Në shenjë proteste ngaj ligjit i cili pritet të miratohen në SHBA i johur si SOPA, i cili do të dënojnë faqet për përmbajtje pa të drejtat e autorit nesër më 23 Janar, 2012 qindra mijë faqe interneti do të protestojnë duke pushuar së vepruari për një kohë të caktuar. Ndër këto faqe janë edhe gjiganët e internetit: Google, Yahoo!, Facebook, Foursquare, Twitter, Wikipedia, Amazon, Mozilla, AOL, eBay, PayPal, IAC, LinkedIn, OpenDNS, Zynga e të tjera. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 117 herë.
Autor: Besnik Mustafi
“Nëse dje padrejtësia buronte nga shkjau këtu tek neve në Maqedoni , sot vallë kush na e dhuron këtë pa drejtësi, të njëjtën sikurse jo shumë kohë më parë”.
Të sjellësh diçka në jetë që nuk ekzistonte më parë këtu në vendin tonë nuk është e lehtë, shpesh herë nevoja të detyron të vësh në rrezik vetveten për të arritur një qëllim të caktuar, që në të nesërmen e ardhshme të sjellë paqe, mirësi për familjen dhe shoqërinë, e të jetosh në qetësi një ditë, ua përkujtoj një shembull ku sikurse se e ëma si rrezikon vetveten në lindjen e fëmijës të vet, vë vdekjen e saj para çdo gjëje për të sjell në jetë pasardhësin e tyre që në pleqëri të kujdeset ai fëmijë për ata prindër siç u përkujdesën për të kur ai ishte i vogël, i njomë e nuk kishte forcë e aspak bukuri… Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 58 herë.
S’di se si i bie kjo megjithatë për një kritik pak më të ashpër se të thjeshtë PDK merr masa të ngjashme me protestat. Unë bëra një kritikë të thjeshtë dhe kritika është grisur (ok po them) dhe më është ndaluar e drejta për të folur tek dhoma e tyre e “burrave”. Si dëshiron Hashimi të e din se çka mendon populli kur ua mbyll gojën? O, më falni, atij nuk dëshiron të e din çka thotë populli, por çka i thotë koka dhe sahanlëpirësit e tij. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 98 herë.
Autor: Faton Azizi
Të bartësh flakadanin e drejtësisë në një shoqëri ose një mes në të cilin profesion primar është padrejtësia është mision i cili kërkon përkushtim, kërkon sa përgatitje shpirtërore aq dhe fizike. Dy komponenta këto të cilët kumulohen përgjat luftës dhe përpjekjes së lodhshme, dhe janë rezultat i një angazhimi serioz dhe parasegjithash fisnik, angazhim ky i cili nën ndikim të piksynimit të sinqert pastron dhe përforcon qëllimin dhe parapërgatitjen fillestare. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 105 herë.
Autor: Zenel Latifi
Të jetosh në errësirën e shkaktuar nga disa injorantë, t’i kesh sytë e mbyllur e mos të shohësh dritën e Diellit që shëndrit gjithçka, të vazhdosh me padituri kur dituria të thërret nga çdo anë, kjo është fatkeqësia më e madhe.
Me argumente të qarta u vërtetua se kush ishte ai që thirri në rrugën e drejtë para 2000 viteve, e që atë rrugë e ndryshuan dhe e shkatërruan disa injorantë që tradhëtonin për interesa të kësaj bote, mirëpo prapë se prapë ekzistojnë shumë “kokëtul” që s’e shohin dritën, sepse para syve të tyre qëndrojnë “perde” që ia kanë mbyllur sytë dhe nuk shohin asgjë para vetes. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 90 herë.
Shkruar nga Zenel Latifi
Se fjalët e mia janë të pambarueshme si burimet e pashtershme, atë e din vetëm mendja ime. Ky laps që po i nxjerr fjalët e mia nga thellësia e shpirtit tim, nuk do të mjaftonte që t’i shkruaj gjitha ato që po i ndjej.
Gjithmonë, atë që e ke barrë mbi supe të duket gjëja më e rëndë në botë, duke t’u kujtuar ndoshta edhe për mëkatet që ndonjëherë i ke bërë e Zoti yt vazhdoi të t’i falë ato pa të ndëshkuar. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 102 herë.
Shkroi: Skender Mustafi
Përshëndetje të nderuar ju dhe ne,
unë personalisht nuk e kam traditë shkrimesh që të merrem me “më the” – ”të thash” – ”më the”…, kështu që ky do të jetë reagimi im i fundit këtu.
