Përgatiti: Skender Mustafi
“Propozimi i vlerës” është pjesa kryesore e cilësdo strukturë të modelit të biznesit, kjo pasi përmes përpilimit të modelit të biznesit kompania ka për qëllim analizën e mundësive për krijimin e vlerës, shpërndarjen e saj tek konsumatorët dhe kapjen e saj (krijimin e profitit). Për më tepër propozimi i vlerës së caktuar është shkaku që konsumatorët përcaktohen për një kompani dhe largohen nga një tjetër. Kjo vlerë përmbush nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, zgjedh problemet e tyre. Pra, propozimi i vlerës është përmbledhje e përfitimeve që kompania i ofron konsumatorëve (Osterwalder & Pigneur, 2010). Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 60 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Modeli i Biznesit në PowerPoint (9)
Siç e dimë, modeli i biznesit përshkruan mënyrën, rrugën, taktikat, se si një organizatë krijon, shpërndanë dhe zë vlerë. Pra, duke shqyrtuar komponentë të ndryshëm, modelet e biznesit përshkruajnë dhe qartësojnë ndërlidhjen e komponentëve të ndryshme të kompanisë në mënyrë që krijimi i vlerës të qartësohet që më pastaj nga ajo vlerë të përcaktohet pjesa e cila u shpërndahet konsumatorëve dhe “të tjerëve” dhe pjesa e cila mbetet për organizatën. Studiues të ndryshëm në veprat e tyre sugjerojnë struktura të ndryshme për përpilimin e modeleve të biznesit, por ne në këtë seri artikujsh do të shqyrtojmë në detaje strukturën e modelit të biznesit të propozuar nga Osterwalder dhe Pignuer (Osterwalder, Pigneur 2010) Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 52 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Paint.NET ndër programet më të mira falas të cilët ndihmojnë përpunimin e fotove. Në këtë artikull do të mund të mësoni se si të instaloni shtesat (plugins) të cilat u mundësojnë realizimin e efekteve të ndryshme të cilat programi nuk i ka në instalimin e vetë origjinal. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 109 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Të dhënat e shumta qoftë të grupuara në bazë të faktorëve të ndryshëm ose edhe të shpërndara në periudha të ndryshme shpesh herë na paraqesin vështirësi në të kuptuar.Situata ndërlikohet kur fillojmë të flasim për faktorë të ndryshëm të cilët përmbajnë vargje vlerash të ndryshme dhe ne duhet studiuar varshmërinë ose shtrirjen e efektit të tyre, ose përshkrimi i një rrjeti të një intraneti në një ambient të caktuar, ose përshkrimi i një procesi në kompaninë që veprojmë. Ky ndërlikim vazhdon e rritet krahas tentimit tonë për të sqaruar atë për të tjerët, madje shpesh herë dhe humbin lidhjen e të shtjelluarit të problemit duke formuar problem në një problem. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 166 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Siç duket ne çdo ditë më gjatë kohë “hamë internet” se sa bukë si dhe më shumë në sasi po hamë internet. Sidoqoftë, vetë desha të e vizualizoj rrjedhë se ku ecim ne afërsisht. Të vegjlit nuk na duhen, por të mëdhenjtë pa të cilët interneti nuk do të ishte siç është sot. Më drejt të e them, po të mos ishin këta gjiganë me punën dhe vlerat e tyre 90% e përdoruesve të kompjuterit do të ishin duke luajtur “$solitaire”. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 140 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Rikthimin e të dhënave në Windows 7 e bëjnë të mundur disa mjete e një nga këto është softueri nga Nick Bedford, System Restore Explorer. Programi në fjalë është i vogël me vetë 838kb dhe gjithashtu shumë lehtë për pëdorim. Më poshtë do tua pëshkruaj të hapat e realizimit të kthimit të skedave të grisura. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 165 herë.
Autor: Skender Mustafi
Google.com, Bing.com, Ask.com, search.yahoo.com janë motorë të mirë kërkimi megjithatë në disa raste edhe ato janë të tepërt. Sot, thuajse të gjithë kërkojnë tek Google e cila herë pas here ndërron mënyrën e paraqitjes së rezultateve veprim i cili ndikon edhe në vlerën e rezultateve. Më bezdisës dhe më nevrikosës është rasti kur ju keni nevojë për diç specifike në një kohë të shkurtër, pra ju dëshironi rezultate të mira dhe jo shumë rezultate nga të cilat duhet të gjurmoni disa nga ato. Nëse keni fat ndoshta edhe me të parën e gjeni, megjithatë vështirë është sa i përket gjuhës shqipe dhe materialeve në shqip. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 194 herë.
Autor: Skender Mustafi
CRM është shkurtesë për fjalët në anglisht Customer Relationship Management që në shqip ka kuptimin Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorët. CRM është një term që i përket teknologjive informative të biznesit e që në të vërtetë nënkupton një metodologji, softuer, ose edhe mundësitë e Internetit të cilat ndihmojnë kompaninë të menaxhojë marrëdhëniet me konsumatorët në një formë mirë të organizuar. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 160 herë.
Autor: Skender Mustafi
Programimi i aplikacioneve nuk është punë e cila bëhet nga të gjithë. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica e programuesve. Një numër i vogël i njerëzve programojnë programe për celularë edhe atë për një lloj gjuhe programuese. Të pakët janë ata të cilët janë profesionistë për më shumë se një gjuhë programuese dhe realizojnë projektet në kohë dhe me sukses. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 181 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Microsoft Outlook është programi më i njohur i komunikimit ndër bizneset. Karakteristikë e programit është se u lejon bizneseve që të përcaktojnë kushtet e komunikimit të punonjësve mes vete. Gjithashtu u mundëson shpërndarjen, sinkronizimin dhe bashkëunimin në përpilimin e kalendarëve dhe listave të kontakteve.
Më poshtë gjenden 5 suftuerë të cilët mund të përdoren për të zëvendësuar Outlook. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 115 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Në internet mund të gjeni shumë faqe që ofrojnë shërbimin e konvertimit të fotove në tekst. Unë po u sjell tri faqe të cilat dallojnë nga njëra tjetra për nga shërbimi. Për më tepër në pjesën e poshtme kam sjell edhe disa faqe ku mund të gjeni ASCII interesante të përpunuara nga të tjerët. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 140 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Jo gjithmonë kemi mundësi që një kompjuter të punojmë gjithnjë vetëm. Në shtëpi mund të keni një kompjuter tuajin, por kini kujdes nga fëmijët. Kjo nuk nënkupton që ju të fshihni nga ata video apo foto skedat e fëlliqura, sepse nuk duhet t’i keni assesi. Puna është që të mbroni dokumentet, punën tuaj të lodhshme që të mos ua grisin rastësisht.
Ekzistojnë dy mënyra për të realizuar një veprim të tillë: e para përmes sistemit mbrojtës që ofron vetë Windows dhe e dyta përmes programeve shtesë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 239 herë.
“Torren faqet” ofrojnë skeda të cilat mund të pëdoren tek torren programet si uTorrent për të shkarkuar dokumente, programe ose skeda të llojeve tjera si audio, video, exe e të tjera. Këto programe janë P2P programe që nënkupton atë se për shembull një program i caktuar i cili shkarkohet përmes këtyre programeve merret nga përdorues tjerë të bazave të njëjta. Në këtë mënyrë varësisht se sa persona e posedojnë dhe e lejojnë për shkarkim atë program aq është e madhe edhe shpejtësia e shkarkimit dhe fillimisht lehtësia e gjetjes së tij. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 267 herë.