bretkosat kërkojnë mbret

Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqësues të tyre, duke iu lutur që t’u japë një mbret. Megjithëse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung.

Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoqën në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të.

Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të dytën herë te Zeusi dhe iu lutën që t’ua ndërronte sundimtarin, pasi ky që u kish dërguar ishte shumë i butë.

Zeusi u zemërua me to dhe u dërgoi një gjarpër uji, i cili i kapte dhe i gëlltiste.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment