BPMN diagramet

0

Përgatiti: Skender Mustafi

 BPMN është akronim nga fjalët në anglisht “Business Process Modeling Notation” që në shqip nënkupton “Shënimet e Modelimit të Proceseve të Biznesit”. BPMN është gjuhë e cila përcakton një mënyrë të organizuar, të njohur dhe të pranuar,  për përpilimin e diagrameve të cilët ndihmojnë modelimin e proceseve të biznesit. Meqë ky lloj i organizuar i shënimeve vije si pasojë e zhvillimeve moderne të biznesit të mbështetura nga teknologjia informative dhe fillimisht është zhvilluar në gjuhën angleze, në artikull dhe gjatë implementimit praktik mund të shihni se do të jeni të lidhur shumë me termet në anglisht, për atë dhe në këtë artikull do të shpalosë termet në anglisht duke u munduar të i shpjegoj edhe sipas rolit të tyre dhe sipas kuptimit në shqip.

BPMN diagramet përpilohen rreth rrjedhës së aktiviteteve, (përmes detyrave “task” dhe nën-proceseve “SubProcesses) të cilat janë të ndërlidhura me ngjarjet “Events” dhe portat  “Gateways” të cilat kontrollojnë rrjedhën e aktiviteteve. Elemente tjerë të rëndësishëm në modelimin e proceseve përmes BPMN janë elementet strukturorë të ndërlidhura me pjesëmarrësit në proces e që janë pishinat “Pools” dhe korsitë “Lanes”, si dhe artefaktet të cilat krijohen dhe konsumohen nga aktivitetet “DataObjects”.

Nga sqarimi i mësipërm mund të vërejmë që BPMN nuk është gjuhë e komplikuar, por përkundrazi qëllimi i BPMN është të ofrojë shënime të cilat janë tërësisht të kuptueshme nga të gjitha palët e kompanisë të përfshira në modelim, siç janë:

  • analistët e biznesit të cilat krijojnë planet fillestare të procedurave
  • zhvilluesit të cilët janë përgjegjës për implementimin e teknologjisë e cila do të vë në funksion procedurat
  • përdoruesit e teknologjisë informative në kompani të cilët do të menaxhojnë dhe do të aplikojnë procedurat.

Kështu, në këtë mënyrë, BPMN ofron shënime të standardizuara të cilat mbyllin hendekun mes modelimit dhe implementimit të proceseve të biznesit.

Një shembull të një BPMN diagrami mund të e shihni më poshtë:

Elementet e BPMN diagrameve

Në tabelën e mëposhtme janë të paraqitura elementet  kryesore të BPMN diagrameve. Termet qëllimisht po i lë në anglisht sepse softuerët të cilët mund të shfrytëzohen në mënyrë profesionale (pra në kompani) për bazë kanë gjuhën angleze, si dhe terminologjia në BPMN është e shtrirë në gjuhën angleze. Në kllapa janë të shkruara kuptimet e termeve.

Lloji i elementit Ikona Elementi
Elements
(Elementet)
Task (detyra)
Multiple Instance Task (detyrë e shumëfishtë në instancë)
Activity Task  (detyrë e përsëritur në aktivitet)
SubProcess (nën-proces)
Multiple SubProcess (nën-proces i shumëfishtë)
Activity LoopingSub Process (nën-proces i përsëritur në aktivitet)
Transaction (transaksion)
Group (grup)
DataObject (objekt i të dhënave)
Compensation (kompensim)
Pool (pishinë) (Kjo pishinë ka 2 korsi)
Lane (korsi)
Text Annotation (shënim tekstual)
Gateways
(Portat)
Exclusive Gateway XOR (portë përjashtuese)
Event-Based Gateway (portë e bazuar në ngjarje)
Inclusive Gateway OR (portë gjithëpërfshirëse)
ComplexGateway (portë komplekse)
Parallel Gateway AND (portë paralele)
Events
(Ngjarjet)

Fillim

Brendi

Fund

Event (ngjarje)
Message (porosi)

s’ka

Error (gabim)

s’ka

Cancel (ndalim)

s’ka

Compensation (kompensim)

s’ka

Timer (kohëmatës)

s’ka

Rule (rregull)
Link (lidhës)
Multiple (i shumëfishtë)

s’ka

s’ka

Terminate (mbaro)

 

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *