Përgatiti: Skender Mustafi
“Propozimi i vlerës” është pjesa kryesore e cilësdo strukturë të modelit të biznesit, kjo pasi përmes përpilimit të modelit të biznesit kompania ka për qëllim analizën e mundësive për krijimin e vlerës, shpërndarjen e saj tek konsumatorët dhe kapjen e saj (krijimin e profitit). Për më tepër propozimi i vlerës së caktuar është shkaku që konsumatorët përcaktohen për një kompani dhe largohen nga një tjetër. Kjo vlerë përmbush nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, zgjedh problemet e tyre. Pra, propozimi i vlerës është përmbledhje e përfitimeve që kompania i ofron konsumatorëve (Osterwalder & Pigneur, 2010). Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 60 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Të mos harrojmë, modeli i biznesit gjenerohet me qëllim që të mund të hulumtohen mundësitë dhe format e krijimit të vlerës që më pastaj ajo vlerë të mund të krijohet, shpërndahet dhe të kapet nga ana e kompanisë. Si në shumë struktura tjera të modeleve të biznesit dhe në studimet e çështjeve të marketingut konsumatorët trajtohen në forma të ndryshme varësisht nga strategjia e kompanisë, lloji i biznesit dhe gjendja e tregut. Në vazhdim do të trajtojmë segmentimin e konsumatorëve dhe ndërlidhjen e këtij veprimi me gjenerimin e modelit të biznesit përmes strukturës së propozuar nga Osterwalder dhe Pigneur. Kjo nuk nënkupton se ky aktivitet nuk mund të shfrytëzohet edhe nga struktura tjera të modelimit të biznesit. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 76 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Modeli i biznesit me strukturë të ndarë ( anglisht: Unbundled business model) paraqet një model biznesi i cili përbëhet nga tri struktura të cilat janë të ndara në mënyrë që të anashkalohen konfliktet mes aktiviteteve në to. Të tri strukturat në fjalë në baza funksionale janë lloje të ndryshme të biznesit të cilat mund të ekzistojnë përbrenda një lloji të biznesi ose/dhe të kombinohen dy nga ato, varësisht nga nevoja e biznesit të caktuar. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 107 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Modeli i Biznesit në PowerPoint (9)
Siç e dimë, modeli i biznesit përshkruan mënyrën, rrugën, taktikat, se si një organizatë krijon, shpërndanë dhe zë vlerë. Pra, duke shqyrtuar komponentë të ndryshëm, modelet e biznesit përshkruajnë dhe qartësojnë ndërlidhjen e komponentëve të ndryshme të kompanisë në mënyrë që krijimi i vlerës të qartësohet që më pastaj nga ajo vlerë të përcaktohet pjesa e cila u shpërndahet konsumatorëve dhe “të tjerëve” dhe pjesa e cila mbetet për organizatën. Studiues të ndryshëm në veprat e tyre sugjerojnë struktura të ndryshme për përpilimin e modeleve të biznesit, por ne në këtë seri artikujsh do të shqyrtojmë në detaje strukturën e modelit të biznesit të propozuar nga Osterwalder dhe Pignuer (Osterwalder, Pigneur 2010) Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 52 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Mos mendoni se keni përfunduar me punimin kërkimor. E di që kjo tingëllon vrazhdë megjithatë ju akoma nuk jeni në një gjendje për tu kënaqur me “frytin” tuaj. Mentorët shpesh janë të çuditshëm sa i përket punimeve kërkimore. Ju mund të e keni takuar mentorin tuaj disa herë për konsultime gjatë realizimit të punimit kërkimor, megjithatë mos mendoni se jeni mirëkuptuar tërësisht. Pra, ju duhet të jepni tani maksimumin tuaj që tërë mundin që keni dhënë për realizimin e punimit të e bëni me vlerë. Thjeshtë, kjo është sikur ju prodhoni një çokollatë shumë të shijshme, përfundimi i punimit tuaj është mbështjellësi i cili ka funksion mbrojtës dhe reklamues. Nëse ju nuk arrini të e realizoni këtë pjesë me shumë kujdes dhe me shumë respekt atëherë tregtimi i produktit tuaj ka dështuar. Ju keni dështuar. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 96 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Abstrakti është pjesa e parë e cila vije tek një punim pavarësisht nëse është i shkurtër apo i gjatë (pra punim seminari ose thellë shkencor si teza e diplomës për beçelor (bachelor ose mastër). Është pjesa e cila i mundëson lexuesit të lidhet nga jeta e tij reale në temën e trajtuar në punim. Thjeshtë, shpesh herë nga kjo pjesë varet nëse lexuesi kalon më tej për të lexuar temën apo jo, do të zhgënjehet lexuesi në fund apo jo. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 163 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Hyrja e një punimi është njëra nga tri pjesët kryesore promovuese të punimit tuaj kërkimor, përkrah abstraktit dhe përfundimit. Shpesh herë mentorët profesorët/kërkues shkencorë kërkojnë që kërkimin që ju ose ata propozojnë të e shpalosni përmes hyrjes, Kështu ata kuptojnë përmbajtjen dhe mënyrën se si ju do ta shtjelloni temën që po propozoni për kërkim ose kuptojnë se sa dhe si e keni kuptuar temën që u është ofruar për kërkim. Për më tepër, hyrja është nga pjesët e para që lexohet nga të interesuarit për të lexuar temën që do të shtjelloni. Nëse përmbajtja nuk është domethënëse, tërheqëse dhe e plotë në kuptimin e vetë atëherë lexuesi nuk lexon punimin sepse nuk është tërhequr nga përmbajtja ose pasi që nuk ka arritur të shohë se çka në të vërtetë ofron punimi. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 178 herë.
Qëllimi
Çdo dit shohim në media elektronike e të shkruara publicitete të ndryshme, dëgjojmë fjalë të shumta për shumë produkte, përballemi me përshtypje të ndryshme për produkte të ndryshme, ndeshemi dhe me grupe të organizuara e të pa organizuara të shitjeve personale por asnjëherë në të vërtetë nuk ju thellohemi këtyre veprimeve edhe pse këto veprime janë kyçe ndonjëherë që ne të e njohim një produkt që na plotëson një nevoje të kamotshme, kyçe në bindjen tonë si dhe shpesh herë na përkujtojnë për gjërat (produktet & shërbimet) e harruara.
Në të vërtet duket sikur këtë e bëjmë instinktivisht dhe pa e vër re shumë, çdo gjë qe na vjen si informatë në çfarëdo forme që të jetë ne e absorbojmë thuajse pa e analizuar. Gjithë këto nga ana jonë si konsumator vjen pothuajse spontanisht por nga ana tjetër këto veprime kompanitë dhe organizatat e ndryshme çfarëdo qofshin ato i përgatisim me më shumë apo më pakë vëmendje e përkushtim vetëm e vetëm që mesazhet e tyre te vijnë tek ne, por jo vetëm kaq, ata përmes kësaj tentojnë që ne të na bëjnë për vete, thjesht që net ë e konsumojmë atë që ata e ofrojnë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 1,683 herë.
Autor: Skender Mustafi
Struktura e njohur me emrin “Pesë forcat e Porterit” ose “Analiza e Porterit”, për të analizuar industrinë dhe zhvillimet e strategjisë së biznesit, u zhvillua nga Michael E. Porter në Shkollën e Biznesit të Haruardit ( origjinal: Hardward Business School) në vitin 1979. Porter merr për bazë pesë forca të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në suksesin e biznesit të një ndërmarrje që më pas nga kjo analizë të nxirret në pah vlera të cilën ndërmarrja krijon dhe kapë, si dhe strategjitë të cilat mundësojnë zhvillimin e suksesshëm të biznesit duke përballuar forcat shtytës. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 230 herë.
Në shenjë proteste ngaj ligjit i cili pritet të miratohen në SHBA i johur si SOPA, i cili do të dënojnë faqet për përmbajtje pa të drejtat e autorit nesër më 23 Janar, 2012 qindra mijë faqe interneti do të protestojnë duke pushuar së vepruari për një kohë të caktuar. Ndër këto faqe janë edhe gjiganët e internetit: Google, Yahoo!, Facebook, Foursquare, Twitter, Wikipedia, Amazon, Mozilla, AOL, eBay, PayPal, IAC, LinkedIn, OpenDNS, Zynga e të tjera. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 117 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Të dhënat e shumta qoftë të grupuara në bazë të faktorëve të ndryshëm ose edhe të shpërndara në periudha të ndryshme shpesh herë na paraqesin vështirësi në të kuptuar.Situata ndërlikohet kur fillojmë të flasim për faktorë të ndryshëm të cilët përmbajnë vargje vlerash të ndryshme dhe ne duhet studiuar varshmërinë ose shtrirjen e efektit të tyre, ose përshkrimi i një rrjeti të një intraneti në një ambient të caktuar, ose përshkrimi i një procesi në kompaninë që veprojmë. Ky ndërlikim vazhdon e rritet krahas tentimit tonë për të sqaruar atë për të tjerët, madje shpesh herë dhe humbin lidhjen e të shtjelluarit të problemit duke formuar problem në një problem. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 166 herë.
Sloganet janë nga elementet kryesore të reklamimit. Ato, nëse janë të formuluara mirë, janë ambasador i produktit ose kompanisë në gjithë botën. Ditëve të sodit slogane nga më të ndryshmet ndeshim kahmos, si në rrugë në stenda afishimi, ashtu edhe nëpër gazeta, televizion, radio e internet. Thjeshtë, secila kompani, madje një kompani për secilin produkt të suksesshëm ka një slogan. Sidoqoftë, shumica e sloganeve harrohen sapo “tu kalojë sezoni” dhe vetëm disa mbeten “përgjithmonë”: Disa nga ato madje i shfrytëzojmë edhe në bisedat tona, në shprehjet tona, thjeshtë me ato slogane ndjehemi mirë, ndoshta edhe më të privilegjuar. Kjo ndodhë sepse sloganet e tilla janë të formuluara thjeshtë, janë tërheqës dhe të lehtë për tu mbajtur mend. Janë ndryshe nga ajo që jemi mësuar zakonisht të dëgjojmë ose lexojmë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 119 herë.
Autori: I pa Njohur
Nga anglishtja: Skender Mustafi
Dy kampistë duke ecur nëpër pyll, papritmas u del rreth njëqind metra para një ari i madh. Me t’i parë ariu fillon drejt tyre. Me ta parë kampisti i parë që ariu po vije drejt tyre e lëshon çantën nga shpina, nxjerr një palë këpucë atletike dhe fillon shpejtë e shpejtë t’i veshë.
- Kampisti i dytë i habitur i thotë: ” Çfarë je duke bërë? Këto këpucë s’të ndihmojnë dot të i ikësh këtij ariu kaq të shpejtë.”
- “Nuk kam nevojë të iki nga ariu”, – tha kampisti i parë, “më duhet vetë të tejkaloj ty.” Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 115 herë.