Përgatiti: Skender Mustafi
Të mos harrojmë, modeli i biznesit gjenerohet me qëllim që të mund të hulumtohen mundësitë dhe format e krijimit të vlerës që më pastaj ajo vlerë të mund të krijohet, shpërndahet dhe të kapet nga ana e kompanisë. Si në shumë struktura tjera të modeleve të biznesit dhe në studimet e çështjeve të marketingut konsumatorët trajtohen në forma të ndryshme varësisht nga strategjia e kompanisë, lloji i biznesit dhe gjendja e tregut. Në vazhdim do të trajtojmë segmentimin e konsumatorëve dhe ndërlidhjen e këtij veprimi me gjenerimin e modelit të biznesit përmes strukturës së propozuar nga Osterwalder dhe Pigneur. Kjo nuk nënkupton se ky aktivitet nuk mund të shfrytëzohet edhe nga struktura tjera të modelimit të biznesit. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 76 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Siç duket ne çdo ditë më gjatë kohë “hamë internet” se sa bukë si dhe më shumë në sasi po hamë internet. Sidoqoftë, vetë desha të e vizualizoj rrjedhë se ku ecim ne afërsisht. Të vegjlit nuk na duhen, por të mëdhenjtë pa të cilët interneti nuk do të ishte siç është sot. Më drejt të e them, po të mos ishin këta gjiganë me punën dhe vlerat e tyre 90% e përdoruesve të kompjuterit do të ishin duke luajtur “$solitaire”. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 140 herë.
Autor: Skender Mustafi
Google njihet për qëllimet dhe sukseset e forta drejt shumë tregjeve. Mund të themi siç thotë populli: “Google ku ja mësyn e çkyn”. Argumente të bollshme për të vërtetuar këtë janë depërtimi në sferën e marketingut me Adwords, dëprtimi në tregun e sistemeve operative për celularë dhe celularë me Android, e tregun e marketingut social me Buzz e tani Google+, e së fundi edhe ne tregun e muzikës me Google Music. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 100 herë.
Autor: Skender Mustafi
Programimi i aplikacioneve nuk është punë e cila bëhet nga të gjithë. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica e programuesve. Një numër i vogël i njerëzve programojnë programe për celularë edhe atë për një lloj gjuhe programuese. Të pakët janë ata të cilët janë profesionistë për më shumë se një gjuhë programuese dhe realizojnë projektet në kohë dhe me sukses. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 181 herë.
Autor: Skender Mustafi
Makretingu celular mori hov të madh këtë vit, 2011, nën ndikim të madh të suksesit të kompanive të mëdha si Apple me iPhone, iPoad Touch e iPad dhe Google me Android. Për këtë analizë do të marrim parasysh dhe të dhënat e sjella nga eksperti i marketingut Michael Fleischner (2011) nga “The Marketing Blog” dhe Pavel Webb (2011) nga “TextMagic” të cilët bënë një analizë mbi rrjedhat e përdorimit të mesazheve në celularë dhe marketingut celular gjatë vitit që po mbarojmë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 109 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Ndërtimi i bazave për ruajtjen e të gjitha llojeve të të dhënave në Internet është një hap i zakonshëm për kompanitë e mëdha botërore si Microsoft, Google, IBM, Apple e të tjera. Kompjuterizimi në mjegull (në gjuhën origjinale (anglisht) Cloud Computing) është hapi në të cilin e gjithë bota informatike dhe ajo e biznesit po tenton të kalojë. Përkundër të metave dhe dobësive që ky lloj kompjuterizimi po shfaq, të mirat dhe përparësitë janë shumë më të mëdha kështu që tërheqja e konsumatorëve në këtë drejtim është shumë e lartë.
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 106 herë.
Autor: Skender Mustafi
Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 215 herë.
Autor: Skender Mustafi
Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të biznesit tradicional. Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera (Mustafi, Jost, & Nguien, 2011). Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre ndryshimeve, relativisht është lehtësuar (Porter, 2008). Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e industrive ekzistuese të cilat kanë qenë të ndërlidhura ngushtë me shpenzime të larta komunikimi, shpenzime të larta për mbledhjen e informacioneve, dhe shpenzime të larta për transaksione (Porter, 2001). Për më tepër, tregjet e suksesshme në Internet siç janë Amazon.com, eBay.com e të tjera, kanë lehtësuar depërtimin e kompanive në biznesin elektronik përmes ofrimit të mundësive të cilat ndërlidhin furnizuesit dhe konsumatorët. Përfundimisht, Interneti ka krijuar vend të ri tregtimi, vendin virtual (Rhee, Sanders, & Simpson, 2010) ku në biznesin në tërësi paralelisht ekziston me tregun tradicional dhe përmbush nevojat e konsumatorëve të njëjtë në përgjithësi. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 407 herë.
Autor: Skender Mustafi
Facebook është një platformë për shërbime shoqërore që njëkohësisht njihet edhe si rrjet shoqërorë. Shërbimet që platforma ofron tek faqja e vetë, njëkohësisht lejon që të mund të shfrytëzohen edhe tek faqet tjera, kështu duke bërë një ndërlidhje të fortë mes profilit tuaj dhe rrjetit shoqërorë që ju keni me faqen tuaj personale ose të biznesit. Më poshtë kemi mbledhur disa forma të gatshme që ofron Facebook e që me pak ndryshime ose pa ndryshime mund të implementohen në një faqe personale, Njëkohësisht kemi sjell dhe disa shtesa të programuara të cilat ndërlidhin shërbimet që ofron Facebook në mënyrë më profesionale me faqen tuaj personale ose të biznesit. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 167 herë.
Autor: Skender Mustafi
Të kuptuarit e depërtimit në biznesin në internet ose të kuptuarit e biznesit elektronik është një gjendje e re për shumë biznese në gjithë botën në përgjithësi, e posaçërisht të vendeve në zhvillim. Modelet më të rëndësishme të bizneseve në ditët e sodit janë ato me tregje të përziera, me pjesë të tregut tradicional si dhe me pjesë të tregut në Internet. Të gjitha kompanitë e suksesshme qoftë që veprojnë në tregjet tradicionale, qoftë në ato virtuale kanë synim të zhvillojnë modele të cilat i lëvizin drejt tregut të përzier. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 265 herë.
Autor: Skender Mustafi
Trilogjia e zhvillimit është fundamenti i zhvillimit, ku krijohet baza e zhvillimit të përgjithshëm të biznesit në ditët e sodit, duke përfshirë biznesin tradicional dhe atë në Internet. Kjo trilogji mund të perceptohet vetëm në pikëpamjen e përgjithshme, ndërsa në pikëpamjen e zhvillimit të biznesit është një proces që zhvillohet në prapavijë. Është një proces shtytës që ndikon drejtpërdrejtë ose tërthorazi në zhvillimin e strategjive të reja të biznesit. Të kuptuarit të drejtë të këtij zhvillimi bëhet përmes analizës së çështjeve si zhvillimi i teknologjive të Internetit dhe hapat e përmirësimit të biznesit elektronik, të kuptuarit e depërtimit të bizneseve në ambientin elektronik, ndikimi i Internetit mbi modelet tradicionale të biznesit, ndikimi i Internetit mbi ndryshimet në treg, lëvizja e bizneseve tradicionale drejt zhvillimit të strategjive të biznesit elektronik, ndikimi i internetit në zhvillimin e strategjive inovative të bizneseve tradicionale e të tjera. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 299 herë.
Autor: Skender Mustafi
Qëllimi i realizimit të marketingut në Internet, që është i bazuar thuajse tërësisht në pjesën e reklamës, është që të arrihen sa më shumë vizita në faqen e caktuar, qoftë ajo një faqe private e një kompanie apo e një produkti ose shërbimi të caktuar. Më tej, vetëm analizat e një veprimi të mëparshëm shpien drejt të kuptuarit të suksesit të arritur nga ai veprim si dhe përpilimin e planit për të vazhduar ose përmirësuar gabimet e bëra në atë veprim. Pra, suksesi vije pas analizës së rezultateve të arritura nga një veprim i mëparshëm.
Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 117 herë.
Autor: Skender Mustafi
Modelet e biznesit të kompanive të marketingut në sferën e reklamimit zakonisht, e që nuk përjashtohen rastet specifike, janë platforma multidimensionale. Në këtë mënyrë kompania e cila ofron shërbimet e reklamimit qëndron në mes dhe anash janë të lidhur të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Platforma është e përpiluar në atë mënyrë që në njërën anë përmes shërbimeve, produkteve dhe përmbajtjes falas tërhiqen përdoruesit dhe në anën tjetër të ardhurat gjenerohen në atë mënyrë që kompanive u ndahet hapësirë për reklamim. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 92 herë.