bulëza

një ditë me diellin qeshet
me heshtë të  e shohësh

në lot venë e vijnë ëndjet
apo
kënaqet bulëza

një ditë
më e madhe se vetvetja mbi fletë
në degë të butë një bulëz
një jetë

në fletë të bardhë
as edhe pa njollë
është një bulëz
hije dhe dritë për të vegjlit
edhe vetë vegjëlinë

për hir të dritës
mbi të bie një hije
një natë pa hënë
vetëtimë në vapë shkrepë

pastaj
në agimin e parë
dielli mbeti i vetëm

një ditë me heshtë të e shohësh
në lot venë e vijnë ëndjet
apo kënaqet bulëza

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment