Bariu e dhitë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 2 minuta

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vete. Dimri mbaroi dhe ai i mxori të tëra dhitë në kullosë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Kur ai filloi t’i qortojë se janë jomirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithëse ai u kujdes shumë për to, ato u kthyen e i thanë:

  • Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikim prej teje. Gjersa ti neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është e qartë se edhe të tjerat, që do të afrohen më vonë, do t’i çmosh e shikosh më tepër se ne.

Përrallëza tregon se nuk duhet lakmuar miqësia e atyre, të cilët si miq të rinj, na çmojnë më tepër se miqtv tanë të vjetër, duke pasur parasysh se ata me të cilët miqësohemi më vonë, do të çmohen më tepër se ne.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment