Çmimi si funksion i marketingut në internet

1

Autor: Skender Mustafi

Në përcaktimin e çmimit, tradicionalisht, kompania duhet të pasojë procedurën gjashtë hapëshe: (1) selektimi i objektivave të çmimit; (2) përcaktimi i kërkesave; (3) vlerësimi i shpenzimeve; (4)  analiza e ofertave dhe kostove të konkurrentëve; (5) përzgjedhja e metodës së përcaktimit të çmimit; dhe (6) përzgjedhja e çmimit përfundimtar (Kotler, Keller, Brady, Goodman, & Hansen, 2009).

Në biznesin elektronik përcaktimi i çmimit bëhet ndryshe. Çmimet nuk janë të shtyra në shpenzimet margjinale – në të vërtetë, “ligji i një çmimi” nuk qëndron në tregjet në internet (R. Baye, Morgan, & Scholten, 2007). Interneti është treg global me një shkallë të lartë të lehtësisë së qasjes dhe përdorimit. Në këtë treg global, në njërën anë furnizuesit me lehtësi mund të depërtojnë  dhe në anën tjetër konsumatorët me lehtësi mund të gjejnë informata mbi çmimet. Për më tepër, disa portale ndihmojnë posaçërisht krahasimin e çmimeve. Përderisa qasja e konsumatorëve tek informacionet e çmimeve ka tendencë të theksojë konkurrencën e çmimeve, qasja e kompanive tek këto informacione krijon mundësi për strategji inovative të përcaktimit të çmimeve të cilat nuk janë globalisht të realizueshme (ose edhe të pa nevojshme) në tregjet tradicionale (Baye, Kattuman, & Morgan, 2007).

Meqë përqendrimi në këtë artikull është në strategjitë inovative të çmimeve për tregjet në internet, parakushtet për avantazhet konkurruese në tregjet tradicionale janë akoma të rëndësishme në tregjet në internet. Sipas Baye et al. (2007), ekzistojnë karakteristika unike të tregjeve në internet që kërkojnë inovacione në krahasim me tregjet tradicionale dhe është e rëndësishme që të vlerësohen se si karakteristika ndikojnë suksesin e strategjive të çmimeve në internet.

Zakonisht konsumatorët kërkojnë produkte dhe bëjnë krahasime në platforma të ndryshme përkundër përqendrimit në një shitore të vetme të një kompanie. Meqë përqendrimi i konsumatorëve në kërkimin e produkteve në internet dallon nga kërkimi i produkteve në mënyrën tradicionale, natyra e konkurrencës me të cilën përballen shitësit në internet ndryshon gjithashtu. Kështu, përkundër tregjeve tradicionale, përcaktimi i çmimeve  dhe strategjia e menaxhimit të të hyrave në tregun në internet duhet të jenë produkt specifike (Baye, Kattuman, & Morgan, 2007).

Për më tepër, Baye et al. (2007) konsiderojnë se faktori optimal i ngritjes së çmimeve do të jetë më i ulët për produktet për të cilët konsumatorët janë më shumë të ndjeshëm në ndryshimin e çmimeve dhe më i lartë për produktet për të cilat konsumatorët janë më pakë të ndjeshëm në ndryshimin e çmimeve. Kështu, llogaritja e faktorit optimal të ngritjes së çmimeve dhe llogaritja e ndjeshmërisë së çmimeve janë bazë për llogaritjen e shpenzimeve optimale dhe elasticitetin e çmimeve. Ritmi i ndryshimit të çmimeve i konkurrentëve në internet është shumë i lartë, për atë është e patjetërsueshme matja e ndjeshmërisë së çmimeve dhe ndryshimi i përditshëm i tyre. Prandaj, menaxhimi i çmimeve kërkon përpilim të paneleve të çmimeve (Baye, Kattuman, & Morgan, 2007) për të vëzhguar ato dhe për ti përgjigjur natyrës dinamike të tregjeve në internet.

Si përfundim, tregjet në internet janë vende shumë dinamike ku konsumatorët dhe konkurrentët mund të gjejnë dhe të përdorin informatat për të marrë vendime të ndryshme. Në këtë mjedis dinamike çmimet janë shumë elastike dhe ndjeshmëria e çmimeve nga ana e konsumatorëve është shumë e lartë. Për të përfituar konsumatorët në njërën anë dhe për të tejkaluar ose për të qenë konkurrent në anën tjetër strategji inovative të çmimeve në internet janë të patjetërsueshme të cilat lejojnë pikat e çmimit tu përgjigjen me shpejtësi ambientit dinamik konkurrues në nivelin e produkteve individuale duke ruajtur kufij margjinale (Baye, Kattuman, & Morgan, 2007).

Referencat
– Baye, M. R., Kattuman, P., & Morgan, J. (2007). A Dashboard for Online Pricing. Business (pp. 1-22).
– Kotler, P., Keller, K., Brady, M., Goodman, M., & Hansen, T. (2009). Marketing management (p. 928). Pearson Education.
–  R. Baye, M., Morgan, J., & Scholten, P. (2007). Handbook of Economics and Information Systems. North Holland: Elsevier.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAbiWord
Artikulli tjetërSi t’i fsheh ikonat në desktop?
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

  1. […] Trajtimi i çmimit në internet Strategjitë e çmimit si funksion i marketing-miskit tradicional mund të shfrytëzohen si bazë për trajtimin e çmimit si funksion të marketing-miskit në internet. Siç e dimë, çmimi është gjithmonë rëndë për tu përcaktuar në mënyrë që të arrihen shitjet optimale. […]

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *