Arti Islam: Miniaturat

0

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

Në artin Islam zënë vend të rëndësishëm edhe miniaturat. Miniaturat më të mira janë ato persiane dhe pas tyre mogulet e turket, që u ndikuan nga persianët përbëjnë kryevepra të artit dhe pasqyrojnë kulmin e artit të pikturës në botën islame. Këto miniatura, sidomos ato të periudhave timuride dhe safavide, në të vërtetë janë çmuar universalisht si kryevepra të mrekullueshme artistike. Miniaturat persiane arritën përsosje të mahnitshme nga këndvështrimi i ekzekutimit të detajeve, ndërthurjes së ngjyrave dhe trajtimit të tyre shpirtëror e jo natyralist të figurave dhe formave. Por duhet mbajtur mend se miniatura ka qenë përherë e lidhur me artin e librit dhe u quajt miniaturë sepse nuk ishte kurrë e madhe në përmasa. Ndjeshmëria islame, edhe pse nuk i ndaloi figurat, përveç atyre të lidhura me Allahun dhe Profetin ishte e dhënë shumë më tepër pas formave arabeske gjeometrike dhe abstrakte dhe nuk e vendosi artin figurativ në qendër të interesimit të saj artistik.

Prandaj, ndërkohë që miniaturat hyjnë në lavditë e trashëgimisë artistike të Islamit, ato s’janë aq qendrore për të sa artet e kaligrafisë, arkitekturës dhe skicimit urban. Kur’anët memlukë dhe timuridë përfaqësojnë në njëfarë kuptimi kulmimin e arteve pamore, në krahasim me të cilat edhe pikturat më të mëdha si ato të Bihzadit kanë domethënie më të vogël fetare e shpirtërore.[15]

Turqit që në periudhën para islame kishin traditë të ilustrimit të dorëshkrimeve. Ilustrimet murore më të vjetra që njihet me ilustrime janë ato të shekullit VI, VII e VIII. Dokumentet më të vjetra me ilustrime të shkruara në turqisht, kinezisht e arabisht janë ato të periudhës së Akusit të vitit 717-719 dhe i takonin princit turk i cili asokohe u ndesh me ushtrinë myslimane në Pencikent afër Samarkandit.[29]

Miniaturat indo-Islame të realizuara në Indinë Veriore në atelietë e perandorëve mogulë Akbar, Jahangir, dhe Shah Jahan (XVI – XVII) në fillimin e tyre kishin elemente persiane, por më vonë ato u zhvilluan në stilin e tyre unik duke kombinuar teknikat persiane dhe evropiane gjithashtu dhe traditën hindu dhe Islame: Këto vepra shprehnin realizëm të madh. Sidoqoftë, shumë nga veprat u realizuan nga më shumë se një artist së bashku hindus dhe myslimanë.

Atelieja e parë pas përhapjes së Islamit në Indi u hap nga perandori i tretë mogul Akbar (1556–1605). Ai tentoi që të ulë tensionet mes komuniteteve indiane islame, hindu e budiste përmes shtypjes së historive dhe mitologjive të ilustruara të kulturave të ndryshme duke nxitur mirëkuptim dhe tolerancë. Sidoqoftë atelieja e perandorit së shpejti u bë e njohur për miniaturat e realizuara, këto miniatura mbetën të njohura edhe gjatë regjimit të perandorit Jehangir për të filluar zbehjen në kohën e sundimit të Shah Jahan (1628–1666). [30]

Referencat
 – Dielli.net – Letërsia dhe artet në Islam, Sejjid Husein Nasr, 18 Mars 2008, fragment nga libri Udhërrëfyes i të Riut Mysliman në Botën Moderne
– Tiscali.co.uk

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakArti Islam: Letërsia
Artikulli tjetërArti Islam: Trojet shqiptare
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *