50+ thënie nga Muhammed Ali

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

  1. Kampionët nuk janë bërë në hallë. Kampionët janë bërë nga diçka që ata kanë thellë në brendinë e tyre: një dëshirë, një ëndërr, një vizion.
  2. Shërbimi ndaj të tjerëve është qiraja që paguan për hapësirën në tokë.
  3. E drodha botën
  4. Janë dy gjëra të cilat është vështirë të goditen dhe shihen, është fantazma e frikshme dhe Muhammed Ali.
  5. Njeriu i cili e sheh botën njëjtë me pesëdhjetë vite ashtu siç e shihte me njëzetë ka humbur tridhjetë vite të jetës
  6. Gjeli kokoret vetëm kur e sheh dritën. Vendose në errësirë dhe nuk do të kokores asnjëherë. Unë kam parë dritën dhe unë po kokores.
  7. Mosha është ajo që ti mendon se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.
  8. Dyluftimi është fituar ose humbur shumë larg nga dëshmitarët – jashtë litarëve të sallës , atje jashtë në rrugë, shumë para se të vallëzoj nën këto drita.
  9. Në shtëpi jam djalosh i mirë: por nuk dua që bota të e dijë. Njerëzit e ndershëm, e kam kuptuar, nuk arrijnë shumë.
  10. Duhet të jem vulë poste. Kjo është e vetmja mënyrë për të më mposhtur ndonjëherë.
  11. Boksi është : shumë njerëz të bardhë shikojnë se si dy të zinj rrahin njëri tjetrin.
  12. Shket si një flutur, djeg si një bletë.
  13. Është përsëritja e pohimeve që shpie në besim. Dhe posa ky besim të bëhet bindje e thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.
  14. Vetëm javën e kaluar: Vrava një shkëmb, lëndova një gurë,  shtrova në spital një tullë. Jam aq i keq sa që e bëj mjekësinë të sëmurë!”
  15. Më duhet publicitet, por jo  për atë që e bëj për të mirë. Më duhet publicitet për librin tim. Më duhet publicitet për dyluftimet e mija. Më duhet publicitet për filmin tim, por jo për të ndihmuar njerëzit. Atëherë nuk është më e sinqertë.
  16. Freize është aq i shëmtuar sa që duhet dhuruar fytyrën e tij në Byronë Amerikane të Jetës së Egër.
  17. Miqësia nuk është diçka që e mëson në shkollë. Por nëse nuk e ke mësuar domethënien e miqësisë, vërtetë nuk ke mësuar asgjë.
  18. Urrejtja e njerëzve për shkak të ngjyrës së tyre është gabim. Dhe nuk është me rëndësi se cila ngjyrë urren. Vetëm është gabim.
  19. I bëj të mos mund të të godasin.
  20. Unë nuk shtirem sikur jam miqësorë  siç bëjnë shumica e njerëzve të cilët tentojnë të arrijnë lartë. Unë jam miqësor.
  21. Ai i cili nuk është mjaft i fortë për të rrezikuar nuk do të arrij asgjë në jetë.
  22. Unë jam astronaut i boksit. Xhoi Luist dhe Dempsi janë vetëm pilot aeroplanësh. Unë jam në botë në vete.
  23. Unë jam më i madhi, e kam thënë këtë edhe para se ta dija se jam.
  24. Besoj në Islam. Besoj në All-llah dhe paqe.
  25. Do të jem kampion për dhjetë vite dhe pastaj do ta lë vëllanë të e marrë – si Kenedi në Uashington.
  26. E kuptova se nëse e them mjaft herë, do ta bindi botën se me të vërtetë jam më i madhi.
  27. E urreja çdo minutë të ushtrimeve, por thosha, “Mos u dorëzo. Vuaj tani dhe jetoje pjesën tjetër të jetës si kampion.”
  28. E di ku po shkoj dhe e  di të vërtetën dhe nuk duhet të jem çka ju doni të jem. Jam i lirë të jem çfarëdo që dua.
  29. Asnjëherë nuk kam menduar në humbje, por tani që ndodhi e vetmja gjë është të bëhet si duhet. Ky është obligimi im ndaj të gjithë njerëzve që besojnë në mua. Ne të gjithë duhet pranuar humbjen në jetë.
  30. Do të doja njerëzit të e donin secilin ashtu siç më duan mua. Do të ishte botë më e mirë.
  31. Do ta rrah aq keq sa që do ti duhet një lugë këpucësh që ta vej kapelën e tij.
  32. Unë nuk jam më i madhi; unë jam dyfish më i madhi.
  33. Jam aq i shpejtë sa që mbrëmë në dhomën e hotelit e fika dritën e dhomës dhe isha në shtrat akoma para se të ishte dhoma e errët.
  34. Kur takoj një njeri për herë të parë, nuk i shoh racën ose besimin – shoh më thellë… Duhet të mësojmë t’i kënaqim konfliktet tona në mënyrë paqësore dhe të respektojmë njëri tjetrin.
  35. Unë jam njeriu më i njohur dhe më i dashur nga t gjithë njerëzit që kanë jetuar sepse në kohën e Musës dhe Isës nuk kishte satelitë, kështu njerëzit larg nëpër fshatra nuk dinin për ta.
  36. Nëse ata mund të e bëjnë penicilinën nga buka e mykur, sigurisht që mund të bëjnë diçka nga ju.
  37. Madje edhe nëse jeni duke ëndërruar se po më rrihni, më mirë ngrihuni dhe kërkoni falje.
  38. Është vështirë të jesh kokulur kur je i madh sa jam unë.
  39. Është vetëm punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët bartin rërën. Unë i rrah njerëzit.
  40. Është mungesa e besimit e cila i bën njerëzit të frikohen nga sfidat, dhe unë besoj në veten time.
  41. Lufta më e vështirë ishte me gruan time të parë.
  42. Ata mund të bëjnë “boo”, të më bërtasin dhe të hedhin kikirikë drejt meje – përderisa paguajnë për të hyrë.
  43. Mënyra ime e të bërit shaka është duke e thënë të vërtetën. Kjo është shakaja më qesharake në botë.
  44. Askush nuk din çfarë të thotë në dhomën e humbësit.
  45. Shërbim për të tjerët është qiraja të cilën e paguani për dhomën tuaj këtu në tokë.
  46. Heshtja është e artë kur nuk keni në mend një përgjigje të mirë.
  47. Supermenit nuk i nevojitet rrip ulëseje.
  48. Njeriu i cili nuk ka imagjinatë nuk ka krahë fluturues.
  49. Ka shumë gjëra të mira të cilat mund të bëhen se sa të rrihen njerëz.
  50. Ne kemi vetëm një jetë; së shpejti do të kalojë; vetëm çfarë do të bëjmë për Zotin do të mbetet.
  51. Ajo çfarë më mbanë së vazhduari është synimi.
  52. Kur mund të e kamxhikosh çdo njeri në botë, asnjëherë nuk do ta njohësh paqen.

Po këto i keni lexuar?