Autor: Skender Mustafi
Google.com, Bing.com, Ask.com, search.yahoo.com janë motorë të mirë kërkimi megjithatë në disa raste edhe ato janë të tepërt. Sot, thuajse të gjithë kërkojnë tek Google e cila herë pas here ndërron mënyrën e paraqitjes së rezultateve veprim i cili ndikon edhe në vlerën e rezultateve. Më bezdisës dhe më nevrikosës është rasti kur ju keni nevojë për diç specifike në një kohë të shkurtër, pra ju dëshironi rezultate të mira dhe jo shumë rezultate nga të cilat duhet të gjurmoni disa nga ato. Nëse keni fat ndoshta edhe me të parën e gjeni, megjithatë vështirë është sa i përket gjuhës shqipe dhe materialeve në shqip. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 194 herë.
Autor: Skender Mustafi
Të gjithë e njohin kompaninë e internetit Google Inc., por jo të gjithë janë në dijeni se sa shumë shërbime kjo kompani ofron. Ajo që këto shërbime i bën edhe më atraktive është sistemi qendror i kyçjes në to. Kjo nënkupton nevojën një herë për tu regjistruar tek Google për një shërbim të caktuar dhe pastaj shërbimet tjera vetëm duhet që t’i aktivizoni. Google Docs është gjithashtu një shërbim i tillë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 239 herë.
Autor: Skender Mustafi
Llojet e shkronjave të përzgjedhura në këtë listë janë të gjitha falas. Disa mund të i shkakroni drejtëpërdrejtë, disa të tjera mund të i shkarkoni me të kaluar tek faqja e cila i përmban ato e disa pasi që të jeni regjistruar tek faqja tek e cila janë të vendosura. Radhitja në listë nuk është bërë sipas vlerës sepse vlerën e tyre ju mund të e përcaktoni sipas shijes ose nevojës suaj. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 623 herë.
Ekzistojnë mijëra lloje të shkronjave të cilat mund të i përdorim në përpilimin e teksteve të cila dëshirojmë të i shtypim ose të përpilojmë log, pllakate dhe foto tjera të dizajnuara. Më poshtë janë të radhitura njëzet faqet më të preferuara të cilat ofrojnë fonte (lloje të shkronjave) falas.
Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 410 herë.
Shkarko shembullin 1
Shkarko shembullin 2
CV që rrjedh nga Curriculum Vitae është dokument i cili kërkohei nga ana e punëdhënësve gjatë kohës së aplikimit për punë. Ky dokument në vete përmban rrjedhën e disa veprimeve tuaja në disa aspekte si edukimi, përvoja në punë, përvoja në praktika të ndryshme, kurse të ndryshme, njohje gjuhësh, njohuri kompjuterike etj.
Nuk ka formë të standardizuar e cila përdoret për të përpiluar një CV. Përdoren, ose mund të përdoren struktura të njëjta të përdorura nga përpilues të ndryshëm më parë ose të ofruara nga shpjegues të ndryshëm, por asnjë nga këto forma nuk është standarde. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 1,542 herë.
MS Word lehtëson përpunimin e dokumenteve për qëllime të ndryshme. Lehtësues është edhe fakti se shumë entuziastë profesionistë të lëmive të ndryshme kanë krijuar dhe shpërndajnë shabllone të gatshme të cilat drejtpërdrejtë ose me ndryshime të vogla mund të përdoren për qëllimet tona.
Më poshtë do të radhisim disa faqe të cilat ofrojnë koleksion shtesash dhe shabllonesh falas. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 280 herë.
Autor: Skender Mustafi
Falë karakteristikave të analizës SWOT, realizimi i sajë në mënyrë të duhur sjell disa përfitime për kompaninë. Përkundër asaj se në disa raste jepen sugjerime se si një analizë e tillë mund ose duhet të realizohet, varësisht nga lloji dhe madhësia e biznesit analiza duhet të jetë specifike. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 653 herë.
Autor: Skender Mustafi
Punimet kërkimore ose shpesh të njohura si punimet shkencore ose në shumë universitete tona edhe si punime seminarike janë punime të cilat studiojnë një problematikë të caktuar të një fushe studimore. Punime të këtilla mund të kërkohen nga institucione të ndryshme si organizata, kompani, universitete etj. Punimet e kërkuara nga institucione jashtë universitare janë punime profesionale të cilat kërkohet të punohen nga profesionistë të fushave të caktuara për interesa specifike të paracaktuara nga institucionet përkatëse. Në anën tjetër punimet kërkimore të kërkuara nga bartës të lëndëve të ndryshme gjatë studimeve (BcS ose McS) janë punime edukativo-studimore në të cilat raste studentët realizojnë punimet, kurse mbikëqyrësit kontrollojnë punën dhe ofrojnë sugjerime për përmirësim. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 3,754 herë.
Autor: Skender Mustafi
Hyrje
Në përpilimin e një artikulli të mirëfilltë kërkimor, në cilën do fushë studimore, referencat janë shumë të rëndësishme. Shkëputja e pjesëve të autorëve të ndryshëm dhe mos referencimi i tyre llogaritet plagjiaturë. Në anën tjetër, mos përdorimi i referencave gjatë zhvillimit të idesë dhe shpjegimeve kërkimore dobëson vlerën e punimit dhe të arriturave kërkimore. Vetëm autorët e njohur në fusha studimore mund të minimizojnë referencat, por edhe ata në një artikull shkencor nuk mund t’i shmangen referencave.
Meqë referencimi është pjesë nga vlera e punimeve atëherë edhe duhet të bëhet në mënyrën e duhur. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 718 herë.
Autor: Skender Mustafi
Ne, thuajse çdo ditë shkruajmë porosi dhe i dërgojmë ato përmes postës elektronike. Këto porosi ua dërgojmë të afërmve, miqve, shokëve e në raste tjera kompanive ose përfaqësuesve të tretë në internet. Shumicën e rasteve, posaçërisht kur u shkruajmë të afërmve, miqve e shokëve, porositë janë të shkruara në formë të pa strukturuar. Këto raste janë të shpeshta edhe kur komunikojmë me kompanitë.
Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 450 herë.
Autor: Skender Mustafi
Letra e motivimit ose ndryshe njohur edhe si letra e interesit, është letra e cila u dërgohet organeve tek të cilat jeni të interesuar për të aplikuar për një vend pune ose për edukim të mëtejshëm.
Letra e motivimit është letër personale, ajo në fjalë të shkurta paraqet motivet tuaja, interesin rreth vendit të ofruar (të punës ose për edukim) si dhe “këmbënguljen” tuaj për të “zënë” atë vend të caktuar.
Letra e motivimit duhet të jetë unike dhe e pa përsëritshme pavarësisht se mund të ndodhë që ju të aplikoni në një vend të njëjtë për dy çështje të ndryshme (psh. për dy vende të ndryshme pune. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 13,146 herë.
“Shkarko planin e plotë të biznesit në word.”
Plani i biznesit është një përmbledhje e shkruar e aktivitetit të propozuar të kompanisë1 ku varësisht nga nevoja dhe synimet e kompanisë këto aktivitete të propozuara mund të jenë afatshkurtra ose afatgjate. Plani i biznesit është një dokument i gjallë, evolutiv që shpreh ardhmërinë e kompanisë. Ekspertë vlerësojnë se plani i biznesit është një nga mjetet më të rëndësishme të një kompanie. Plani i biznesit përgatitet për vetë kompaninë ose për investuesit në kompani.2 Ju mund të realizoni një plan biznesi për kompaninë tuaj ose t’i ofroni ndonjë investitori duke kopjuar strukturën e më poshtme dhe duke zëvendësuar përshkrimet me të dhënat konkrete. Në fund të artikullit keni edhe një shembull konkret të indeksit të një plani të biznesit.
Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 4,445 herë.