BPMN: Swimlanes (korsitë e notit)

0

BPMN korsitë e notit (që në anglisht njihen si “BPMN Swimlanes”) paraqesin pjesëmarrësit në një proces të caktuar. Korsitë shfrytëzohen si përmbajtës dhe organizues të procesit rreth pjesëmarrësve.  Kështu, “Swimlines” mund të përmbajnë pishina (që në anglisht njihen si “pools”) e që paraqesin një nivel më të lartë përmbajtësish dhe korsi (që në anglisht njihen si “lanes) që paraqesin pjesë të pishinave (pra pjesë të pools). Pra, në mënyrë të përmbledhur, rredha e proceseve duke përfshirë të gjitha aktivitetet në to janë të shtrira në pishina të cijat janë të përbëra nga korsi të ndryshme varësisht nga madhësia dhe kompleksiteti i procesit.

Më poshtë në disa tabela do të paraqesim elementet përbërëse, përshkrimin dhe ikonën e cila shfrytëzohen gjatë përpilimit të diagrameve për identifikimin e tyre.

Elementi Funksioni Ikona
Pishina (Pool) Pishina paraqet një pjesëmarrës në proces. Pishinat shfrytëzohen si përmbajtës të nivelit të lartë dhe organizojnë proceset rreth pjesëmarrësve. Në ikonën e paraqitur kemi një pishinë me dy korsi. Këto dy korsi, për shembull, mund të paraqesin “Konsumatorin” (njëra korsi) dhe “Sistemin e shërbimit” të një kompanie të caktuar (korsia tjetër). bpmn pool
Korsia (Lean) Korsia është pjesë e pishinës. Një pishinë mund të jetë e përbërë na më shumë se një korsi. Korsitë brenda pishinës janë të ndërlidhura mes veti përmes aktiviteteve dhe rrjedhave në proces. BPMN-swimlane

Artifaktet

Elementi Funksioni Ikona
Objekti i të dhënave (Data Object) Artefaktet e prodhuara dhe konsumuara nga aktivitetet e një procesi të caktuat. bpmn_data_object
Transaksioni (Transaction) Një transaksion paraqet një pjesë të diagramit që shfrytëzohet për të paraqitur ekzistimin e një transaksioni që përmban të gjitha aktivitetet e paraqitura. bpmn transaction
Grupi (Group) Grupi paraqet një pjesë të diagramit që shfrytëzohet për të grupuar një sërë elementesh të procesit të caktuar. Këto elemente mund të grupohen për shkak të përmbajtjes së një ose disa karakteristikave të përbashkëta në mënyrë që të lehtësohet leximi i diagramit. BPMN-Group

Rrjedhat shfrytëzohen për të ndërlidhur një vargun e elementeve të një procesi të caktuar. Rrjedhat më të rënësishme në përpilimin e BPMN diagrameve janë të paraqitura më poshtë.

Elementi Funksioni Ikona
Rrjedha (Flow) Rrjedha shfrytëzohet për të ndërlidhur dy aktivitete të procesit. bpmn flow
Rrjedha e kushtëzuar (Conditional Flow) Rrjedha e kushtëzuar nënkupton ndërlidhjen e dy aktiviteteve të procesit ku aktiviteti prirës kushtëzon rrjedhën për të ndërlidhur aktivitetin pasues. bpmn conditional flow
Rrjedha e paracaktuar (Default Flow) Rrjedha e paracaktuar nënkupton ndërlidhjen e dy aktiviteteve të procesit ku aktiviteti prirës ndërlidhet me aktivitetin pasues sipas kushteve të paracaktuara në këtë lloj rrjedhe në procesin e modeluar. bpmn default flow
Rrjedha e porosive (Message Flow) Kjo lloj rrjedhe shfrytëzohet për të bërë përcjelljen e porosive në mes dy tërësive, le të themi në mes dy korsive, të një procesi të caktuar. bpmn message flow

Në diagramet e më poshtme mund të shihni ndërlidhjen e aktiviteteve brenda një korsie në një proces të caktuar.

Procesi i thjeshtë i paraqitur më poshtë paraqet një pishinë me një korsi. Ju mund të vëreni që kjo korsi ndërlidhet me një korsi tjetër, së paku, përmes aktivitetit të përkujtimit të konsumatorit, pra me një ngjarje porosie.

BPMN diagram

Procesi i mëposhtëm paraqet një pishinë me një korsi.

BPMN diagram

Procesi i mëposhtëm paraqet një pishinë me dy korsi. Pra aktivitetet A1 dhe A2 paraqesin njërën korsi dhe aktivitetet B1 dhe B2 paraqesin korsinë tjetër, që janë pjesë e një pishine të vetme.

BPMN nën-proces

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *