Nina-nina çunin-o
përgjum` pëllumin-o
përkun natë e përkun ditë,
që t`më rritesh çik nga i cikë
Të rrit nana ty asgan,
që ti ngjash stërgjyshve tanë,
të rrit nana trim me fletë,
që t`më japësh gëzim në jetë
nina nana çunin-o
merre gjumë pëllumbin-o
Ninull tiranase e vitit 1974
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 96 herë.
nina-nëna,djalin
flij, flij o biri im!
ju bëfsh nënës po si mollë
të qon nëna, ty ne shkollë
që të msosh në fakulltet
që t’mos shkosh në gurbet
si babi që qon jetë
nëpër rruga duke fjetë
nina -nëna, djalin tim
flij ,flij, o biri im !!!
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 109 herë.
Nina-nana sheqer n’letër,
m`u befsh burr e plak me mjekër!
Nina-nana, t`shkoftë i bardh moti,
m`u befsh trim si Kastrioti!
djepi tundet, nana punon
djali fle dhe me s`dëgjon.
Ninull nga Fier, 1963
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 95 herë.
Nano-nano djalënë
Se na zgjoi mëhallënë!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal’i vogël këto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t’u bëftë kurban
Që të ka e që të mban!
Ririri, ririri, Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 108 herë.
Nina-nana, nin me fjetë,
Ty të martë ni gjumë i lehtë,
Gjumi i lehtë, gjum sevda,
Ty t’ban nana motër e vlla.
Ninull mushtishase, Suharekë, 1974
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 114 herë.
shumë sevdanë e kam pas për n`ty,
Nina-nana çika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me qepë, nja me pre
nja me qepe nën nji hije,
t`pik bojlija përmi krye.
Nina-nana shpejt mu rritsh
ftyrën nanës ti ja zdritsh,
ftyrën ma zdritsh, zemrën ma gëzofsh,
jetë të lumtun, bij-o shkofsh! Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 193 herë.
Nina-nin, t’përkund nana
T’përkundi n’djep t’arit
Se kshu i ngjitet emni djalit
Nina-nina t’qes ke dera
Po kam frigë se po t’vret era
Nina-nina t’qes ke mani
Po kam frigë se t’merr murrani Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 199 herë.
Nina nina, vajzë e nanës
Mori cucë për bukuri
U bafsh si lule për hijeshi
Fle si qingj e çohu si rrunxë
Qingja e nanës nina ni
Vajzë u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u përmendsh-o për urti Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 169 herë.
Nina nina, o more bir
Flej se gjumi të ban mirë
Të ban mirë e të rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me të marrë porsi pëllumbi
Nin-e-nin sheqer në letër
M’u bafsh, bir, plak i vjetër!
ç’po i këndon-o djali gjumit
Si vida që i këndon pëllumbit
ç’po i këndon-o djali djepit Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 199 herë.
Nina-nana, t’përkun nana,
T’u mushtë qafa me gjerdana!
Nina-nana, molla bek-e,
As po ke kuj m’i gjet-e?
N’daç sat am-e, n’daç tit et-e,
A n’daç nans për miradi-e,
A n’daç babs për bukuri-e,
O për bes’o për dhanti-e.
Po vjen gjumi tuj përvet-e:
Nina-nin, nin-nin-o,
“Kush e ka djalin me fjet-e?”
Tuk e ka nana e vet-e.
Nina-nana, nin-nin-o
Pëllumi i nanës-o!
Ninull nga Shëngjini , Lezhë, 1963
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 120 herë.
Nina-nin, të zantë gjumi,
nina-nin, të zantë në djep
të ka nana zog me fletë.
Sillet gjumi rreth e qark,
të vijë, djalë, përmbi kasnak;
të t’rris’ nana të t’çoj në shkollë,
kam me t’dhanë librat në dorë.
Djepi jot është mbush’ me bar,
ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar.
Nina-nin, të marrtë gjumi, Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 146 herë.
Nina-nin, po t’përkund nana
Nina-nin, djepin me dushk
T’martoftë nana me’ i qind krushq
Nina-nin, djepin me sanë
Ti u rritsh me babë e nanë
Nina-nin, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina-nin, nana ty
Ti u rritsh-o për Shqipni!
Autor:Ninulle popullore nga Tropoja
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 126 herë.
Nina-nin, nina nina!
E shkofsh jetën me shumë t’mira
E dalsh n’bjeshka e n’rudina
E nin-nin, ty t’pastë nana!
Nu’t'le nana pa tre mitana
T’i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave përgjithditë
Tuj vikatë dhe pushkë tuj qitë
Autor: Ninullë Popullore
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 114 herë.