Mua më vjen keq që tema kaloi nga ajo e përgjithshme, e hapur nga Iljasai (e që e vlerësoj se e kishte me të drejtë) në një temë më të lokalizuar dhe tani tek një temë grupore e përqendruar. Megjithatë, ajo që duhet thënë, duhet thënë. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 103 herë.
Autor: Skender Mustafi
Opinion mbi vetë shkrimin “Emri Zot, një flluskë përball emrit Allah” dhe komentet e tij tek llojani.info.
Përshëndetje të nderuar ju dhe ne,
Fillimisht do të filloj me problemin e qasjes në temë, gjë e cila është e përhapur ndër shkruesit në gjuhën shqipe të cilët akoma nuk kanë mësuar mire nga shkruesit në gjuhën angleze ose gjermane (gjuhët tjera të mëdha nuk i kuptoj që të mund shkrimet t’i krahasoj.) Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 92 herë.
Autor: Skender Mustafi
Reagim ndaj artikullit “SULLTAN MEHMETI I DYTË NË MES TË PRISHTINËS!!!” nga Riza Lahi, botuar tek prishtinapress.info
Artikujt zakonisht duhet të bartin një porosi e cila u hap sytë lexuesve dhe në fund nuk mund të përcjellin tjetër veç pohimit (kuptohet nëse artikulli tillë ngrihet mbi fakte) dhe mësimit që arrijnë nga porosia e cila përcillet nga ai artikull. Artikulli më sipër nuk bart mesazh, por është një koklavitje mes asaj që dua, nuk dua, nuk mundem dhe s’po mund të e them. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 136 herë.
Shkrimi i drejtohet organizatës FLOSSK.org dhe konkretisht shkrimit të tyre “Wikipedia dhe Wikimedia ” (http://www.flossk.org/sq/projektet/wikipedia-wikimedia#comment-79)
Ka një kohë të gjatë (duke e matur përmes përmasave të ndryshimeve në rrjedhën e postimeve dhe redaktimeve) që nuk kam vepruar në Wikipedia në gjuhën shqipe dhe saktësisht nuk e di çfarë po ndodh atje. Sidoqoftë, nga veprimi im intensiv për rreth 4 vite (mbi 40 000 redaktime) kam arritur të shoh shumë nevoja të cilat vërtetë janë të pa shmangshme nëse ato tentohet të largohen nga një ose dy-tre persona. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 51 herë.
Autor: Skender Mustafi
Çka mi ke hap sytë?
Ti po mendon se akoma je në kohën e komunizmit? Kur për një fjalë goje mundje të shkoje në polici dhe të këndoje për gjithçka! Apo ndoshta po mendon se je në kohën e atdhedashurisë së flakët ku çfarëdo lloj diskutimi ose dileme në ditë “të mëdha” ishte i ndaluar nga individët si ti.
Ajo kohë kaloj. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 160 herë.
Autor: Faton Azizi
Islami , simbolizon tërësi të rregullave multidimensionale. Duke rregulluar fillimisht raportin në mes Krijuesit dhe krijesës , raportin në mes ideores e shpirtërores me materialen, raportin në mes njeriut dhe natyrës, njeriut dhe shtazës, njeriut dhe bimës e duke përfunduar atje ku mendja nuk mund ta paramendoj e as që truri të mos mund të imagjinojë, në atë ku veshi nuk ka pasur nderin ta dëgjoj e as syri s’ka pasur privilegjin ta shohë. Erdhi për të na treguar që është këtu. Lindi atje ku edhe më parë kish qenë. Mysafir në shtëpinë e tij. Edukues kolosal. Islami zgjeroi margjinat e njerëzimit për të mos ndryshuar kurrë më. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 135 herë.
Përgatiti: Skender Mustafi
Henri Ford (origjinal: Henry Ford) (30 Korrik, 1863 – 7 Prill, 1947) ishte biznesmen amerikan, themelues i kompanisë Ford dhe prodhues i automobilave Ford.
- Nëse do t’i pyesja konsumatorët e mi se çfarë duan, do të thoshin kali më të shpejtë.
- Biznesi i përqendruar në shërbime do të ketë vetë një merak për fitime. Do të jenë jashtëzakonisht të mëdha. Lexo mëtej
GD Star Rating
loading...
Artikulli është lexuar 285 herë.