Çka është SAP?

Autor: Skender Mustafi

Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”.

Idea origjinale e SAP ishte që tu ofrohet konsumatorëve mundësia për të ndërvepruar me bazën e përbashkët të të dhënave të kompanisë për një gamë të caktuar të aplikacioneve. Në këtë kënd vështrim fjala është për bizneset si konsumatore të bizneseve. Pra, qasja e tillë do të lejonte që konsumatorët të automatizojnë kërkesat.

SAP aplikacionet të ndërtuara rreth sistemit më të ri R/3, japin mundësi që të menaxhuar financat, mjetet dhe bilancin e kostove, materialet dhe operacionet e prodhimit,  personelin, depot, si dhe dokumentet e arkivuara. Sistemi R/* vepron në një numër të caktuar platformash duke përfshirë Windows 2000, dhe shfrytëzon modelin klient/server (në anglisht: client/server model. Modeli i fundit i R/3 përfshinë paketë gjithëpërfshirëse me mundësi ndërveprimi në Internet.

Së fundi SAP ka përmbledhur produktet në një faqe të vetme interneti emëruar mySAP.com, gjithashtu ka shtuar aplikacione të reja të biznesit elektrnonik duke përfshirë CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorët nga anglishtja Customer Relationship Management ) si dhe SCM (Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizuesve nga anglishtja Supply Chain Management).

 SAP modulet

Nga modulet të cilat përfshihen tek SAP shërbimet për të realizuar shërbimet kryesore të biznesit janë:

  • FI – Kontabiliteti Financiar (anglisht: Financial Accounting)
  • FSCM – Menachimi i Zinxhirit të Furnizimit Financiar (anglisht: Financial Supply Chain Management)
  • CO – Kontrolli (anglisht: Controlling)
  • MM – Menaxhimi i Materialeve (anglisht: Materials Management)
  • SD – Shitjet dhe Shpërndarjet (anglisht: Sales and Distribution)
  • LE – Zbatimi i Logjistikës (anglisht: Logistics Execution)
  • PP – Planifikimi i Prodhimit (anglisht: Production Planning)
  • QM – Menaxhimi i Kualitetit (anglisht: Quality Management)
  • PM – Mirëmbajtja e Depove (anglisht: Plant Maintenance)
  • PS – Sistemi i Projekteve (anglisht: Project System)
  • HR – Burimet Njerërzore (anglisht: Human Resources)

Metodologjia e Implementimit të SAP

Implementimi i SAP sistemit në një kompani është projekt i madh i cili kërkon muaj ose një vit angazhim dhe metodologji e cila duhet përcjellë për të realizuar projektin. Për shkak që implementimi i një SAP softueri është veprim kompleks, shumë kompani në botë tanimë ofrojnë shërbime të cilat ndihmojnë realizimin e suksesshëm të një projekti të tillë.

Sidoqoftë, për implementimin e një metodologjie të një SAP projekti përdoret një qasje e përgjithshme që zakonisht përputhet me 5 fazat:

Faza 1: Planifkimi i projektit
Faza 2: Skematizimi i projektit
Faza 3: Realizimi
Faza 4: Përgatitja përfundimtar
Faza 5: Futja në veprim

Implementimi i SAP softuerit duke kaluar nëpër fazat e sipërpërmendura duhet që të pasojë arritjen e synimeve të kompanisë në përgjithësi dhe arritjen e synimeve lidhur me realizimin e projektit në veçanti. Për më tepër, secila fazë e realizimit duhet të realizohet bazuar në synimet specifike dhe në planin specifik të realizimit. Për realizimin e SAP projekteve tanimë ekzistojnë lëmi veprimi si  “Menaxhimi i SAP Projekteve” (anglisht: SAP Project Management) dhe ” Menaxhimi i SAP Ndryshimeve në Organizatë” (anglisht: SAP Organizational Change Management)

Po këto i keni lexuar?