Aty ku ngurron Google, depërton Gjirafa

0

Autor: Skender Mustafi

Nga planet më mirë të definuara dhe më të suksesshmet të biznesit në internet është ai i ndërmarrjes Alphabet Inc. e cila që nga viti 2015 është ndërmarrja mëmë e Google-s. Ne të gjithë e njohim motorin e kërkimit Google.com ku mund të kërkojmë “gjithçka” dhe me efikasitet të gjejmë atë që kërkojmë. Për më shumë ne njohim dhe shërbimet tjera si Gmail. Google Drive, Google Maps, Google+ e shërbime tjera e që të gjitha janë falas.

Ndërmarrja Alphabet Inc. ofron dhe shërbime tjera të cilat janë pak të njohura për përdoruesit joprofesional të teknologjisë informative, por që janë bazë mbi të cilat është ngritur dhe vazhdon të jetojë e tërë korporata. Këto shërbime janë AdWords dhe AdSense.

google reklama
Shkëputje nga Google AdWords

Google AdWords është shërbim i cili, parimisht, u lejon  konsumatorëve, që mund të jenë ndërmarrje, organizata, institucione e individë, të mund të shfrytëzojnë hapësirat e produkteve të korporatës Alphabet dhe partnerëve të sajë, publikuesve, për të plasuar reklamën e tyre. Për më shumë, përmes produktit AdWords, të cilin mund të e shfrytëzojnë konsumatorët e sipër përmendur, mund të rregullohen karakteristika të ndryshme për të bërë reklamën sa më efektive me kosto optimale.  AdSense, në anën tjetër, është produkt përmes të cilit Alphabet tërheq “partnerët” dhe motivon ata të ofrojnë hapësirat e tyre për të vendosur reklamat. Në këtë rast Alphabet shpërndan të hyra dhe për partnerët. Shembull, nëse ju keni një faqe interneti e cila është e suksesshme dhe dëshironi të fitoni edhe para, atëherë mund të integroni reklama nga Google dhe përmes atyre reklamave do të fitoni edhe ju para.!!!!!!

Kjo është pika ku Alphabet Inc. ka dështuar të depërtojë, thjeshtë duke injoruar potencialin e tregut shqiptar. Pra, të interesuarit për të vendosur reklamat në hapësirat e Alphabet Inc. dhe partnerët, mund të vendosin reklamat e tyre, por publikuesit shqiptar me faqet e tyre në gjuhën shqipe e kanë të ndaluar që ato reklama t’i integrojnë në faqet dhe aplikacionet e tyre. Kjo ka ulur dukshëm motivacionin e të interesuarve për të depërtuar tek tregu shqipfolës, që të plasojnë reklama tek Alphabet.

gjirafa adnetwork publikues
Shkëputje nga Gjirafa AdNetwork. Të drejtat e fotos Gjirafa Inc.

Këtë vrimë të madhe të marketingut në internet po e mbulon me sukses ndërmarrja shqiptaro-amerikane Gjirafa, Inc. “Gjirafa, Inc., është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore Gjirafa.com”[1]. Ndërmarrja e themeluar në SHBA nga shqiptari Mergim Cahani u ofron kërkuesve të shfletojnë mbi 160 milion faqe interneti në gjuhën shqipe dhe mbi 10’000 lajme ditore[1] si dhe specializime tjera kërkimi.

Këto shërbime të specializuara posaçërisht për tregun shqipfolës po e bëjnë Gjirafa-në gjithnjë e më atraktive si për reklamuesit ashtu edhe për shfletuesit e internetit. Këtë e dëshmon fakti që Gjirafa Inc. ka arritur të gjenerojë 2 milion $ të hyra [2] falë modelit të biznesit dhe koncentrimit tek tregu i pa shërbyer.

Gjirafa, pason modelin e biznesit të Alphabet dhe ofron alternativë për AdWords dhe AdSense e që kjo alternativë, Gjirafa AdNetwork, i kushtohet tregut shqipfolës ku si reklamuesit ashtu edhe konsumatorët shqipfolës janë të lirë të ofrojnë reklama, konkretisht të integrojnë reklamat në faqet e tyre të internetit.

Të interesuarit për të reklamuar ose për të publikuar reklamat në faqet e tyre mund të bëhen pjesë e AdNetwork tek Gjirafa përmes një regjistrimi të thjeshtë dhe duke plotësuar kushtet e paradefinuara mund të realizojnë aktivitetin e tyre profesional.

Sugjerim: Fillimisht kërkoni tek Gjirafa.com e nëse nuk gjeni atë që kërkoni, atëherë kaloni tek motori juaj i preferuar. Gjirafa ka, për momentin, mbi 20 të punësuar shqiptar, nëse ne përkrahim Gjirafa-në, edhe gjirafa na përkrahë ne me më shumë treg e më shumë të punësuar. Kërko shqip.

Referencat
[1] Gjirafa Inc. (2016), Për Gjirafën, http://gjirafa.com/Top/PerNe (vizituar më 23.02.2016)
[2] Gedalyah Reback (2016), Kosovo’s Gjirafa search engine scores $2M as Google fails Albanian speakers, http://www.geektime.com/2016/02/12/kosovos-gjirafa-search-engine-scores-2m-as-google-fails-albanian-speakers/ (vizituar më 23.02.2016)

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMarketingu dhe menaxhimi i marketingut
Artikulli tjetërShpjegimi gjerman i politikës
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *