Përgatiti: Skender Mustafi
Të mos harrojmë, modeli i biznesit gjenerohet me qëllim që të mund të hulumtohen mundësitë dhe format e krijimit të vlerës që më pastaj ajo vlerë të mund të krijohet, shpërndahet dhe të kapet nga ana e kompanisë. Si në shumë struktura tjera të modeleve të biznesit dhe në studimet e çështjeve të marketingut konsumatorët trajtohen në forma të ndryshme varësisht nga strategjia e kompanisë, lloji i biznesit dhe gjendja e tregut. Në vazhdim do të trajtojmë segmentimin e konsumatorëve dhe ndërlidhjen e këtij veprimi me gjenerimin e modelit të biznesit përmes strukturës së propozuar nga Osterwalder dhe Pigneur. Kjo nuk nënkupton se ky aktivitet nuk mund të shfrytëzohet edhe nga struktura tjera të modelimit të biznesit. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 77 herë.
Në shenjë proteste ngaj ligjit i cili pritet të miratohen në SHBA i johur si SOPA, i cili do të dënojnë faqet për përmbajtje pa të drejtat e autorit nesër më 23 Janar, 2012 qindra mijë faqe interneti do të protestojnë duke pushuar së vepruari për një kohë të caktuar. Ndër këto faqe janë edhe gjiganët e internetit: Google, Yahoo!, Facebook, Foursquare, Twitter, Wikipedia, Amazon, Mozilla, AOL, eBay, PayPal, IAC, LinkedIn, OpenDNS, Zynga e të tjera. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 117 herë.
Sloganet janë nga elementet kryesore të reklamimit. Ato, nëse janë të formuluara mirë, janë ambasador i produktit ose kompanisë në gjithë botën. Ditëve të sodit slogane nga më të ndryshmet ndeshim kahmos, si në rrugë në stenda afishimi, ashtu edhe nëpër gazeta, televizion, radio e internet. Thjeshtë, secila kompani, madje një kompani për secilin produkt të suksesshëm ka një slogan. Sidoqoftë, shumica e sloganeve harrohen sapo “tu kalojë sezoni” dhe vetëm disa mbeten “përgjithmonë”: Disa nga ato madje i shfrytëzojmë edhe në bisedat tona, në shprehjet tona, thjeshtë me ato slogane ndjehemi mirë, ndoshta edhe më të privilegjuar. Kjo ndodhë sepse sloganet e tilla janë të formuluara thjeshtë, janë tërheqës dhe të lehtë për tu mbajtur mend. Janë ndryshe nga ajo që jemi mësuar zakonisht të dëgjojmë ose lexojmë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 119 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Siç duket ne çdo ditë më gjatë kohë “hamë internet” se sa bukë si dhe më shumë në sasi po hamë internet. Sidoqoftë, vetë desha të e vizualizoj rrjedhë se ku ecim ne afërsisht. Të vegjlit nuk na duhen, por të mëdhenjtë pa të cilët interneti nuk do të ishte siç është sot. Më drejt të e them, po të mos ishin këta gjiganë me punën dhe vlerat e tyre 90% e përdoruesve të kompjuterit do të ishin duke luajtur “$solitaire”. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 140 herë.
Nënësja gjermane nga Hamburgu “Thessa” në Korrik të vitit 2011 vendos që përmes Facebook-ut t’i fron miqt për ditëlindjen e 16-të. Duke mos lexuar me kujdes kushtet e paraqitjes së një ftese ajo e bën ftesën publike, ftesë kjo me mundësi për pranim nga të gjithë përdoruesit e Facebook-ut. Kështu brenda javës së parë mbi 14 000 Facebook përdorues pranojnë ftesën për të marrë pjesë në festimin e ditëlindjes. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 101 herë.
Emisioni gjurmues “Galileo Big Pictures” në kanalin televiziv gjerman “ProSieben”, kanal i cili mbulon Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Italinë, Belgjikën, Luksemburgun, Lihtenshtajnin dhe pjesë nga Evropa lindore përzgjodhi 100 ngjarjet më mbreslënëse të kapura në foto të vitit 2011. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 76 herë.
Shkroi: Skender Mustafi
Kohëve të fundit sulmi i konkurrentëve në kampanjat e reklamimit është bërë i drejtpërdrejtë. Më poshtë mund të shihni se si Samsung sulmon Apple dhe Caclecom sulmon Swisscom. Video e parë është në anglisht dhe e dyta në gjermanisht (përkthimi nën video).
Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 79 herë.
Autor: Skender Mustafi
Programimi i aplikacioneve nuk është punë e cila bëhet nga të gjithë. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica. Madje nuk është punë e cila bëhet nga shumica e programuesve. Një numër i vogël i njerëzve programojnë programe për celularë edhe atë për një lloj gjuhe programuese. Të pakët janë ata të cilët janë profesionistë për më shumë se një gjuhë programuese dhe realizojnë projektet në kohë dhe me sukses. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 181 herë.
Autor: Skender Mustafi
Makretingu celular mori hov të madh këtë vit, 2011, nën ndikim të madh të suksesit të kompanive të mëdha si Apple me iPhone, iPoad Touch e iPad dhe Google me Android. Për këtë analizë do të marrim parasysh dhe të dhënat e sjella nga eksperti i marketingut Michael Fleischner (2011) nga “The Marketing Blog” dhe Pavel Webb (2011) nga “TextMagic” të cilët bënë një analizë mbi rrjedhat e përdorimit të mesazheve në celularë dhe marketingut celular gjatë vitit që po mbarojmë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 109 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Philip Kotler është eksperti më i njohur në marketingun strategjik në gjithë botën. Është emëruar si pionier i mendimeve të marketingut nga Shoqata Amerikane e Marketingut (origjinal: American Marketing Association). Është profesor i Marketingut Ndërkombëtarë në Kellogg School of Management of Northwestern University dhe autorë i shumë librave me ndikim në gjithë botën, duke përfshirë edhe botimin e trembëdhjetë të librit “Menaxhimi i Marketingut”. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 151 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Ndërtimi i bazave për ruajtjen e të gjitha llojeve të të dhënave në Internet është një hap i zakonshëm për kompanitë e mëdha botërore si Microsoft, Google, IBM, Apple e të tjera. Kompjuterizimi në mjegull (në gjuhën origjinale (anglisht) Cloud Computing) është hapi në të cilin e gjithë bota informatike dhe ajo e biznesit po tenton të kalojë. Përkundër të metave dhe dobësive që ky lloj kompjuterizimi po shfaq, të mirat dhe përparësitë janë shumë më të mëdha kështu që tërheqja e konsumatorëve në këtë drejtim është shumë e lartë.
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 106 herë.
Autor: Skender Mustafi
Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 215 herë.
Autor: Skender Mustafi
Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të biznesit tradicional. Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera (Mustafi, Jost, & Nguien, 2011). Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre ndryshimeve, relativisht është lehtësuar (Porter, 2008). Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e industrive ekzistuese të cilat kanë qenë të ndërlidhura ngushtë me shpenzime të larta komunikimi, shpenzime të larta për mbledhjen e informacioneve, dhe shpenzime të larta për transaksione (Porter, 2001). Për më tepër, tregjet e suksesshme në Internet siç janë Amazon.com, eBay.com e të tjera, kanë lehtësuar depërtimin e kompanive në biznesin elektronik përmes ofrimit të mundësive të cilat ndërlidhin furnizuesit dhe konsumatorët. Përfundimisht, Interneti ka krijuar vend të ri tregtimi, vendin virtual (Rhee, Sanders, & Simpson, 2010) ku në biznesin në tërësi paralelisht ekziston me tregun tradicional dhe përmbush nevojat e konsumatorëve të njëjtë në përgjithësi. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 407 herë.