre arkitekturalo-artistik.

Vepra kryesore të dorëshkrimeve të ilustruara osmane paraqesin “dy librat e festivaleve” një realizuar në shekullin e XVI dhe një nga koha e sulltan Muratit. Këto libra përmbajnë një numër të madh të ilustrimeve dhe ekspozojnë ndikim të fortë safavide.

Osmanët janë të njohur edhe për zhvillimin e pigmentit të kuq të ndritur, i njohur si “Iznik kuq,” në qeramikë.

Mugale
Perandoria Mugale u themelua në Indi në vitin 1525 dhe ekzistoi gjer në vitin 1857[76] gjersa Anglia zgjeroi shtetin dhe krijoi protektoratin e vetë. Arti mugal ishte një art indo-persiano-islam ku arkitektura zinte vend nderi, me zhvillimin e planit të veçantë. Figurë e njohur e artit mugal ishte Shah Jahan i cili ndërtoi e Taxh Mëhallës, në vitin 1638 caktoi Delhin si kryeqytet dhe në të ndërtoi Kalanë e Kuqe në të cilën gjendej edhe pallati imperial mugal[76]. Gjithashtu u kultivua edhe arti i stolive dhe skalitjes që gurëve. Mugalët gjithashtu zhvilluan edhe artin e lustrimit të dorëshkrimeve edhe pse me ndikim nga kulturat tjera artistike.

Ndër personalitetet mugale që ndikuan në zhvillimin e artit ishin edhe Akbar (1556-1605) i cili ishte arkitekt, Jahangir (r. 1605–27) ishte udhëheqës dhe artist, kontrollues i studimeve të bimëve dhe kafshëve dhe veprave artistike, Abd al-Rahim Muhammad Khan-i Khanan (1561–1626/7) etj..[63]

Safavide dhe Kaxhare
Dinastia Safavide, (mori emrin nga Sheikh Safi-od-Din of Ardabil), që shtrihej në Iran u themelua në vitin 1501 dhe u zgjerua e ekzistoi gjer në vitin 1786, si kryeqytet kishin Isfahanin. Suksesi primar dhe çelësi i zhvillimit të gjithanshëm në periudhën safavide ishte bashkimi i tërë territorit Persian nën një kontroll të vetme si dhe hapja e vendit ndaj Evropës përmes tregtisë së ndërsjellët. Kjo ndikoi që Isfahani të bëhet një nga qytetet më të mrekullueshëm në Persi. Kjo hapje e territoreve të dinastisë ndaj Evropës ndikoi në rritjen e tregtisë në të mira e më vonë arti dhe letërsia safavide kishte ndikim në Evropë.

Kjo ishte periudha e Sheh Abbasit I (1571-1629) i cili nxiti edhe zhvillimin e artit në përgjithësi e në veçanti zhvillimin e arkitekturës duke ndërtuar një numër të madh parqesh, pallate, një treg të madh si dhe xhaminë e madhe mbretërore.

Veç kësaj në këtë periudhë u zhvillua gjithashtu edhe arti i prodhimeve qeramike dhe lustrimit të dorëshkrimeve. Në shekullin XVII u zhvillua lloj i ri i pikturimit bazuar rreth albumit. Albumet ishin punime specialistësh të cilët bashkoheshin dhe në një fletë të vetme realizonin pikturim, vizatim ose kaligrafi nga autorë të ndryshëm. Nganjëherë punimet realizoheshin nga librat e vjetër dhe nganjëherë si punime të pavarura.

Pas rënies së dinastisë safavide së fundi erdhi dinastia Kaxhare në vitin 1785 dhe ekzistoi gjer pas Luftës së Parë Botërore (1925)[77], themeluar nga fiset turkmene.

Arti kaxhar u dallua me zhvillimin e pikturimit me ngjyra vaji si dhe me prodhimet e çelikut.

Referencat74. Hillenbrand, f.128-131
75. Tawfiq, Idris (20 mars 2007), The Taj Mahal: A Teardrop on the Cheek of Time. IslamOnline.net
75. Infoplease.com
76. Persianpaintings.com
77.Nexhat Ibrahimi, Islami dhe myslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, shekujt IX-XIV, Shkup, 2003, fq. 79-85.

Literaturë shtesë
Libra dhe Gazeta
1. “Kaligrafia Islame dhe komunikimi i saj me kulturën materiale shqiptare”, Ramiz ZEKAJ, PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore, Viti IX 2004 Nr. 1 (32) fq. 121-133, Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë
2. Ettinghausen, Richard, Oleg Grabar, Marilyn Jenkins-Madina (2003). Islamic Art and Architecture 650-1250, 2nd, Yale University Press, ISBN 978-0-300-08869-4
3. Madden, Edward H. (1975). “Some Characteristics of Islamic Art”. Journal of Aesthetics and Art Criticism 33 (4).
4. Mason, Robert B. (1995). “New Looks at Old Pots: Results of Recent Multidisciplinary Studies of Glazed Ceramics from the Islamic World”. Muqarnas: Annual on Islamic Art and Architecture XII. Brill Academic Publishers, ISBN 90-04-10314-7
5. Ali, Wijdan (2001). “From the Literal to the Spiritual: The Development of the Prophet Muhammad’s Portrayal from 13th Century Ilkhanid Miniatures to 17th Century Ottoman Art”. EJOS 4 (7).
6. Hillenbrand, Robert. Islamic Art and Architecture, Thames & Hudson World of Art series; 1999, London. ISBN 978050020305.

Enciklopedi
The New Encyclopedia Britannica, Encyclopedia Britannica, Incorporated; Rev Ed edition, 2005, ISBN 978-1-59339-236-9 – ang.

Materiale shtesë në faqe interneti
– shqip
– shqip
http://www.dielli.net/lexo.php?id=13 – shqip
– shqip
http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=537 – shqip
http://www.islamicart.com/ – anglisht
http://www.discoverislamicart.org – anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanisht, italisht, turqisht, arabisht, portugalisht, suedisht
– anglisht, spanisht dhe frëngjisht
http://www.lacma.org/islamic_art/intro.htm – anglisht
– anglisht
http://www.artislamic.com/ – anglisht , turqisht
http://www.muslimheritage.com – anglisht
http://calligraphyislamic.com/ – anglisht
– anglisht
http://www.nga.gov/exhibitions/2004/islamic/index.shtm – anglisht
– anglisht
– anglisht
http://www.vam.ac.uk/vastatic/microsites/1342_islamic_middle_east/index.php?id=1000 – anglisht
href=”http://www.anindianmuslim.com/2007/11/islamic-art-at-rural-fare.html – anglisht

Përkthyer për projektin Wikipedia në gjuhën shqipe.
Përktheu: Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakArti Islam: Historia e artit Islam
Artikulli tjetërlypsari i rruëve
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *